Vrasja per 12 milione e shefit te supermaketit te VEFA-s
E Diele, 18 Maj 2008
Piro Konini, i cili mblidhte parate e supermarketit te shoqerise "VEFA", qe ndodhej ne rrugen "Naim Frasheri", prane Drejtorise se Policise se Tiranes, u kishte rene ne sy te akuzuarve per kete ngjarje, te ndodhur ne fillim te muajit prill. Sipas Prokurorise se Krimeve te Renda, ka qene i pandehuri Gezim Gjoni, ai qe i ka thene te akuzuarit tjeter, Orik Shyti, per shumen e madhe qe mblidhej ne supermarket dhe keto i merrte e i dergonte ne shtepi, viktima e tyre e ardhshme, Piro Konini, i cili kishte shtepine ne nje pallat pas Gjykates se Tiranes, ne krah te nje shkolle 9-vjecare. Ne momentin e ngjarjes ne kete zone, kane qene te pranishem dhe shume njerez te tjere, te cilet kane dhene deshmite e tyre.
...Rreth fundit te muajit mars dhe fillimit te muajit prill, te vitit 1995, i pandehuri Gezim Gjoni kishte marre vesh hollesi mbi levizjen e parave qe benin punonjesit e supermarketit te shoqerise VEFA, te ndodhur ne rrugen "Naim Frasherit" te qytetit te Tiranes. Me pas i pandehuri Gezim Gjoni, ia ka treguar te pandehurit Orik Shyti dhe ky fundit mbasi ka marre kete informacion, eshte perqendruar dhe ka studiuar levizjet qe bente viktima Piro Konini, i cili duke qene punonjes i shoqerise VEFA, merrte sasi te medha parash nga nje vend i ndodhur prapa ish-ekspozites "Shqiperi Sot" dhe i conte tek nje pallat i ndodhur prapa Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane, ne te cilin ai banonte.
Ne daten 11.04.1995, te pandehurit Orik Shyti, Altin Arapi, Roland Shyti dhe Enkeled Agaj, duke udhetuar me nje veture tip "Ford Sierra", pa targa, kane shkuar mbrapa Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane. Ata ishin te armatosur perkatesisht, i pandehuri Orik me nje pistolete "Magnum", te pandehurit Altin Arapi dhe Roland Shyti me pistoleta "TT" dhe Enkeled Agaj me nje automatik "Scorpions". Te pandehurit jane pozicionuar ne nje vend te tille, nga ku shihnin zyrat e shoqerise VEFA, te ndodhura pas ish-ekspozites "Shqiperia Sot". Rreth ores 15:30, ata kane konstatuar se viktima Piro Konini po vinte drejte pallatit ku banonte, me nje veture tip "Mazda 626". Te pandehurit Orik dhe Roland kane zbritur nga makina dhe kane shkuar ne hyrjen e pallatit ku banonte viktima dhe jane pozicionuar ne katin e dyte te tij. Ndersa i pandehuri Altin dhe shtetasi Enkeled Agaj, kane qendruar me makinen gati te nje pallat me tej. Ata ishin ne pritje per te degjuar te shtenat, me qellim qe me pas te afroheshin dhe te merrnin dy te pandehurit e tjere. Ne momentin qe viktima ka ardhur tek pallati, ka zbritur nga makina dhe eshte futur ne banesen e tij, qe ndodhej ne katin e pare te pallatit. Duke qene se dy te pandehurit Orik dhe Roland, ndodheshin ne katin e dyte, ata nuk kane arritur qe te sulmojne viktimen dhe mbasi viktima ka hyre ne shtepi, ata jane larguar dhe kane shkuar te makina ku i prisnin i pandehuri Altin dhe Enkeled Agaj, duke vendosur bashkerisht qe vjedhjen ta realizonin te nesermen. Meqenese viktima e kishte shtepine ne katin e pare te pallatit, te pandehurit Orik dhe Roland do te qendronin ne shesh pushimin midis katit te pare dhe te dyte, me qellim qe te zbrisnin menjehere per te realizuar vjedhjen.
