Reforma ne drejtesi, kusht i nderkombetareve
E Diele, 18 Maj 2008
I vetmi hap qe eshte bere deri me sot per reformen ne drejtesi eshte miratimi me konsensus te gjere politik ne Kuvend te ligjit per "Organizimin e Pushtetit Gjyqesor". Pas diskutimesh te gjera ne komisionin parlamentar te ligjeve por dhe me grupet e interesit, Kuvendi aprovoi me konsensus procedurat e reja per pushtetin gjyqesor. Por qe, pas ketij "suksesi", partite politike nuk u ndjene me ne marrjen e hapave te tjere per te realizuar plotesisht reformen. Ne nje kohe kur eshte cilesuar si nje nga reformat, te cilat duhet te realizohen sa me pare, si kusht per anetaresimin e Shqiperise ne strukturat euroatlantike. Pjese e kushtit eshte gjithashtu dhe reforma zgjedhore, e cila pritet te nise me permiresimin e Kodit Zgjedhor.