 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Legalizimet, tokat e lira ne proces te dyte
E Diele, 18 Maj 2008
Tokat e lira, qe do te evidentohen pas mbylljes se procesit te legalizimeve, do t'u kthehen subjekteve te shpronesuara. Megjithate, ky proces duket se nuk do te nis menjehere, sepse pritet qe te perfundoje evidentimi i trojeve te lira ne keto zona dhe do t'u kthehen ish- pronareve ne nje proces te mevonshem.
Sipas, burimeve zyrtare nga Agjencia e Legalizimit dhe Urbanizimit te Zonave Informale, siperfaqet e lira te tokave brenda zonave informale qe variojne nga 500 deri ne 1200 m2 do t'u kthehen ish-pronareve te ligjshem. Tashme me pergatitjen e dokumentacionit te nevojshem te zonave qe do te legalizohen, po punohet edhe per menyren se si do te kompensohen subjektet, prona e te cileve eshte zene nga keto ndertime pa leje. Nje nder variantet qe po diskutohet nga specialistet e ALUIZNI-t eshte edhe ai kompensimit te subjekteve te shpronesuara me tokat e lira qe do te mbeten ne zonat informale qe do te legalizohen. Pikerisht per kete ceshtje, specialistet e ALUIZNI-t theksojne se "per territoret qe jane brenda ketij territori qe ne paraqesim ne harta dhe presim te legalizohen, por qe jane hapesira te lira nga 500, 800 deri ne 1200 metra katrore, do te identifikohen dhe do t'u kthehen pronareve te ligjshem".
Ne ligjin ne fuqi te legalizimeve, ish-pronaret kompensoheshin ne natyre ose ne leke, pasi prona e legalizuar eshte regjistruar ne regjistrat e pronave te paluajtshme. Kjo eshte e sanksionuar ne nenin 15 te ligjit per legalizimet. Pika 2 e ketij neni sqaron: "Ne rast se parcela ndertimore e legalizuar figuron ne regjistrat e pronave te paluajtshme ne emer te subjekteve private, atehere me regjistrimin e lejes se legalizimit, subjektit privat i lind e drejta per shperblim ne natyre ose ne leke". Me tej, ne piken 3, te nenit 15, te ligjit per legalizimet, behet e ditur se "zyra e regjistrimit te pasurise se paluajtshme, per te gjitha rastet e konstatuara ne piken 2 te ketij neni, i dergon Keshillit te Ministrave cdo 3 muaj listen e subjekteve fizike ose juridike qe shperblehen sipas ketij ligji, me te dhenat per cdo pronar dhe siperfaqet takuese". Pra, sipas ketij neni, me pare kryhej procesi i legalizimit te nje objekti pa leje, me pas kompensimi i truallit ne te cilin eshte ndertuar ky objekt. Tashme pas ndryshimeve qe pritet ti behen ligjit te legalizimeve do te percaktohet qartesisht se nuk do te jepet asnje leje legalizimi apo titull pronesie, para se te kryhet procesi i kompensimit te pronareve te ligjshem te truallit ku eshte ngritur objekti
Nderkohe, sipas nje vendimi te Keshillit te Ministrave, e gjithe siperfaqja e zene nga nderimet pa leje do te kompensohet si siperfaqe toke truall. Qeveria percakton se per efekt te perllogaritjes se siperfaqes te zene nga ndertimi informal, qe kompensohet, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave ne qark e trajton ate si truall. Shkaku i marrjes se ketij vendimi ka qene sepse vleresimi i cmimit do te behet sipas metodikes per vleresimin e prones se paluajtshme, qe kompensohet, dhe asaj qe do te sherbeje per kompensim. Megjithate, tashme pritet te behen ndryshimet e reja te ligjit per legalizimet dhe vetem atehere do te percaktohen ne menyre perfundimtare te gjitha procedurat ne zbatim te ketij ligji.