Diten e neserme, date 12. 04. 1995, rreth ores 15:30, viktima Piro Konini ka dale nga zyrat e shoqerise VEFA, te pershkruara me siper duke pasur me vete dy canta te mbushura me para, me nje vlere te pergjithshme prej rreth 12 milion leke. Mbasi ka hipur ne veturen e tij tip "Mazda 626", ai eshte nisur ne drejtim te pallatit ku banonte. Kur ka arritur atje, viktima ka ndaluar makinen dhe ka dale jashte duke marre me vete dhe dy cantat e mbushura me para dhe ka hyre ne hyrjen e pallatit. Nderkohe te pandehurit Orik dhe Roland kane zbritur menjehere nga sheshpushimi dhe i pandehuri Orik ka qelluar dy here me armen e tij tip revolver "Magnum", ne drejtim te viktimes. Si pasoje e goditjes viktima ka rene pertoke i vdekur, ndersa te pandehurit Orik dhe Roland i kane marre dy cantat me para qe ai kishte me vete. Menjehere mbas te shtenave, i pandehuri Altin dhe shtetasi Enkeled Agaj, jane afruar me veturen tip "Ford Siera" me ngjyre blu, te cilen e drejtonte Enkeled Agaj dhe ne te kane hipur edhe te pandehurit Orik dhe Roland. Ne momentin qe jane afruar dhe ende pa hipur dhe dy te pandehurit ne makine, i pandehuri Altin ka qelluar me armen e tij te zjarrit tip pistolete "TT", ne drejtim te vetures se viktimes, me qellim per krijuar panik dhe per te mundesuar largimin e tyre pa ndonje problem te mundshem. Si pasoje e ketyre te shtenave jane thyer dy xhamat anesore te vetures se viktimes.
Mbasi jane larguar nga vendi i ngjarjes, tre te pandehurit dhe shtetasi Enkeled Agaj, kane udhetuar me veturen tip "Ford Siera", me ngjyre blu, duke shkuar fillimisht ne drejtim te qendres duke kaluar nga rruga "Myslym Shyri" dhe me pas kane kaluar ne rrugen e Kavajes dhe te dyqani i "Samsung"-ut, kane zbritur te pandehurit Orik dhe Roland. Ndersa i pandehuri Altin dhe Enkeled Agaj, kane vazhduar me tej, duke ndjekur nje rruge me shume devijime dhe kane perfunduar ne afersi te "Shkolles se Kuqe", ku kane parkuar veturen ne nje parking aty afer. Cantat me para dhe armet, me te cilat ishte realizuar vjedhja, i lane brenda ne makine. Te dy keta persona kane dale ne unaze dhe aty ka ardhur dhe i ka marre i pandehuri Gezim Gjoni, te cilin e kishte derguar i pandehuri Orik Shyti. Rreth ores 18:00-19:00, te pandehurit Orik Shyti, Altin Arapi dhe Enkeled Agaj, kane shkuar tek parkingu ku kishin parkuar veturen tip "Ford Siera" me te cilen realizuan vjedhjen dhe kane marre dy cantat me para, si dhe armet.
Ne mbremje, ne nje banese qe te pandehurit kishin marre me qira dhe qe ndodhej ne afersi te gjimnazit "Petro Nini Luarasi", te pandehurit kane realizuar ndarjen e parave te vjedhura. Sipas ndarjes se bere te pandehurit Gezim Gjoni dhe Roland Shyti, kane marre secili nga nje sasi prej 1 milion lekesh, ndersa Enkeledi Agaj ka marre nje sasi prej 300 mije lekesh.
