Harasani: Centrali berthamor, paradoksi i radhes
E Diele, 18 Maj 2008
Deputeti i PS, Andis Harasani, theksoi se "degjuam dje jo pa shqetesim Kryeministrin tone aktual, se si u tregonte investitoreve ne Forumin e Krans Montanes, per koncesionet e shumta qe qeveria ka dhene ne fushen energjetike, dhe se si se shpejti do te fillojme dhe energjine berthamore. Te vjen keq te shikosh se si ne nje vend, ku papergjegjshmeria qeveritare konkretizohet me fatkeqesine e Gerdecit, ne nje vend ku dhe Instituti i Fizikes Berthamore mbyllet, pasi nuk ka buxhet, e askush nuk kontrollon dhe qumeshtin qe pine foshnjat, te flitet per central berthamor. Kjo nuk eshte gje tjeter, vec paradoks".