Te drejtat e tyre per mbrojtje shoqerore.
E Diele, 18 Maj 2008
Anila Husha*
Emigracioni ne Itali eshte duke u bere nje fenomen gjithmone e me i konsiderueshem. Sipas te dhenave statistikore te Dossier Statistico Caritas Migrantes, ne fund te vitit 2006, shtetasit e huaj me leje qendrimi ne Itali ishin 3690052 (prej te cileve pothuajse 400 mije ishin shqiptare), me nje rritje prej 21,6% ne krahasim me vitin paraardhes.
Ne te njejten kohe vazhdon te ece perpara procesi i strukturimit. Po te analizojme faktoret qe e bejne emigracionin me te qendrueshem ne Itali, vihet re nje numer i konsiderueshem pranie, nje ritem i qendrueshem rritjeje, pesha gjithmone e me e rendesishme mbi popullsine, nje policentrizem i theksuar etniko-kulturor, me grupe me prejardhje pothuajse nga te gjitha vendet e botes, nje shperndarje e diferencuar, por e perhapur ne te gjithe territorin kombetar, nje shtim i pranise se grave dhe te familjeve, nje numer i madh te miturish, nevoje e vazhdueshme per fuqi punetore shtese, nje rritje e numrit te shtetasve italiane me prejardhje te huaj, nje kerkese ne rritje per hapesira te pershtatshme pjesemarrjeje.
Nga ana tjeter, popullsia italiane, pa marre parasysh numrin e emigranteve, eshte ne pakesim dhe, sipas parashikimeve demografike te Institutit Kombetar Italian te Statistikave, vendi eshte duke u ndeshur me fenomenin e nje plakjeje ne rritje. Eshte e dukshme, nga kjo pikepamje, nevoja per te futur ne treg punonjes me te rinj, per te ruajtur kerkesat prodhuese dhe nivelin e mireqenies se popullsise italiane dhe, ne te njejten kohe, per te ndihmuar ne mbajtjen ne kembe, nepermjet kontributeve te mbrojtjes shoqerore, e Fondit te Pensioneve per nje popullsi italiane ne plakje.
(70% e emigranteve jane ne moshen 15-44 vjec, ndersa italianet qe kane kete moshe arrijne nje te treten e kesaj perqindjeje).
Emigrantet, edhe pse kane nje nivel te larte arsimimi, vazhdojne te punojne ne nivele profesionale te uleta dhe kryesisht ne ata sektore, ne te cilet italianet nuk punojne me, duke e permiresuar ne kete menyre cilesine e jetes se autoktoneve. Per shembull, nje kategori te cilen italianet e kane shume per zemer, eshte ajo e bashkepunetoreve familjare. Takimi midis personave te moshuar qe jane gjithmone e me shume ne shtim, por me te ardhura te uleta, dhe gatishmerise se emigranteve, ka dhene nje model pozitiv te asistences familjare.
E ardhmja e Italise eshte e lidhur me emigracionin edhe per arsye demografike. Sipas vleresimeve, mbas dhjete vjetesh, numri i femijeve qe do te lindin nga prinder te huaj qe ndodhen tashme ne Itali, do te arrije ne me shume se gjysme milioni.
Ne te vertete, pothuajse gjysma e shtimit te numrit te lindjeve qe jane regjistruar ndermjet viteve 1995 dhe 2005 eshte arritur fale grave emigrante: ato kane mesatarisht 2,45 femije per koke, kundrejt 1,24 femije per koke qe kane grate italiane, te cilat, pervec te tjerash, e lindin femijen e tyre te pare mesatarisht ne moshen 31,3 vjecare, pra ne nje moshe kater vjet me te madhe ne krahasim me grate e huaja.
Kerkesat per punesim, nga ana e tyre, jane nje pasoje e atyre demografike, dhe ketyre u pergjigjen emigrantet, te cilet kane nje perqindje punesimi mjaft te larte dhe ndikojne ne masen 6,1% ne Prodhimin e Brendshem Bruto te Italise. Ata paguajne pothuajse 1,87 miliarde Euro per taksat, me anen e 2 milione e 300 mije deklaratave te te ardhurave, ashtu sikurse eshte nenvizuar nga Ministria per Solidaritet Shoqeror, ne volumin "Udhetim ne Italine e emigracionit", te botuar ne vitin 2007.
