Skandali me pronat e Kasharit, policia kunder ekspertizes: Kamberi vrau veten
Artan Cena
E Diele, 18 Maj 2008
Policia e Tiranes ka reaguar ne lidhje me vdekjen e Gani Kamberit, me 13 tetor te vitit 2007. Per uniformat blu, ende nuk eshte zbardhur e plote ngjarja, pasi pritet raporti i Institutit te Mjekesise-Ligjore, qe ende nuk ka dale. Sipas policise, deri me tani dhe me zhvarrimin e bere me daten 13 maj, Gani Kamberi, 50 vjec, qe u gjend i pajete buze nje perroi, me nje pistolete prane, nente muaj me pare, eshte vetevrare dhe jo vrare. Zyrtarisht, dje, policia ka sjelle sqarimin e saj rreth kesaj ceshtjeje, shume te perfolur ditet e fundit, marre shkas pas zhvarrimit nga prokuroria, dhe qe aktualisht pritet rezultati i ekspertizes mjekoligjore.
Ne nje deklarate zyrtare, nje dite me pare, policia e kryeqytetit deklaroi se, "nga analiza e fakteve paraprake dhe analiza e detajuar e akteve te ekspertimit, rezultonte se kishim te benim me nje shkaktim te paster te vetevrasjes se Gani Kamberit, ku faktoret plotesues te qitjes me doren e djathte te viktimes; drejtimi i qitjes djathtas (vrime hyrje, dalje kafka pjesa lart majtas) konstatimi i faktoreve plotesues te qitjes ne pjesen kockore te vrimes hyrese te plumbit. Te gjitha konkluzionet e eksperteve te zyrave te ndryshme, tregojne se jane karakteristika qe konstatohen ne te gjitha rastet e shkaktimit te vetevrasjes". Nderkaq, uniformat blu te Tiranes, kane kerkuar nga media, qe te mos abuzohej ne lidhje me vdekjen e 50-vjecarit nga Kashari. Sipas saj, veprimet e para hetimore ne lidhje me ngjarjen e ndodhur me 13 tetor 2007, ne fshatin Kashar, mbi shkaktimin e vetevrasjes se 50-vjecarit Gani Kamberit, jane kryer nen drejtimin e pjesemarrjen e drejtperdrejte te prokurorit te gatshem te Prokurorise se Rrethit Tirane".
Policia e Tiranes tha se "grupi hetimor, nen drejtimin e prokurorit te ceshtjes, gjate gjithe periudhes gati njemujore, kohe ne te cilen perpilohen e perfitohen aktet perkatese te sipercituara nga eksperte te fushave perkatese, prane Institutit te Policise Shkencore dhe Institutit te Mjekesise Ligjore, kane percaktuar dhe kryer nje sere veprimesh te tjera hetimore per sqarimin e rrethanave, pyetjes se personave te tjere qe tregonin rrethana te dobishme per hetim etj. Dhe nga teresia e pyetjeve e veprimeve hetimore nuk ka rezultuar ndryshimi i cilesimit te vepres penale". "Edhe pas keqyrjes se veprimeve hetimore qe kane te bejne me ekzaminimin e trupit te viktimes, date 13 maj 2008, perseri specialistet dhe ekspertet perkates mbeten ne te njejtat perfundime te nxjerra ne muajin tetor te vitit 2007, gje e cila nuk le vend per klasifikim tjeter apo keq interpretim", tha policia.
Prokuroria ne pritje te Mjekesise Ligjore
Raporti i mjekesise ligjore mbi kufomen e Gani Kamberit pritet te jape pergjigjen perfundimtare per ceshtjen aq te perfolur te vetevrasjes. Nje gje e tille eshte pohuar nje dite me pare nga burime te prokurorise, sipas te cilave, rezultati i ekspertizes se Mjekesise Ligjore pritet te dale javen e ardhshme me raportin perfundimtar mbi autopsine e kufomes se Kamberit. Sakaq, burimet shtuan se kufoma e zhvarrosur para tri ditesh me urdher te prokurorise se Tiranes pas pretendimeve te familjareve se i afermi i tyre eshte vrare, po i nenshtrohet ekzaminimit mjekoligjor. Nderkohe qe grupi hetimor, krahas procedimit me deshmite per kete ngjarje mbetet ne pritje edhe te raportit te Mjekesise Ligjore, qe pritet te dale nga java qe vjen. Prokuroria e Tiranes ka ngritur se fundmi hipotezen se shtetasi Gani Kamberi, 50 vjec, eshte vrare, perkunder asaj te ngritur ne fillim se ai i kishte dhene fund jetes ne kushtet e nje depresioni. Trupi i pajete i Kamberit u gjet tetorin e vitit 2007 buze nje perroi ne komunen e Kasharit.
Familjaret: Ganiun e kane vrare per tokat
Familjaret e te ndjerit, bashkeshortja Valbona Kamberi dhe djali, Eltoni, kane qene te paret qe kembengulen se Ganiu ishte ekzekutuar pas konflikteve per pronesi. Ata kane deshmuar ne prokurori gjate muajve nentor-dhjetor, duke ndryshuar rrjedhen e hetimeve. Nderkohe qe skandali i pronave, qe coi ne pranga edhe 10 zyrtare te komunes, ishte nje fakt se Kamberi mund te ishte flijuar per te mos dale me tej kjo afere nga viti 2001-2007 me mbivendosjet e pronave dhe lejet e ndertimit. Familjaret e te ndjerit permenden edhe emrin e nje personi, qe e kishte rrahur tre here Ganiun, pasi ky e akuzonte se i kishte zaptuar pronen. Familja pretendon se i jane marre padrejtesisht tokat e paraardhesve ne nje siperfaqe prej 10 hektaresh e qe ndodhen ne nje zone te lakmuar, anash autostrades Tirane-Durres, ku jane ngritur qindra biznese. Prokuroria konfirmon se Gani Kamberi, disa dite para se te vdiste, kishte denoncuar me emra zhvatjen e tokave te tij ne Kashar.
Provat sipas eksperteve
Demtimet e shumta te kokes, qe nuk mund te shkaktohen vetem nga plumbi
Vrima tejshpuese dhe pozicioni i plages nuk mund te shkaktohen me veteqitje
Pas nje vetevrasjeje, arma nuk mund te mbahet e shtrenguar nga viktima
Pozicioni i renies se trupit ne toke eshte i dyshimte dhe i ndryshem
Sasia e paket e gjakut ne vendngjarje hedh dyshime se personi eshte vrare ne vend tjeter dhe eshte cuar ne tjeter zone
Mungesa e gezhojes se armes ne vendngjarje, perforcon dyshimet se trupi eshte levizur
Provat sipas policise
Faktoret plotesues te qitjes me doren e djathte te viktimes
Drejtimi i qitjes se plumbit djathtas
Vrime hyrje, dalje kafka pjesa lart majtas
Faktore plotesues te qitjes ne pjesen kockore te vrimes hyrese te plumbit
Keqyrja e vendit te ngjarjes diten e ngjarjes dhe me pas
Marrja ne pyetje e deshmitareve, te cilet deklarojne se e kane pare
Keqyrjes siperfaqesore te kufomes nga ekspertet
9 Muaj me pare, me daten 13 tetor te vitit 2007, Gani Kamberi eshte gjetur i vdekur buze nje pellgu me uje, disa metra larg shtepise se tij. Ceshtja u mbyll si vetevrasje, por po rihetohet dhe nje here