PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Nje kampionat ku akuzat s'paten fund


E Diele, 18 Maj 2008

Jeton Selimi

Me ne fund mbaroi. Dinamo fitoi titullin kampion. Beselidhja e Skenderbeu i thane lamtumire kategorise superiore dhe pjesa tjeter e garnitures pret te plotesohet pas ndeshjeve te play-out-it. Duhet thene me ne fund mbaroi, sepse edhe ky kampionat pati problematiken e tij, ate problematike qe nuk del kurre nga prizmi i zakonshem: akuza per shitblerje dhe marreveshje ne kurriz te ekipeve te tjera dhe akuzat ndaj gjyqtareve qene pjata e pare dhe e dyte e sezonit, mbase me te bukur te dekades se fundit te Kampionatit Kombetar te Futbollit.

Takime te dyshuara

Pjesa e pare e sezonit shpetoi nga te ashtuquajturat "marreveshje" xhentelmenesh. Te vetmet probleme i pati Tirana, ku, referuar prononcimeve te ish-trajnerit Sulejman Starova, lojtaret e tij toleronin ndeshjet, qe Tirana mos te fitonte dhe donatoret te hiqnin ate nga posti i trajnerit. Por, ketu nuk ka asgje te cuditshme. Te Tirana kjo nuk eshte hera e pare qe ndodh, sic nuk do te jete as e fundit. Faza e pare e kampionatit perfundon me nje trio interesante ne krye, Dinamo, Partizani e Besa, por ne fazen e dyte kavajasit rreshqasin dhe do te jene vetem dy skuadrat kryeqytetase, ato qe do te diktojne nga lart. Pikerisht ne kete faze nisin edhe akuzat e para per shitblerje takimesh, por, sidoqofte, ato jane te vakta. Vulen e ve pjesa e trete e kampionatit. Pa dyshim qe "marreveshja" me e hidhur eshte ajo mes Dinamos e Vllaznise: blute i hapin rrugen ne kupe shkodraneve, ndersa Vllaznia ia kthen reston Dinamos ne javen e parafundit te kampionatit. Por nuk jane vetem keto dy takime qe "silurohen", por edhe tolerimet ndaj ekipeve te fundit te renditjes (Tirana-Teuta), (Beselidhja-Tirana), (Kastrioti-Shkumbini) etj., i hoqen nje pjese te madhe bukurise se sezonit.

Gjyqtare te korruptuar

Kjo fraze e ka shoqeruar superligen nga java e pare ne te fundit. Gabimet e gjyqtareve kane qene ne qender te vemendjes, madje, ndonjehere, gabimet njerezore jane futur ne te njejtin thes, si ato te qellimshmet. Sidoqofte, me e fresket eshte akuza e Suad Licit ndaj Mentor Sopianit, qe ne takimin Partizani-Vllaznia, e akuzoi hapur gjyqtarin sikur "kishte marre dhurate nga presidenti Xhani, nje vile ne bregdet". E ekzagjeruar, por, sidoqofte, mbetet nje akuze, si nje nder te shumtat qe kane gozhduar vitin e xhaketave te zeza ne Shqiperi.


Komento artikullin | Shiko komentet (3 komente)
Te Tjera nga rubrika