PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

"Si u krijua "Hakmarrja per Drejtesi"

Redinalda Caushaj
E Hene, 19 Maj 2008

Hetimet dhe akuzat 12 vjecare te ngritura nga ana e prokurorise jane kthyer ne nje torture psikologjike per Gezim Gjonin, i akuzuar si anetar i bandes "Hakmarrja per Drejtesi". Odisese se gjate per krijimin e grupit dhe bemat e tij, Gjoni i pergjigjet ne nje interviste te gjate per gazeten "Koha Jone". Misteret e "themelimit", torturat dhe presionet e deri tek fakti se kush fshihet pas bandes. Gjoni tregon se provat ndaj tij jane te manipuluara, madje asnjehere nuk jane degjuar pretendimet e dhena nga ana e mbrojtjes ne gjykate, per te vertetuar te kunderten e atyre qe thuhej nga ana e akuzes. "Hakmarrja eshte trill i politikes se asaj kohe dhe per kete shkak drejtesia evropiane i dha nje shuplake shtetit shqiptar, me te cilen jane te njohur te gjithe", shprehet 39 vjecari qe sot akuzohet per dy vepra penale qe i mohon kategorikisht.

Kur je vene ne pranga per here te pare nga policia?

Une jam arrestuar ne daten 19 maj 2003, rreth ores 11:00, nga policet e Komisariatit numer 3, qe udhehiqeshin nga inspektori i lagjes.

Ne momentin qe policia ju arrestoi, ku ndodheshit?

Isha duke punuar, duke ngarkuar dhe shkarkuar kamionet me tulla, bashke me vellane e vogel dhe me nipat e mi. Nje dite me pare kishte ardhur inspektori i lagjes dhe kishte pyetur vellane per emrin e babit tone. E dija kete, por une nuk isha fshehur asnje dite. Isha i sigurt qe akuzat i ngriten kot dhe besoja se do i hiqnin vete. Dita qe me arrestuan ishte dite e zakonshme pune. Policet erdhen tek vendi i punes, me pyeten kush isha. Me pyeten edhe per emrin e babait dhe me kerkuan te shkoja me ta. U kerkova arsyet, thane se kisha perplasur nje makine. E kuptova se po flisnin kot. U kerkova te prisnin sa te merrja xhaketen. U vesha dhe shkova me ta tek furgonin i tyre qe ishte tej vendit qe biseduam.

Gjate kohes kur ju kane arrestuar dhe me pas, a ju kane torturuar juve, apo te tjeret qe akuzoheshit si pjese e grupit "Hakmarrja per Drejtesi"?

Ne qofte se e keni fjalen a me kane torturuar fizikisht, pergjigja eshte jo. Ishim ne vitin 2003 dhe jo ne vitin 1996. Por, te rrish nen akuze shume vite per krime qe nuk te ka shkuar mendja se mund ti besh, eshte torture psikologjike. Pas arrestimit e ndjeva shume. Merret me mend, gazeta, televizore dhe radio qe flasin per dite, duke te quajtur anetar te organizates kriminale "Hakmarrja per Drejtesi", qe ka kryer 30 krime. Nuk vlen shume qe vetem ti e di qe nuk je anetar i organizates dhe nuk i ke kryer krimet. Dem i madh moral dhe ekonomik. Megjithekete, une nuk i kisha lexuar akuzat dhe nuk e dija se cfare konkretisht ishte shkruar. Nuk di kam bere keq apo mire, por pasi i lexova ne pretence thashe se, po t'i kisha ditur kaq holle me pare, nuk do kishte ndryshuar ndonje gje ne jeten time. Njesoj do kisha punuar dhe vepruar. Te tjeret, ata qe u arrestuan ne tetor 1996, kane shkruar ne shtyp se jane torturuar fizikisht. Gazeta "Koha Jone" ne ate kohe ka botuar ankesat e familjareve te tyre qe nuk dinin ku i kishin njerezit, ka botuar deklaraten e Komitetit Shqiptare te Helsinkit etj.

A jeni arrestuar gjate vitit 1996 dhe a eshte e vertete qe jeni derguar ne Dajt dhe torturuar per dite te tera ?

Une nuk kam qene i arrestuar ne 1996. Ne mes te muajt shtator kisha shkuar ne Greqi, prisja te vinin kamionet e blere. Aty e mora vesh per here te pare emrin e "Hakmarrjes..." dhe qe akuzohesha si anetar i saj. Ne te vertete ne fillim une i mora akuzat jo aq me te qeshur, sic i mori Oriku, qe ishte ne Athine. Ai nuk ishte akoma 20 vjec, une isha 30 vjec dhe qeshte me te madhe kur lexonte ne gazete se ishte komandanti i nje ushtri me te arrestuar. Per ata kam degjuar se jane torturuar ne vitin 1996, kurse une jo, sepse nuk u ndalove atekohe.