Fakti kriminal i sulmit me arme, me qellim per te vjedhur pasuri, nga kater persona, ne menyren se si u pershkrua hollesisht me siper, provohet nga deshmitaret okulare Thomaice Konini dhe Eduart Gjini (deshmia e tyre u kundershtua pjeserisht me deklarimet e dhena gjate hetimeve paraprake). Theniet e deshmitares Thomaice Konini, provuan faktin qe viktima Piro Konini u qellua dy here nga njeri prej dy personave te cilet zbriten nga pallati, faktin nga personat e mesiperm, ishin marre cantat qe kishte viktima, faktin qe ne vendngjarje ishte afruar edhe nje makine tjeter tip "Ford" me ngjyre blu te erret, brenda te ciles ndodheshin dhe dy persona te tjere, faktin qe mbas ardhjes se kesaj makine ishte qelluar ne drejtim te saj dhe te makines se Piros, te ciles i ishin thyer dhe dy xhamat anesore, si dhe faktin qe nje dite me pare ajo ne te njejten ores kishte konstatuar prezencen ne shkallet e pallatit te dy personave te panjohur per te. Deshmitari Eduart Gjini, deshmia e te cilit u kundershtua pjeserisht gjate gjykimit, me theniet e tij provoi faktin se kishte degjuar disa krisma dhe kur kishte dale ne ballkon kishte para nje makine "Ford Siera" prodhim i ri, nga ato me portobagazh te prere, me ngjyre blu jo shume te erret, e cila po largohej me shpejtesi ne drejtim te rruges "Myslym Shyri". Fakti i vdekjes se Piro Konini, shkaku i saj dhe mekanizmit te kryerjes, provohen nga keqyrja e kufomes se bashku me tabelen fotografike dhe akti mjekoligjor numer 40, date 12.04.1995, sipas te cileve rezulton se ne trupin e viktimes u evidentuan dy plage tejshkuese, njera ne koke me vrime hyrje siper djathtas dhe vrime dalje djathtas prapa veshit (lart poshte) dhe tjetra ne bark me vrime hyrje ne anen e majte te barkut dhe dalje ne mollaqen e majte (drejtim lart poshte), te cilat jane shkaktuar me arme zjarri. Nga pozicioni i vrimave te hyrjes dhe te daljes, rezulton qarte se viktima eshte qelluar nga perpara me nje drejtim qitje nga lart poshte, cka provon edhe faktin qe personi qe ka qelluar me arme zjarri (i pandehuri Orik Shyti) ka qene ne nje pozicion pak me siper se viktima. Nga keqyrja e vendit te ngjarjes provohet fakti se viktima eshte qelluar dhe ka rene pertoke, pikerisht ne sheshin ne hyrje te shkalles, sapo fillojne shkallet, vend ne te cilin evidentohet prania e nje pellgu gjaku.
Fakti kriminal, pohohet sikurse u pershkrua me siper edhe nga deklarimet e Enkeled Agaj, i cili ka shpjeguar ne menyre te hollesishme te gjitha veprimet e kryera nga te pandehurit si ne momentin e ngjarjes dhe para dhe pas saj, perfshi dhe ato veprime te kryera nje dite me pare. Shpjegimet e tij, jane sakta dhe shume te rendesishme per rindertimin e faktit kriminal. Por ato kane cilesine e deklarimeve te personit te bashkepandehur ne te njejten veper penale, ndaj akuza i cmon si te verteta dhe te besueshme, pasi ato mbeshteten nga elemente te tjera te natyres objektive, te cilet konfirmojne vertetesine e tyre (neni 152.3 i K. Pr. P.). Elementet mbeshtetes te pohimeve te te bashkepandehurve ne te njejtin procedim, po i paraqitim ne vijim:
1. Procesverbali i keqyrjes se vendit te ngjarjes mbeshtet faktin se, ne vendin e ngjarjes u gjeten tre gezhoja kaliber 7.62 mm. Sipas aktit te ekspertimit tekniko-balistik numer 257 date 13. 04. 1995, rezulton se te tre keto gezhoja jane qitur nga nje pistolete tip "TT".
Keto fakte, mbeshtetin objektivisht shpjegimet e bashkepandehurit Enkeledi Agaj, i cili ka deklaruar se kunder viktimes ka qelluar i pandehuri Orik Shyti, i cili kishte nje revolver tip "Magnum". Kjo arme, duke qene me mulli, nuk i nxjerr gezhojat jashte saj dhe keshtu shpjegohet edhe fakti qe ne vendngjarje ne afersi te vendit ku ka rene viktima nuk jane gjetur gezhoja. Ai ka deklaruar gjithashtu se, i pandehuri Altin Arapi kishte nje pistolete tip "TT" dhe nga gjithe provat e tjera rezulton se eshte ky i pandehuri personi qe ka qelluar ne momentin kur eshte afruar ne vendin e ngjarjes me makinen tip "Ford Siera".
