Starova: Reforma, gjitheperfshirese
E Diele, 18 Maj 2008
Kryetari i Partise Bashkimi Liberal Demokrat, Arian Starova, tha dje se te gjitha partite politike do te ishte mire te merrnin pjese ne reformen per drejtesi. "Nese do te kete nje tryeze te gjere politike, atehere cdo force duhet te jape kontributin e saj, mendimin se si duhet te vijoje reforma", theksoi per gazeten, Starova. Sipas tij, do te ishte mire qe fillimisht te kishte konsulta me ekspertet e juristet e fushes, se si duhet te vijoje reforma ne drejtesi, e me pas te kaloje nga politika, e cila i jep drejtimin e duhur e miratimin. Starova permendi nderkohe dhe puna qe eshte bere deri me sot me reformen ne drejtesi. Sipas tij, e tille eshte miratimi i ligjit per "Organizimin e Pushtetit Gjyqesor", por edhe kufizimi i mandatit te Kryeprokurorit.