PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Sigurimi vullnetar, cfare perfitojne emigrantet


E Diele, 18 Maj 2008

Sigurimi vullnetar eshte nje mundesi per te siguruar nje pension pleqerie, invaliditeti dhe familjar. Nje mundesi per te shmangur pasigurine dhe varferine ne moshen e trete. Kjo ka qene ne thelb deklarata e nendrejtorit te Pergjithshem te Institutit te Sigurimeve Shoqerore, Astrit Hado, gjate promovimit te Protokollit te Bashkepunimit per konsulencen ndaj emigranteve, lidhur me pagesat e kontributeve vullnetare ne Shqiperi per Sigurimet Shoqerore. Duke i meshuar ketij fakti, Hado theksoi se ky eshte nje favor per te gjithe qytetaret qe nuk jane pjese e detyrueshme e skemes (te punesuarit, vetepunesuarit, kategorite e vecanta). Ne perputhje me eksperiencen nderkombetare ne kete fushe, mbrojtja shoqerore e emigranteve rregullohet nepermjet aderimit ne instrumentet ligjor nderkombetare ne fushen e mbrojtjes shoqerore, nenshkrimit te marreveshjeve bilaterale midis vendeve respektive si dhe nga legjislacioni kombetar. "Aktualisht, me shtetin italian (ose me Bashkimin Evropian) nuk kemi nje marreveshje bilaterale ne fushen e sigurimeve shoqerore", vuri ne dukje ai. Nderkohe, duke u fokusuar pikerisht edhe ne perfitimet qe kane shtetasit shqiptare, Hado sqaroi se "ne aspektin e legjislacionit kombetar ne fushen e sigurimeve shoqerore, sigurimet shoqerore u japin mbrojtje edhe shtetasve shqiptare qe punojne jashte shtetit". Konkretisht, ne ligjin 7703, dt. 11.05.1993 percaktohen rastet se kur personat kane te drejte te bejne sigurimin vullnetar. "Personi i siguruar ne menyre te detyrueshme, kur per nje kohe dhe shkaqe te arsyeshme nuk mund te sigurohet detyrimisht, ka te drejten e vazhdimit te sigurimit sipas sistemit vullnetar. Sigurimi vullnetar eshte i mundur edhe per periudhen e studimeve universitare, me kusht qe personi i siguruar te paguaje kontribut per kete periudhe perpara dates se fillimit te se drejtes per te ardhura", theksoi Hado. Ne Ligjin Nr. 7703, date 11.05.1993 "Per Sigurimet Shoqerore ne RSH", i ndryshuar, neni 7, "Mbrojtja per shtetasit shqiptare jashte shtetit dhe shtetasit e huaj", percaktohen rastet se kur skema ofron sigurim per keto kontingjente. Konkretisht, sigurimet shoqerore u japin mbrojtje edhe shtetasve shqiptare dhe personave pa shtetesi, ish-shtetas shqiptare, qe jane jashte shtetit, ne perputhje me konventat, marreveshjet dypaleshe dhe rregulloren e ISSH. Gjithashtu sigurim u ofrohet edhe shtetasve te huaj dhe personave pa shtetesi qe punojne ne Shqiperi. Ne kuader te perpjekjeve te shtetit shqiptar per t'u dhene mundesi shtetasve te tij per tu bere pjese e skemes se sigurimit vullnetar. Hado, sqaroi per te pranishmit ne kete takim se Ligji 9034, date 20.03.2003, "Per emigrimin e shtetasve shqiptare per motive punesimi", parashikon lehtesira per pagesat e kontributeve te sigurimeve shoqerore ne vendet ku emigrantet punojne e jetojne aktualisht: "Shteti shqiptar, nepermjet strukturave perkatese nxit hapjen e agjencive per derdhjen e kontributeve te sigurimit vullnetar te emigranteve ne vendet pritese". Pikerisht ne kete kuader ISSH-ja eshte duke punuar per nenshkrimin e nje kontrate me Banken Amerikane te Shqiperise, pjese e grupit bankar San Paolo Intesa, per sigurimin dhe pagesen e kontributeve te sigurimeve shoqerore te shtetasve shqiptare qe punojne dhe jetojne ne Itali, prane sporteleve te banke San Paolo Intesa. Ne kete kuader deget e kesaj banke do te sherbejne si agjente te ISSH-se per sigurimin vullnetar.



Sigurimi vullnetar eshte pjese e sigurimit shoqeror te detyrueshem

Kane te drejte te bejne sigurim vullnetar shtetasit qe kane mbushur moshen 18 vjec.

Personi i interesuar duhet te jete shtetas shqiptar qe banon brenda apo jashte territorit te Republikes se Shqiperise

Personi i interesuar eshte edhe nje shtetas i huaj qe eshte/ka qene ne kushtet e sigurimit te detyrueshem dhe qe per arsye te ndryshme shkeputet perkohesisht prej tij, por qe eshte rezident ne menyre te ligjshme ne Shqiperi

Nuk lejohet sigurimi vullnetar pas lindjes se te drejtes per perfitim nga skema e sigurimit te detyrueshem



Vazhdim vullnetar te sigurimit (per personat e larguar nga sigurimi i detyrueshem brenda 30 diteve sigurohen per te gjitha deget)

Zgjerim vullnetar te degeve te sigurimit (te vetepunesuarit dhe punedhenesit, minimalisht 1 vit sigurim i detyrueshem, brenda 30 diteve)

Mbulim vullnetar i periudhave te kaluara (emigrantet)

Sigurim vullnetar per vitin korent

Sigurim vullnetar per nje shume me te madhe te ardhurash



Personat e interesuar per sigurim vullnetar, emigrante, kane te drejte te nenshkruajne marreveshje me ISSH per keto fusha:

- Mbulim vullnetar te periudhave te kaluara kane te drejte te bejne te gjithe personat e interesuar te cilet paguajne kontribute vullnetare per periudhat e kaluara dhe jo per vitin korent. Kontributi do te jete ne masen e kontributit minimal ne kohen e pageses se tyre, por do t'i korrespondoje pages per efekt kontributi te vitit qe po mbulohet me sigurim. Perfitimet ne kete fushe jane vetem per pension pleqerie, invaliditeti dhe familjar.

- Sigurim vullnetar kane te drejte te bejne personat e interesuar te cilet nuk jane ekonomikisht aktive dhe sigurohen per vitin korent. Ata kane te drejte te paguajne kontribute deri ne nivelin maksimal, per te perfituar deri ne nivelin maksimal te pensionit te pleqerise, invaliditetit dhe atij familjar.





Te interesuarit per te derdhur sigurime:

Kontingjente qe plotesojne, te pakten, periudha minimale sigurimi shoqeror per te perfituar nje pension te pjesshem (15 vjet)

Kontingjente te cilat jane ne vitet e fundit te punes dhe kane interes per te marre nje pension te plote (35 vjet)

Emigrantet ilegale, te cilet jane te perjashtuar nga skemat e mbrojtjes shoqerore te vendeve ku jetojne

Kategoria e grave shtepiake ne emigracion qe eshte jashte skemes se sigurimeve shoqerore



Kush perjashtohet nga sigurimi vullnetar:

-Personat ne prag te moshes se pensionit nuk perfitojne per mos plotesim te periudhave te sigurimit nga asnje prej legjislacioneve referuese.

-Kthimi i mundshem i emigranteve, ne kushtet e mungeses se marreveshjeve bilaterale, i le pa perfitim.

-Kontingjente qe do te kerkojne perkrahje sociale, me t'u kthyer ne atdhe apo kur te jene kontingjent i moshes se trete.






Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika