PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Nishani marreveshje ne France kunder krimit


E Diele, 18 Maj 2008

Bashkepunim ne luften kunder krimit. Nje marreveshje e tille eshte nenshkruar dje, nga Shqiperia dhe Franca, dy vendet qe do te luftojne ngushtesisht ne luften kunder krimit te organizuar, droges, si dhe ne luften kunder terrorizimit. Ministri i Brendshem, Bujar Nishani, ka nenshkruar dje kete marreveshje me homologen franceze, Michele Alliot Marie. Sipas Nishanit, ky eshte nje bashkepunim mjaft i vlefshem si per policine shqiptare, ashtu edhe per qytetaret shqiptare, pasi ata do te kene me shume siguri. Nderkaq, dhe rastet e veshtira te renies se zjarrit ne vend, ku vetem nje vit me pare pergjate veres thyen nje numer rekord, tashme do te kene gatishmerine e shtetit francez qe do te dergoje mjete nga ajri per shuarjen e tyre. Gjithashtu, pala franceze ka ofruar asistence teknike per ligjin e ri te emergjencave civile ne Shqiperi, si dhe nje sere ndihmash te tjera ne luften kunder krimit. Gjithcka eshte finalizuar, kur ministri yne i Brendshem, Bujar Nishani, ka firmosur me homologen e tij, Michele Alliot Marie, marreveshjen ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise dhe qeverise se Republikes Franceze ne lidhje me bashkepunimin ne fushen e sigurise se brendshme. A. Cena






Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika