 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Emigrantet, model integrimi - model zhvillimi
E Diele, 18 Maj 2008
Evelina Koldashi*
Lejomeni qe, ne emer te Institutit te Sigurimeve Shoqerore dhe ne emrin tim, te falenderoj se pari drejtuesit e INAS-it per kete mundesi qe po i jep komunikimit me bashkeatdhetaret qe jetojne dhe punojne ne Itali.
Deshiroj te theksoj permes ketij komunikimi, se informacioni per sigurimet shoqerore ne Shqiperi, qe do te jete ne duart e emigranteve permes agjenteve te INAS-it, rihap nje ure te munguar marredheniesh ne keto vite. Dua te garantoj se, cdokush qe ka pasur nje historik marredheniesh kontributive ne Shqiperi, do te mund te marre informacionin e duhur per keto periudha. Deshiroj te siguroj gjithe shqiptaret qe punojne dhe jetojne ne Itali, se eshte ne detyren tone jo vetem administrative, por edhe sociale, per te garantuar cdo qindarke te derdhur gjate viteve te punes ne Shqiperi dhe, permes plotesimit te viteve te munguara, do t'u behet e mundur plotesimi i kontributeve te nevojshme per te pasur nje garanci sociale ne cdo kohe edhe ne vendlindjen e tyre.
Te gjithe e dime se pleqerine nuk mund ta zgjedhim, por jemi te bindur se mundet qe ta garantojme ate.
Guida qe po behet e mundur fale marreveshjes me INAS u jep mundesi te gjitheve qe te verifikojne kontributet e tyre ne Shqiperi, e me pas te vendosin lidhur me pagesat e tyre ne zyrat tona. Eshte detyrim i yni t'u pergjigjemi kerkesave te kujtdo bashkatdhetari qe do te kerkoje njohjen e se kaluares se tij kontributive dhe kerkesave per vazhdimesine e ketij historiku.
Gjate ketyre viteve, shqiptaret qe punojne e jetojne ne Itali, kane mundur te ndryshojne shume jo vetem ne ekonomine e tyre, por edhe ne ate kombetare. Ata kane treguar se dine te kursejne dhe te investojne. E natyrisht, investimi per pleqerine mbetet sfida e perhershme e kujtdo, ndaj dhe kjo nisme eshte nje ure drejt te nesermes se sigurt, kudo qe duhet te vendosin qytetaret shqiptare per te jetuar.
Permes ketij interesimi, do te mund te arrijme te fitojme te gjithe se bashku, pasi garantimi social i pleqerise nuk eshte vetem nje sfide personale, por nje sfide qe prek gjithe shoqerine.
Shume bashkeatdhetare jane sot qytetare model ne Itali e ne shume vende qe jetojne. Puna i ka kthyer ato ne nje model integrimi. Por kursimet e tyre kane edhe nje menyre tjeter te ciles ata mund t'i japin hapesire - ajo eshte hapesira e nje pensioni te sigurt, e nje mbrojtjeje sociale kurdo edhe ne vendlindje.
*Drejtoresha e Pergjithshme e Institutit te Sigurimeve Shoqerore
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Vaji ukrainas, "furtune" ne Greqi
- Rikthehet gara ne Akademi, 150 vende per police
- Korsite e rezervuara, zhduken parkingjet
- Barazia gjinore, grate jashte politikes
- Projektligji i SIDA-s, shoqata e te prekurve kunder
- QSUT, me pavijon per te alkoolizuarit
- "Anglishtja, te dyfishohet numri i oreve te mesimit"
- Shkollat, "djegin" parate e prinderve
- Tirana me kembesore dhe bicikleta
- Reforma, naftetaret kercenojne me greve
- Kushtet e keqija, ndalohet mesimi ne disa shkolla
- Kompensimi fizik, kriteret per fituesit
- Jani Dode zgjidhet Kryetar i Keshillit Administrativ te UE
- Shqiptaret konsumatore te ilaceve
- Shefat e pavijoneve do te njihen paraprakisht
|
|