Emigrantet perfaqesojne nje peshe ne rritje ne tregun e punes; nder 10 te punesuar, njeri eshte emigrant (sipas bankes se te dhenave te Institutit Kombetar te Sigurimit kunder Aksidenteve ne Pune (INAIL) jane 1.763.952 te huaj ne 17.204.416 te punesuar, si edhe 131 mije shtetas te huaj jane titullare ndermarrjesh).
Keshtu, pra, nuk ka arsye per t'i konsideruar emigrantet si nje peshe. Ata shfaqin nje aftesi te madhe integrimi, duke qene me te gatshem per te levizur ne territor dhe per te zene vendet e lira te punes, me gjithe veshtiresite burokratike me te cilat ata perballen.
Emigracioni eshte i rendesishem, jo vetem per vendin prites, por edhe per vendin e prejardhjes, sepse lehteson marredheniet shoqerore, kulturore dhe politike, flukset e burimeve financiare dhe tregtare, shkembimin e ideve te reja, te dijeve dhe te kapitaleve njerezore. Krahas rritjes se madhe te emigracionit, transfertat e shtetasve te huaj me vendbanim ne Itali jane rritur ne masen 11,6% ne vitin 2006, ne krahasim me vitin e meparshem, duke arritur shumen mbi 4,3 miliarde euro. Nje e treta e transfertave u drejtohet vendeve evropiane, prej te cilave, ato ne drejtim te Shqiperise vazhdojne te jene te larta dhe me nje prirje ne rritje te vazhdueshme dhe zene vendin e gjashte ne listen e pergjithshme. Sigurisht, ne rritjen e transfertave ne drejtim te Shqiperise luan nje rol te rendesishem rritja e pranise se shqiptareve ne Itali, afersia gjeografike qe i ben marredheniet edhe me pak te kushtueshme, shpeshtesia e marredhenieve ndermjet dy vendeve, fale edhe mbeshtetjes se dhene nga programi "Convergence" i Bankes Boterore, perspektiva e kthimit dhe e investimit ne nje vend ne rritje te vazhdueshme ekonomike, sikurse eshte Shqiperia. Ndersa permiresimi i mundesive te investimit ne vendin e prejardhjes dhe nje liberalizim gradual i tregjeve financiare dhe i kufizimeve mbi kembimet, kane dhene nje ndihmese per zhvendosjen e nje pjese te transfertave te derguara nepermjet kanaleve informale ne drejtim te kanaleve zyrtare.
Aktualisht, transfertat ne drejtim te Shqiperise perbejne rreth 13-14% te Prodhimit te Brendshem Bruto, 70% te eksporteve dhe 33% te importeve (IOM Tirana 2007), dhe jane te destinuara qofte per arsye solidariteti (mbeshtetje e te ardhurave te anetareve te familjes qe kane mbetur ne vend), qofte per interesa vetjake (investime ne aktivitete prodhuese ose blerje mallrash konsumi ne vendin e prejardhjes).
Shume e lidhur me rolin e dyfishte te emigracionit, eshte ceshtja e respektimit te te drejtave te tyre. Cfare do te ndodhe me emigrantet, kur mbas 20-25 vjetesh pune ne Itali do te arrijne ne moshen e pensionit? Karriera e ndermjetme, shpesh ne mungese te kontributeve te mbrojtjes shoqerore edhe kur ata punojne, jo vetem qe do t'i pengoje ata per te maturuar nje pension pleqerie, por kur te mbushin moshen normale te pensionit, ata do te perfitojne shuma shume te kufizuara. Nuk eshte e pranueshme qe te bjere ne varferi pjesa me e madhe e emigranteve, e cila tani kryen nje funksion shume pozitiv, prandaj eshte me vend qe kjo ceshtje te zgjidhet ne kohen e duhur.
