PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Rama: Bashke per te vene politiken ne sherbimin tuaj


E Diele, 18 Maj 2008

Kryetari i PS-se, Edi Rama, ka vijuar dialogun e tij me te rinjte e qytetit te Beratit. Keshtu, duke folur me te rinjte, Rama u ka bere thirrje atyre te jene qytetare para se te jene socialiste apo demokrate, qytetare qe nuk duan te dorezohen e qe fatin duan ta marrin ne duart e tyre. "Une kam ardhur ketu, jo per t'u kerkuar qe te beheni politikane duke u marre me politike, por per t'i dhene vetes mundesine qe neser te kete me shume kushte me te mira. Dua t'ju them, qe politika nuk ka te beje me ate shfaqjen e shemtuar qe prej 17 vjetesh te gjithe qytetaret e qytetaret e ketij vendi e ndjekin ne kutine e televizorit, ku nje grusht njerezish grinden, kacafyten, mallkohen me njeri-tjetrin ne emer te popullit", u shpreh Rama. Sipas tij, politika eshte mundesia qe ka cdo njeri per te bere dicka per veten e tij, per te bere dicka per fshatin, qytetin, duke u bashkuar me te tjeret dhe duke ndare me ta qellimet dhe idete e perbashketa. Ne te njejten kohe, ai nuk ka munguar te sulmoje qeverisjen e keqe te Berishes.

Rama, ne baze dhe me deputetet

Kreu socialist, Edi Rama, do te vijoje pergjate gjithe muajit maj turin e tij te dialogimit me te rinjte e te gjithe vendit, duke shkuar ne cdo cep te tij, ku se bashku me deputetet socialiste, perfaqesues te zonave te ndryshme ne Kuvend, te degjojne nga afer te gjitha shqetesimit e kesaj shtrese.






Komento artikullin | Shiko komentet (1 komente)
Te Tjera nga rubrika