Kush jane akuzat qe rendojne aktualisht ndaj jush dhe c'mendoni per to?

Akuzat jane dy. Vjedhja e nje djali te ri qe eshte vrare. Me perpara akuzohesha se e vrava per ta vjedhur. E dyta eshte rrembimi i nje femije per t'i marre babait te tij 200 mije dollare, por qe nuk ia kisha marre. Heren e pare te gjykimit akuzohesha edhe per vjedhjen e Bankes ne Vlore, akuzohesha edhe si anetar i organizates "Hakmarrja per Drejtesi". Tani nuk me akuzojne per Banken, por arsyen pse me akuzonin e kane shkruar edhe ne kete pretence. Tani me akuzojne si anetar i nje bande, se thone qe krijimi i organizates eshte amnistuar. Banden e kane lene pa emer. Nuk duan ta zene me goje emrin "Hakmarrja per Drejtesi".

Mendoni qe prokuroria ka manipuluar provat dhe nese po, perse mendoni se jane manipuluar nga policia dhe prokuroria?

Manipulimet jane ne driten e diellit. Te keqija jane manipulimet, por me e ulet eshte mbrojtja qe u behet manipulimeve. Flisnin avokatet se dokumenti i keqyrjes se makines "Ford Sierra" ishte fals, nuk degjoheshin. Flisnin avokatet se makina qe akuzohet per pese krime nuk ka qene pa zot, nuk ishte bllokuar si thoshte procesverbali, por ndryshe. Kerkonin avokatet te pyetesh ai qe e kishte blere ne Gjermani dhe ma shiti mua, por nuk i degjonte njeri. Pas shume kohesh u gjeten dokumentet e makines dhe erdhen. U nxine prokuroret. I thane gjykates mos e prano dokumentin se nuk ka ate vule qe duhet. E ktheu gjykata, pas dy muajsh e paraqita edhe me vulen qe kerkuan. Kerkuan te mos pranohej se duhej nje vule tjeter, si deshen ata u be tri here. Une nuk u lodha nga kerkesa e tyre. Ne fund gjykata nuk i degjoi, i pranoi dokumentet. Une fola per kete manipulim qe ka te beje me makinen time, po ne gjyq jane gjetur shume manipulime te renda me makina te tjera, me blloqet e shkruara me emrin "Hakmarrja...", me lejen e ciftes se Orik Shytit, me arme dhe te tjera...

A mendoni se ne akuzat ndaj jush ka patur dore politika?

Po, ka patur.

Pse mendoni qe pas te ashtuquajtures banda "Hakmarrja per Drejtesi" qendron politika?

Po kush qendron, ne qofte se nuk qendron politika? Kush i falsifikoi dokumentet e makines time, pse u falsifikuan ato? Kush e shkroi emrin "Hakmarrja per Drejtesi" dhe pse e shkroi? Kush genjeu se iu kapen nje milion dollare ne kasaforte "Hakmarrjes", pse genjeu dhe pse e dha ne televizor per te vertete? Pse i thone deshmitarit: Na dhjete milion leke dhe trego se Leart Shytin eshte vrases? Pse hov perpjete politika dhe akuzon gjykaten e prokurorine se eshte e lidhur me "Hakmarrjen"?. Tani e kane thene gjykata te huaja, e ka thene dhe OSBE-ja qe "Hakmarrja..." eshte krijuar nga politika per hesape te saj.

Cfare do beni nese ju denojne?

Do perpiqem deri ne vdekje qe te marr pafajesine. E verteta nuk humbet.

Akuzat e prokurorise

"Deklarimin fajtor te te pandehurit Gezim Gjoni, per kryerjen ne bashkepunim ne formen e organizates kriminale, te vepres penale te "Rrembimit ose mbajtjes peng te personit ne rrethana lehtesuese", ne dem te femijes Erin Nushi, parashikuar nga nenet 109/a dhe 28 te Kodit Penal dhe denimin e tij me 3 (tre) vjet burgim. Deklarimin fajtor te te pandehurit Gezim Gjoni, per kryerjen ne bashkepunim ne formen e organizates kriminale, te vepres penale te "Vjedhjes me dhune", ne dem te shtetasit Piro Konini, ne shumen 12 milion leke, parashikuar nga nenet 139 dhe 28 te Kodit Penal dhe denimin e tij me 7 (shtate) vjet burgim. Duke respektuar kriteret e percaktuara ne nenin 55 te Kodit Penal per caktimin e denimeve per disa vepra penale, denimin e te pandehurit Gezim Gjoni, me 8 (tete) vjet burgim. Vuajtja e denimit per te pandehurin Gezim Gjoni, te behet ne nje burg te sigurise se zakonshme".


Komento artikullin | Shiko komentet (1 komente)
Te Tjera nga rubrika