Nga ana tjeter, shume emigrante qe kane punuar ne Shqiperi me pak se koha e nevojshme qe parashikohet per perfitimin e pensionit minimal, do te mbeteshin pa pension edhe ne vendin e tyre. Gjithashtu, ka kategori te tjera emigrantesh, te cilet do te deshironin te ktheheshin dhe do te parapelqenin qe te kishin ne Shqiperi nje fond pensioni edhe pse nuk kane punuar atje, ose do te deshironin t'u krijonin femijeve te tyre nje te ardhme ne Shqiperi. Sidoqofte, per te permbushur nevojat e emigranteve shqiptare per t'i derguar kursimet e tyre ne vendin e tyre, eshte i nevojshem nje riperteritje e sistemit financiar. Aktualisht bankat shqiptare e trajtojne tregun e transfertave te emigranteve si nje mundesi periferike biznesi. Ato ofrojne nje game te kufizuar produktesh dhe sherbimesh financiare dhe nuk kane nje strategji specifike afatgjate per te perforcuar, per te mbeshtetur dhe per te terhequr transfertat e emigranteve. Bankat nuk jane ende te pajisura me sherbime pagesash online dhe me Karta Krediti te parapaguar. Mungojne edhe ndermjetesit financiare qe te jene ne gjendje te terheqin transfertat e emigranteve, ne menyre qe ata te mund te kanalizohen ne drejtim te aktiviteteve te mikrobizneseve terheqese.
Edhe kompanite e sigurimeve duket se ndodhen jashte tregut te transfertave. Ndersa per here te pare ISSH (Instituti i Sigurimeve Shoqerore), ofron nje sherbim mbrojtjeje afatgjate, mjaft te pritur nga emigrantet shqiptare ne Itali.
Keshtu pra, Qeveria shqiptare duhet te krijoje kushtet per te mbeshtetur dhe per te terhequr investimet e emigranteve, nepermjet miratimit te kuadrit legjislativ per percaktimin dhe funksionimin e skemave kolektive dhe te investimeve per fondet e emigranteve shqiptare. Ne cilesine e perfaqesueses se shoqatave shqiptare ne Itali, mund t'ju garantoj per rendesine e kesaj ngjarjeje. Fale kesaj nisme, do te jete e mundur per te gjithe emigrantet, dhe sidomos per ata qe nuk mund te perfitojne nje pension ne Itali, ose per ata qe nuk duan te humbasin kontributet qe kane derdhur ne Shqiperi perpara se te emigronin, me qellim qe te perfitojne nje pension ne te ardhmen, i cili, edhe pse minimal, do te mund te garantoje nje mbeshtetje ekonomike dinjitoze per ke punon ndershmerisht.
Natyrisht, per nje nisme te nje rendesie te tille, eshte i nevojshem nje informacion i pershtatshem. Emigrantet nuk e njohin sistemin aktual financiar shqiptar, produktet qe ofrohen, kostot e sherbimeve. Bankat shqiptare ende nuk kane filiale ne vendet e emigracionit dhe as agjenci, te cilat mund te bejne publicitet, te informojne dhe te terheqin kursimet e emigranteve. Keto nisma jane pozitive, edhe per faktin se ia shtojne vleren komunitetit tone dhe ndihmojne per te permiresuar imazhin tone ne Itali. Perfitoj nga rasti ketu per te falenderuar kolegun tim te nderuar, Rando Devole, i cili me anen e "udhetimit te tij ne Italine e shqiptareve", qe ia ka kushtuar prezantimit te librit te tij "Emigracioni shqiptar ne Itali", eshte bere nje pike referimi e rendesishme per komunitetin tone. Fale punes se tij te kujdesshme si sociolog dhe gazetar, ai e ka informuar gjithmone komunitetin tone ne lidhje me realitetin e punetoreve emigrante ne Itali, duke na bere te vetedijshem, ne kete menyre, per te drejtat tona.
Rome, me 07/05/2008.
*Eksperte per Emigracionin prane
Drejtorise se Pergjithshme te Emigracionit
ne Ministrine e Punes dhe te Solidaritetit Shoqeror