PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

"Kosova", te hiqet veto ne OKB

Fatjona Mejdini
E Hene, 19 Maj 2008

Zevendespresidenti i Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes, Aleksander Biberaj kerkon heqjen e te drejtes se vetos nga nje shtet anetar i Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara. Kerkesa risi, u be ne Suedi, ku Biberaj, njekohesisht deputeti i Partise Demokratike, mori pjese ne nje axhende kater ditore te Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes. Kerkesa e Biberajt nuk dihet nese do te perqafohet nga shtete e tjera. Por gjithsesi, ajo ishte teme e nje prej argumenteve te parashtruara ne mbledhjen e Asamblese se KE. Biberaj e beri kete kerkese, pak dite pasi Rusia nisi nje ofensive politike kunder Kosoves dhe pavaresise se saj, duke arritur te mbledhe rreth saj edhe shtete te tjera te medha si Kina dhe India. Rusia, ka te drejten e vetos ne KS te OKB-se, si cdo shtet tjeter anetar i Keshillit te Sigurimit. Por ajo e ka shfrytezuar kohet e fundit te drejten e vetos, duke i hequr mundesine Kosoves te njihet nga OKB si shtet me vete dhe te behet pjese e saj. Nisur nga ky shqetesim, ka mberritur dhe ideja e mbeshtetur nga Biberaj.

Ne takimin e zhvilluar ne Stokholm te Suedise eshte diskutuar kryesisht mbi mundesine e zgjerimit te metejshem te Keshillit te Sigurimit te OKB-se. Po ashtu, eshte folur per rishikimin e te drejtes se vetos ne kete institucion te rendesishem, duke pasur tendence heqjen e saj. Zv/Presidenti i Asamblese Parlamentare te KE-se, Biberaj duke pasur parasysh bllokimin e padrejte qe i beri Rusia planit te Presidentit Ahtisari per ceshtjen e Kosoves, e cila shfrytezoi te drejten e vetos ne Keshillin e Sigurimit, mbeshteti idene e heqjes se te drejtes se vetos, si nje zhvillim pozitiv dhe ne drejtimin e duhur. "Anetaresimi i shpejte i Kosoves ne Organizaten e Kombeve te Bashkuara do t'i sherbente edhe me shume konsolidimit te shtetit te ri, si dhe paqes e stabilitetit ne rajonin e Ballkanit", deklaroi Biberaj gjate bashkebisedimit me perfaqesuesit e larte te OKB-se. Ndonese shteti i ri i Kosoves eshte njohur nga 40 vende te botes, por ajo nuk eshte ende nje vend pjesemarres ne Organizaten e Kombeve te Bashkuara. Kjo per faktin se Rusia si nje vend mbeshtetes i politikes dhe planeve serbe per Kosoven nepermjet te drejtes se vetos ne Keshillin e Sigurimit ne OKB, nuk ka lejuar pjesemarrjen e shtetit me te ri ne Evrope ne OKB.

Ne fund te takimit, u diskutua edhe mundesia e miratimit nga Asambleja e Pergjithshme e Kombeve te Bashkuara te nje rezolute, lidhur me bashkepunimin e metejshem ndermjet OKB-se dhe KE-se. Me kete takim u mbyll edhe vizita zyrtare kater ditore e zv/presidentit te Asamblese Parlamentare te KE-se, njekohesisht deputeti te PD-se, Aleksander Biberajt.

Pjesemarresit ne Asamble

OKB perfaqesohej ne kete takim nga Jan Eliasson, i derguari special i Sekretarit te Pergjithshem te OKB-se ne Darfur, si dhe ish-President i Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara, Bengt Save-Soderbergh. Po ashtu, ai eshte dhe ambasador i Iniciatives se Kater Kombeve per Qeverisje dhe Manaxhim ne Kombet e Bashkuara. Gjithashtu, ne takim u diskutua per rritjen dhe zgjerimin e bashkepunimit ndermjet OKB-se dhe KE-se, si dhe te komisioneve te tyre respektive, per respektimin e te drejtave te njeriut sidomos te femijeve dhe monitorimin e tyre, si dhe per respektimin e protokollit, lidhur me heqjen e denimit me vdekje.

Suedia, perkrahje integrimit shqiptar

Zresidenti i Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes, njekohesisht deputeti i Partise Demokratike Aleksander Biberaj, zhvilloi pak dite me pare edhe nje takim me takim me Kryeministrin suedez, Fredrik Reinfeldt. Gjate takimit, jane diskutuar prioritetet e Presidences Suedeze te Keshillit te Evropes, si dhe marredheniet bilaterale ndermjet Shqiperise dhe Suedise. Ne kete takim, duke pasur parasysh faktin qe Suedia do te marre kete vit edhe Presidencen e Bashkimit Evropain, eshte diskutuar edhe per pershpejtimin e integrimit te Shqiperise dhe vendeve te Ballkanit Perendimor ne Bashkimin Evropian. Nga ana e tij, Kryeministri suedez, Reinfeldt, ka konfirmuar mbeshtetjen per kete proces.


Komento artikullin | Shiko komentet (1 komente)
Te Tjera nga rubrika