Tre kategori ndertimesh perfitojne
Aktualisht, legalizimi i objekteve te ndertuara ne zonat informale ka perfshire tre kategori kryesore ndertimesh. Keshtu, kategoria e pare e ndertimeve, eshte ajo kategori ku te gjithe jane pajisur menjehere me lejen e legalizimit. Keto objekte jane ndertuar ne pronat e vete pronareve dhe, duke qene se nuk kane asnje problem ne plotesim dokumentacioni, jane pajisur me leje legalizimi. Kategoria e dyte eshte ajo, ku jane ndertime te bera mbi token shteterore, dhe kane tashme dokumentacionin e gatshem. Kategoria e trete, jane ato objekte, qe jane ndertuar mbi pronen e tjetrit. Per sa i perket kesaj kategorie, nga ana e ALUIZNI-t, ka nisur bashkepunimi me ZRPP per listen e pronareve te ligjshem. Pasi te dorezohen keto lista, atehere do te filloje kompensimi i subjekteve te shpronesuara dhe do te ecet me pas me dhenien e tapive per personat qe kane ndertuar pa leje.
Si do te vazhdojne legalizimet
Menjehere pasi zonat informale miratohen nga Keshillat perkates te Qarqeve, do te jete KRTRRSH-ja, ajo qe do te vendos vulen perfundimtare nese keto zona do te perfitojne nga procesi i legalizimeve. Gjithmone ketu behet fjale per siperfaqe mbi 5 hektare, pasi per zona me te vogla do te jene vetem KRT-te ato qe do te vendosin. Pas kesaj procedure do te jete ALUIZNI qe do te kontaktoje me personat e interesuar. Keta te fundit, ne rast se e kane truallin prone te tyre do te paguajne vetem per procedurat administrative, ne rast te kundert do te paguajne dhe vleren e truallit sipas ligjeve qe jane ne fuqi. Vetem pasi prane ALUIZNI-t te jene paraqitur faturat perkatese do te veprohet me hipotekimin e ndertesave. Nderkohe, me marrjen e lejes se legalizimit, bankat do te kene mundesi qe te japin kredi. Pasi vendimi i ALUIZNI-t ne kete rast cilesohet zyrtar dhe shteti ka dhene garancine qe objekti nuk do te shembet per asnje rast.
80 per qind e fondit te parave qe do te grumbullohet nga pagesat e subjekteve per te legalizuar objektin e ndertuar do te kaloje per kompensimin e pronareve te truallit te zene me ndertime.
1200 m2 eshte siperfaqja maksimale e tokes se lire qe mendohet t'u kthehet ish-pronareve brenda zonave informale. Nderkohe qe, siperfaqja me e vogel eshte menduar qe te jete deri ne 500 m2.
400 Mije leke eshte vlera maksimale e pageses qe do derdhe ndertuesi i objektit ne zone informale sipas siperfaqes qe ka ndertuar. Kjo shifer eshte percaktuar vetem per objektet qe kane destinacion banimi.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Vaji ukrainas, "furtune" ne Greqi
- Rikthehet gara ne Akademi, 150 vende per police
- Emerimi i kancelarit, rektoret akuza Pollos
- Universitetet, rregullore per te shmangur kaosin
- Maturantet jashte, 20 kerkesa per studime ne vendlindje
- Pi ilacet e se emes, ne rrezik 3-vjecarja
- Trafikimi ne Norvegji, mbrojtja konteston provat
- Plagosja e dyfishte ne Kuzum Baba, pranga 24-vjecarit
- Korsite e rezervuara, zhduken parkingjet
- Barazia gjinore, grate jashte politikes
- Projektligji i SIDA-s, shoqata e te prekurve kunder
- QSUT, me pavijon per te alkoolizuarit
- "Anglishtja, te dyfishohet numri i oreve te mesimit"
- Shkollat, "djegin" parate e prinderve
- Tirana me kembesore dhe bicikleta
|
|