Berisha: Rama, frike nga rruget
E Diele, 18 Maj 2008
Rozeta Rapushi
Kryeministri Sali Berisha replikoi dje nga Korca me kundershtarin e tij, Edi Rama, qe dy dite me pare, e akuzoi se po e kopjon ne turin "Dialog me Shqiperine". Gjate vizites se tij ne Korce, ku mori pjese ne inspektimin e ecurise se punimeve ne rrugen Qafe Plloce-Korce, kreu i qeverise ftoi kryetarin e partise me te madhe te opozites, Edi Rama, te vizitoje punimet ne kete rruge. "Ftoj kryetarin e Partise Socialiste qe dje ishte ne Mirdite dhe u tha banoreve se rruget nuk ishin merite e qeverise, qe te vizitoje kete rruge. Banoret me te drejte iu pergjigjen: "Se rruget nuk mund te futen ne thes". Prandaj ftojeni kryetarin e Partise Socialiste ketu, te vizitoje kete rruge, sepse ate e ka zene nje frike e madhe nga rruget", tha Berisha. Duke iu pergjigjur keshtu indirekt, akuzave te Rames, se turi i Kryeministrit eshte kopja e shemtuar e "Dialogut me Shqiperine" qe po kryen vete Rama. Dhe se Kryeministri po kerkon gjithnje e me shume te fshihet pas fteses per anetaresim ne NATO, per t'u bere bisht premtimeve te tij te parealizuara.
Gjate vizites se djeshme ne Korce, Kryeministri Berisha pergezoi ndertuesit per punen e lavderueshme qe kane bere ne rrugen Qafe Plloce-Korce. "Eshte shume e rendesishme qe ndertimi i kesaj rruge te perfundoje brenda afatit. Sic e shikoni, ketu eshte bere nje pune shume e lavderueshme. Ju falenderoj per punen e shkelqyer dhe shohim qe ne 3-4 muaj puna ketu ka avancuar dhe kjo fale perkushtimit tuaj", tha ai. Madje, premtoi se me 28 Nentor, Diten e Pavaresise, do te festohet se bashku me qytetaret e Korces, Pavaresine dhe perfundimin e kesaj rruge. Me pas, kreu i qeverise mori pjese ne perfundimin e godines se Qendres Komunitare te Komunes Bulgarec. Godina do te sherbeje si nje qender multifunksionale, me nje salle interneti, qender te trajnimit profesional dhe me sallen e mbledhjeve te Keshillit te Komunes, e cila do te ndiqet edhe nga qytetaret. Ai vijoi turin e djeshem dhe me perurimin e fillimit te punimeve per sistemin e kanalizimeve ne Dishnice. "Qeveria po pret njeri pas tjetrit shiritat e premtimeve te mbajtura", tha Berisha. Por vizitat e Kryeministrit nuk mbaruan me kaq. Ai peruroi dhe fillimin e punimeve te rruges ne Komunen e Liqenasit. Nderkohe qe u ndal ne plantacionin e molleve te fermerit Rakip Musai, ne Komunen Proger. Plantacioni i ndertuar ne vitin 2000, me nje siperfaqe 8.5 ha prodhon rreth 100 tone molle ne vit.
"Do kompensojme cmimin e bukes"
Kryeministri Sali Berisha premtoi dje se do te kompensoje deri ne qindarken e fundit rritjen e cmimit te bukes. Premtimin, Berisha e beri nga qyteti i Korces, ku u sugjeroi dhe fermereve qe te depozitojne projektet e tyre ne Ministrine e Bujqesise, ne menyre qe te perfitojne nga fondet per rritjen e metejshme te prodhimeve bujqesore.