PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

"Selman Stermasi", nje shtetrrethim i vertete


E Diele, 18 Maj 2008

Forca te shumta policore kishin marre persiper te garantonin rendin ne nje stadium problematik, sic eshte ai "Selman Stermasi", dhe ia dolen mbane, duke neutralizuar cdo shqetesim te mundshem, madje edhe... gazetaret. Ishin te shumte personat e medieve, qe u detyruan te futeshin ne stadium me nje bilete, sepse forcat e rendit kishin ne dore nje liste emerore te perpiluar paraprakisht, ku nuk figuronin gjysma e njerezve te medias. Te mos flasim me pas per afrimin te tribuna e gazetareve. Torture. Megjithate, gjithcka shkoi vaj. Nuk u hodh asnje send ne fushe, disa persona problematike u shoqeruan jashte stadiumit dhe, ne nje moment te caktuar, forcat e rendit kishin mundesi edhe te shijonin momente nga ndeshja e te brohorisnin per Dinamon e tyre. Por, si per te vene nje tjeter damke ne mbarevajtjen e mire te situates, nje gardh policor shtynte me force gazetaret qe te mos i afroheshin fushes, ndersa disa televizione kishin mundur te depertonin gardhin e ngjeshur te forcave blu. Nen britmat dhe ofendimet e tyre, gazetaret dhe tifozet formuan nje miks te madh, qe shtyhej e shtyhej pambarimisht. Lart ne tribune jepej trofeu i madh dhe kapiteni dinamovit, Arjan Pisha, ngrinte mes ovacioneve te tifozerise kupen, por gazetaret e shkrete, kete pamje qe perseritet nje here ne vit, do mund ta shohin vetem ne ekranet e televizoreve. Shtetrrethimi funksionoi, askush nuk u demtua.

Te vecanta

Nje numer i madh futbollistesh kane ndjekur derbin e djeshem. Spikasnin shqiptaret qe aktivizohen ne Ukraine, por edhe Dabulla e Patushi. Mes me te zjarrteve ishte Hidi e Patushi. I pari mbeshteste Dinamon, ndersa Patushi Partizanin.

Sajmir Patushi ishte nje orakull i vertete. Pak perpara se te shenonte Partizani golin e barazimit, ai deklaroi se nga goditja e kendit do te vinte goli i kuq, ndersa pa u mbyllur pjesa e pare, theksoi se takimi do te perfundonte 2-1.

Tifozeria e Partizanit, thellesisht e zhgenjyer dhe e fyer, nuk ka pranuar t'u afrohen lojtaret e kuq. Ardit Beqiri shkoi i pari te pershendeste ultrasit e kuq, por ata nuk e kane pranuar, duke bertitur ne kor "Ik, ik, ik".

Ne tribunen VIP kane qene te pranishem mjaft personalitete nga jeta politike dhe artistike e vendit. Numri nje i shtetit, Bamir Topi, i ka dorezuar trofeun e fituesit te titullit kampion kapitenit dinamovit, Arjan Pisha.

Kur Ferraj shenoi golin e dyte per Dinamon, i riu i Partizanit, Elis Bakaj, u shtri pertoke dhe mbuloi fytyren me duar. Ai doli i fundit nga fusha, pasi ecte vetem, ndersa lojtaret e Dinamos kishin nisur festen e madhe.

Tifozerite ne stadium kane qene thuajse te barabarta ne numer, pasi ne tribunen kryesore kishte shume "te infiltruar" nga tifozeria e kuqe. Madje, edhe ne pjesen perkarshi blu, kishte shume tifoze te Partizanit.


Komento artikullin | Shiko komentet (3 komente)
Te Tjera nga rubrika