Shok ne Maqedoni, PDSH publikon video dhune
E Hene, 19 Maj 2008
TETOVE - Opinioni publik ne Maqedoni u trondit dje pasi Partia Demokratike e Shqiptareve publikoi disa pamje filmike qe tha se ishin flagrante dhe paraqesnin kercenim dhune me arme. "Sot po ju prezantojme nje material qe per qytetaret normale eshte shokues, ndersa per kreret e BDI-se eshte perditshmeri". Keshtu e filloi konferencen e djeshme per shtyp zedhenesi i Shtabit zgjedhor i PDSH-se Fexhri Selami, ne te cilen u prezantuan fotografi dhe incizime qe u cilesuan "shok". Ne to sipas korrespondentit te ATSH, shikohet kryetari i komunes se Gostivarit Nevzat Bejta qe pozon me pistolete ne dore. "Publikisht i sugjerojme BDI-se qe qytetareve t'u ofroje platforme dhe program zgjedhor. Por, ata nuk kane asgje dhe per kete jo rastesisht, nje numer i madh anetaresh te BDI-se vijne ne mitingjet tona dhe anetaresohen ne PDSH. Kete akt ne e pershendesim per shkak se kur PDSH-ja eshte ne pushtet, ajo eshte parti e te gjithe shqiptareve", tha Selmani.
Zedhenesi Selmani shtoi se per PDSH-ne eshte tmerruese, shokuese dhe degraduese qe bashkepunetor i afert i Ali Ahmetit "te nxjerre arme dhe te gjuaje". Ndersa nga ana tjeter, sic tha, "cdo dite qajne te faktori nderkombetar gjoja per terrorin qe mbijetojne".
"Keto inserte na kujtojne Koshtunicen, i cili fotografohej me arme ne dore, ndersa ata te BDI-se harruan se ka kaluar koha kur mundeshin t'i frikesojne shqiptaret", shtoi Selami.
Ne video, dhe zyrtare te tjere
PDSH evidentoi permes videos se ne te gjenden prane Nevzat Bejtes, drejtori i NP "Gostivar", Rafet Jakupi, vellai i ish-zevendesministrit te BDI-se, Suhbi Jakupi, Zudi Recani, inspektor ne DZK, ish-drejtor i spitalit te Gosivarit Jakup Jakupi dhe kandidati i tanishem per deputet ne njesine zgjedhore, 6 Nexhati Jakupi. Materialin e incizuar, PDSH-ja tha se do ta dorezoje deri tek ambasadat e SHBA-se, Britanise se Madhe, NATO-s dhe BE-se.