"Mediu" risolli debatin per kufizimin e imunitetit
E Diele, 18 Maj 2008
Rikthimi ne Kuvend i projektligjit per "Kufizimin e Imunitetit" u be menjehere pas kerkeses se Prokurorise se Pergjithshme per heqjen e imunitetit te ish-ministrit te Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Duke qene i dyti minister, per te cilin prokuroria kerkon imunitetin me pasoje hetimin, mazhoranca sugjeroi heqjen per te gjithe deputetet ne menyre qe te mos kete me pengesa te tilla ligjore, ne rast se organi akuzes do te kerkoje serish. Kete nisme, PD e dorezoi ne Kuvend sapo erdhi ne pushtet ne vitin 2005, por ajo nuk mundi te miratohet, pasi hasi kundershtime te medha gjate shqyrtimit. Tashme ajo do te rishikohet edhe njehere nga deputetet, qe duket se kane gjetur gjuhen e perbashket dhe vullnetin per ta miratuar.