2. Sekuestrimi i vetures "Ford Siera", me targe NI-NB 48, te gjetur dhe sekuestruar ne banesen e te pandehurit Gezim Gjoni dhe keqyrja e saj, mbeshtetin objektivisht theniet e bashkepandehurit Enkeledi Agaj, qe per realizimin e vepres penale, te pandehurit kishin perdorur nje veture. Dokumenti provon faktin qe z. Shkelqim Xhaja i eshte dhene leje per nje automjet, por nga permbajtja e tij nuk provohet se ky automjet eshte i markes "Ford Sierra", nuk provohet cfare numri shasie ka pasur, nuk provohet cfare ngjyre ka pasur, nuk provohet nese ndodhet ende ne Gjermani apo ka dale nga territori i ketij shteti, etj. Per me teper, nga theniet e te bashkepandehurit Enkeledi Agaj, per asnje moment nuk rezulton qe te jete permendur fakti qe vetura tip "Ford Siera" e perdorur ne ngjarje te kishte targen NI-NB 48. I bashkepandehuri ka shpjeguar se mjeti ishte pa targe.
Pra, dokumenti ne fjale nuk ka asnje vlere provuese dhe nuk rrezon faktet objekt prove qe lidhen me akuzat dhe konkretisht faktet qe provueshmeria e disa episodeve te akuzes, lidhet edhe me pranine ne vendngjarjet respektive te nje automjeti te markes "Ford Sierra", me ngjyre blu tip "Ford Siera", pa targa. Ne lidhje me kete veture, gjate gjykimit, nga ana e mbrojtjes u ngrit pretendimi se ajo ka hyre ne Shqiperi mbas ngjarjes se mesiperme. Per te provuar kete fakt, mbrojtja paraqiti nje dokument te leshuar nga autoritetet gjermane, sipas te cilit ne periudhen nga 02.05.1996-16.06.1996, Shkelqim Xhajas, i eshte dhene leja per nje automjet me targe NI-NB 48.
3. Akti i ekspertimit numer 257, date 13.04.1995, mbeshteti faktin se e njejta arme tip pistolete "TT" qe eshte perdorur ne kete ngjarje, eshte perdorur edhe ne rastin e vjedhjes se firmes "Gjallica", te ndodhur ne daten 13.12.1994 dhe firmes "IAP", te ndodhur ne daten 07.12.1994. Ky konkluzion mbeshtet vertetesine e deklarimeve te te pandehurit ne lidhje me kete episod kriminal si dhe per episodet e tjera.
Gjate ketij gjykimi nga ana mbrojtjes u ngriten pretendime ne lidhje me konkluzionin e aktit te ekspertimit tekniko balistik gezhojash numer 257, date 13.04.1995. Sikurse e kemi theksuar edhe me pare, perkunder sa pretendon mbrojtja, konkluzioni i ketij akti eshte absolutisht i sakte dhe aspak i dyshimte. Me aktin e ekspertimit numer 831 date 08.12.1994 jane ekspertuar gezhojat e gjetura ne vendngjarjen e dates 07.12.2004, te vjedhjes me arme te firmes "IAP". Akti i ekspertimit numer 858, date 17.12.1994 ka krahasuar tre gezhoja pistolete "TT" te ngjarjes se mesiperme me nje gezhoje te gjetur ne vendngjarjen e vrasjes se Edmond Lika, tek Ura e Limuthit ne daten 10.03.1994, duke u arritur ne konkluzionin se ato jane qitur nga e njejta arme. Ndersa akti i ekspertimit numer 78, date 30.01.1995 eshte kryer nga tre eksperte dhe eshte bere ne vazhdim te ekspertimit te kryer me aktin numer 858, date 17.12.1994. Kjo rezulton qarte nga vete permbajtja e aktit si dhe nga shkresa numer 1316/1, date 02.09.2004 e Institutit te Policise Shkencore, e cila ndodhet ne fashikullin e gjykimit. Te pandehurit Orik Shyti, Altin Arapi dhe Roland Shyti, cmojme se ata duhet te pergjigjen sipas neneve 141 e 28 te Kodit Penal.
