Trajneri i Partizanit
E Diele, 18 Maj 2008
Per njeshin e stolit te kuq, Hasan Lika, ndeshja e djeshme do te mbarte shume kujtime, dhe kuptohet lehtesisht qe pjesa me e madhe e tyre do te jene te hidhura. "Ne fillim, dua te uroj Dinamon per fitoren. Zhvilloi nje loje me te mire sesa ne. Partizani u shfaq i corientuar taktikisht dhe per kete kemi faj te gjithe. Nuk shfrytezuam momentin me te mire, kur per thuajse 30 minuta ishim me dy lojtare me shume dhe kjo eshte e pafalshme. E ardhmja ime? Do vazhdoj te jem ne krye te Partizanit. Do te bisedoj me presidentin per te sjelle perforcime ne skuader.