 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Ambasadori Llesh Kola: Bashkepunimi INAS-ISSH, nje shans per emigrantet
E Diele, 18 Maj 2008
INAS dhe ISSH nenshkruan nje marreveshje per pagesat ne Shqiperi te kontributeve te emigranteve shqiptare ne Itali qe mund t'ju mundesoje mbrojtje sociale edhe ne Shqiperi. Si e shikoni kete hap?
Nenshkrimin e kesaj marreveshje ose me sakte te ketij protokolli bashkepunimi mes INAS dhe ISSH e vleresoj si nje hap pozitiv qe shkon ne te mire te komunitetit shqiptar qe jeton e punon ne Itali. Nepermjet ketij protokolli INAS merr persiper te ndihmojne e asistojne falas te gjithe emigrantet shqiptare ne lidhje me te drejtat qe kane per te perfituar pensionet ne shtetin ame. Aktiviteti qe u zhvillua ne Rome, protokolli i perfunduar dhe eksperiencat qe u sollen gjate seminarit nga drejtuesit e ISSH dhe te INAS mendoj se ndihmuan per te njohur me mire realitetin e emigracionit shqiptar ne Itali, per t'iu gjendur atij ne ndihme me 800 zyrat qe INAS ka ne gjithe Italine dhe per te shkembyer ide ne funksion te ndermarrjes e realizimit te hapave te tjere qe kane te bejne me te drejtat e emigranteve edhe ne vendin ku punojne e jetojne, pasi po japin kontributet e tyre edhe ne sigurimet shoqerore e per pasoje kane te drejten te gezojne pensionin, sic i kane edhe shtetasit italiane. Ndaj, mendoj se kete bashkepunim te filluar duhet ta konsiderojme si nje hap i mire, por qe eshte vetem hapi i pare e qe duhet te pasohet me tej nga marreveshje te tjera, qe shqiptaret gezojne pensione ne baze te kontributeve te tyre ne Shqiperi e ne Itali.
Ka perpjekje per shkembim dhe njohje kontributesh te emigracionit. Ju u shprehet ne ceremoni se do te angazhoheni personalisht ne kete ceshtje. Cfare keni parasysh?
Perkujdesja dhe respektimi i te drejtave te komunitetit shqiptar jane nje perparesi e punes sone. Krahas bashkepunimit mes INAS dhe ISSH, prej nje viti, kemi filluar tratativat dhe negociatat per te konkretizuar nje marreveshje ne fushen e emigracionit dhe eshte ne fazen e finalizimit. Ajo parashikon paraformimin ose parapergatitjen e te gjithe atyre shtetasve qe synojne punesimin ne territorin italian, si dhe njohjen e te gjitha te drejtave sociale qe parashikon legjislacioni ne fuqi i vendit ku pritet te punesohen. Pra, ne rruge institucionale, diskutojme dhe bejme pjese te angazhimeve ligjore cdo te drejte dhe aspekt te mbrojtjes sociale te shtetasve shqiptare ne emigrim, perfshire ketu shkembimin dhe njohjen e kontributeve te emigracionit. Per te arritur deri ketu, nuk eshte e lehte, pasi ka nje kosto te larte financiare, por jam i bindur se, duke konsideruar nivelin e shkelqyer te bashkepunimit dypalesh dhe vullnetin reciprok politik te ndersjelle, do te kemi rezultate pozitive edhe ne kete drejtim. Jo pa qellim e theksova dhe gjate fjales sime se protokollin ta vleresojme vetem si nje hap te pare te bashkepunimit. Do te punojme bashkerisht me institucionet italiane qe emigrantet shqiptare te perfitojne nga sistemi social italian, se paguajne kontribute dhe eshte e drejta e tyre. Rruget i mendojne ekspertet, ndersa politika te marre vendimet konform te drejtes e nivelit te bashkepunimit.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Vaji ukrainas, "furtune" ne Greqi
- Rikthehet gara ne Akademi, 150 vende per police
- Korsite e rezervuara, zhduken parkingjet
- Barazia gjinore, grate jashte politikes
- Projektligji i SIDA-s, shoqata e te prekurve kunder
- QSUT, me pavijon per te alkoolizuarit
- "Anglishtja, te dyfishohet numri i oreve te mesimit"
- Shkollat, "djegin" parate e prinderve
- Tirana me kembesore dhe bicikleta
- Reforma, naftetaret kercenojne me greve
- Kushtet e keqija, ndalohet mesimi ne disa shkolla
- Kompensimi fizik, kriteret per fituesit
- Jani Dode zgjidhet Kryetar i Keshillit Administrativ te UE
- Shqiptaret konsumatore te ilaceve
- Shefat e pavijoneve do te njihen paraprakisht
|
|