PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Patozi: Gati per reformen ne drejtesi, fillojme me imunitetin


E Diele, 18 Maj 2008

Demokratet mbeshtesin Partine Socialiste per te vijuar reformen ne drejtesi. Kryetari i Grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi, i ktheu dje pergjigje menjehere kryetares se Grupit socialist, Valentina Leskaj, se PD eshte e gatshme te nise me te gjitha reformat. "Partia Demokratike ka qene, eshte dhe do te mbetet e vendosur per t'i shkuar deri ne fund te gjitha reformave te medha, per te cilat ka nevoje vendi, ku vecanerisht vend te rendesishem ze reforma ne drejtesi", tha Patozi. Ai theksoi se selia blu eshte e gatshme qe te diskutoje, negocioje mbi te gjitha temat e rendesishme qe kane te bejne me reformen ne drejtesi. Ne kete kuader, Patozi sugjeroi qe puna te niset me kufizimin e imunitetit te deputeteve, si nje hap qe duhet te ndermerret sa me shpejt qe te jete e mundur. "Jemi te hapur per te diskutuar per te gjitha temat, ne rast se opozita e ka seriozisht ceshtjen e kufizimit te imunitetit, do te ishte ne nderin e saj qe paketen e reformes ne drejtesi ta nisim pikerisht me kufizimin e imunitetit", vijoi Patozi, duke sugjeruar qe te nise menjehere puna me komisionin e reformes ne drejtesi. Sipas Patozit, kjo reforme ne asnje cast nuk mund te konsiderohet si nje proces i nderprere apo i lene ne mes. Por mund te konsiderohet vetem si nje proces i lene i spostuar pak per shkak te axhendes se ngjeshur parlamentare te koheve te fundit. "Ne kemi shfrytezuar kete kohe per t'u pergatitur me mire dhe shpresoj qe kete gje ta kete bere dhe opozita me specialistet e saj per te gjitha temat e rendesishme qe perfshihet ne paktin per drejtesi", ju pergjigj Patozi fteses se selise roze. Sipas tij, diskutimet konkrete per kete reforme mund te nisin qe nga java e ardhshme. Aktualisht partite politike, i nisen qe vjet diskutimet per realizimin e reformes ne drejtesi dhe asaj zgjedhore. por per te dyja proceset eshte bere vetem nje hap. Reforma zgjedhore aktualisht ka ngecur qe pas miratimit ne kushtetute te sistemit zgjedhor. Me konsensus dy jave me pare, Kuvendi sanksionoi ne ligjin themeltar te shtetit qe zgjedhjet do te zhvillohen sipas sistemit proporcional rajonal. Ndersa reforma ne sistemin e drejtesise eshte vleresuar deri me sot, vetem miratimi me konsensus i ligjit per "Sistemin Gjyqesor".

R.Rapushi




Komento artikullin | Shiko komentet (1 komente)
Te Tjera nga rubrika