Sherbimi Civil: Ja shkarkimet ne administrate per vitin 2007
E Diele, 18 Maj 2008
Deputetet do te debatojne neser mbi shkarkimet qe jane bere ne administraten shteterore. Anetaret e Komisionit parlamentar te Ligjeve do te shqyrtojne raportin e Komisionit te Sherbimit Civil per vitin 2007, ku nuk do te mungojne debatet e ashpra, duke qene se prej kohesh opozita akuzon qeverine se po shkarkon padrejtesisht specialistet, per te emeruar militantet e saj ne poste te rendesishme. Sipas raportit qe KSHC ka depozituar ne Kuvend, rezulton se per vitin 2007 jane ankuar prane ketij institucioni per shkarkime te padrejta nga puna 380 nepunes, 352 nga te cilat jane shqyrtuar. Ne raport theksohet se numri i ankesave, ne krahasim me dy vite me pare, eshte 50% me i ulet. Shifer kjo e cila cilesohet absurde nga opozita. Numrin me te madh te ankesave te zgjidhura per vitin 2007 e kap Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve, ku komisioni ka zgjidhur 150 ankesa nga punonjesit. Kjo per faktin se ankesat nga sektoret e tatimeve dhe doganave kane qene vitet e fundit ne numer shume te madh. Ne favor te nepunesve civil ne 2007-en jane zgjidhur 118 ankesa, ndersa kunder tyre, jane zgjidhur 159 ankesa. Ne mbledhjen e komisionit do te debatohet mbi procedurat e konkurrimit ne disa institucione te administrates shteterore. Vitin qe shkoi ky komision i quajti procedurat e konkurrimit ne disa institucione, te komprometuara dhe te padrejta. R.R