Provat e prokurorise
Akuza nuk sheh te kete ndonje pasaktesi edhe lidhur me faktin se gjate ekspertimit balistik te gezhojave te gjetura ne vendngjarjen e vjedhjes me arme te firmes "Gjallica", nuk eshte arritur ne konkluzionin e gezhoja 7.62 mm e gjetur ne kete vendngjarje eshte e qitur nga e njejta arme qe ka qitur tre gezhojat e gjetura ne vendngjarjen e dates 07.12.1994 te vjedhjes me arme te firmes "IAP". Sikurse rezulton qarte nga permbajtja e aktit te ekspertimit balistik gezhojash numer 7, date 07.01.1995 si dhe e vendimit perkates nuk eshte shtruar pyetje dhe nuk ka qene objekt ekspertimi krahasimi i gezhojave te kesaj vendngjarje me vendngjarjet e tjera. Ne fund te aktit nga ana e eksperteve eshte bere shenimi "qe pese gezhojat dhe dy predhat objekt ekspertimi mbahen ne Laboratorin Qendror Kriminalistik, per ekzaminime te metejshme." Keshtu qe gezhoja 7.62 e kesaj vendngjarje, me pas ne daten 13.04.1995, i eshte nenshtruar krahasimit me tre gezhojat e gjetura ne vendngjarjen e vjedhjes me pasoje vdekjen te shtetasit Piro Konini, duke u perpiluar akti i ekspertimit numer 257, date 13.04.1995. Fakti kriminal i parashtruar dhe i provuar si me siper, duhet te cilesohet juridikisht si vjedhje me pasoje vdekjen, e kryer ne bashkepunim. Pasoja e vdekjes se Piro Konini eshte e provuar, sikurse vleresohet e provuar edhe vjedhja e shumes prej 12 milione lekesh te reja.
Akuzat per Gezim Gjonin
Lidhur me kete episod kriminal, akuza cmon se duhet te diskutohet cilesimi juridik i veprimeve te kryera nga i pandehuri Gezim Gjoni. Akuza cmon te provuar kontributin e tij ne krim, para dhe pas ngjarjes, si dhe pranon te besueshme deklarimet e Enkeled Agajt se per kete kontribut ai eshte shperblyer nga i pandehuri Orik Shyti me 1 milion leke. Pra, ndersa ky i pandehur ka qene plotesisht i ndergjegjshem dhe ka kontribuar ne rolin e ndihmesit per vjedhjen me dhune te viktimes Piro Konini, duke qene se nuk ka qene i pranishem ne kryerjen e krimit, juridikisht ai nuk duhet te pergjigjet per pasojen e ardhur, vdekjen e shtetasit Piro Konini, pasi nuk mund te provohet se ai ka qene ne dijeni per modalitetet e ekzekutimit te krimit dhe as qe kete pasoje ai ta kete deshiruar. Pra, per kete episod kriminal, cmojme se akuza ne ngarkim te te pandehurit Gezim Gjoni, duhet te rikualifikohet nga vjedhje me pasoje vdekjen, ne vjedhje me dhune, te kryer ne kuader te organizates kriminale, sipas neneve 139 dhe 28 te Kodit Penal.
"Tre persona me makine 'Ford', e vrane Koninin"
Avokatet mbrojtes te te pandehurve te "Hakmarrjes per Drejtesi", kane kundershtuar provat e Prokurorise, ne procesin e pare te zhvilluar ne Gjykaten e Tiranes, i cili u mbyll ne vitin 2003. Nderkohe qe ata kane kundershtuar dhe deshmine e dhene nga njeri prej deshmitareve P. Gjini, duke treguar se prokurori i ceshtjes nuk ka dashur te marre kete deshmi, por nuk e ka kundershtuar kete. Nderkaq qe dhe banoret kane treguar per gazeten, ngjarjen e ndodhur 13 vite me pare, ne nje nga zonat e populluara te kryeqytetit, ne krah te rruges "Myslym Shyri", pas gjykates.
BANORET
Ne vendin ku ka ndodhur ngjarja 13 vjet me pare, banoret qe ende jane aty e mbajne mend se si ka ndodhur. Ata shprehen se, ka qene nje makine tip "Ford" me targa italiane, e cila ka qelluar mbi Piro Koninin, duke e lene te vdekur. Ata deklarojne se, ai ka qene njeri i mire dhe shikonte punen e tij. Konini ishte punesuar te marketi i firmes "VEFA" dhe ne fund te cdo turni, ai merrte parate dhe i dergonte ne shtepine e tij, qe e kishte disa dhjetera metra me poshte pas Gjykates se Shkalles se Pare te Tiranes. Konini ishte shefi i supermarketit dhe pikerisht per kete gje, udhetonte me parate e xhiros. Por disa dhjetera metra para se te mberrinte ne shtepine e tij, kishte disa zyra dhe firma piramidale ne te cilen ai punonte. Por duke qene se, shefi i supermaketit levizte gjithmone me makine, vjedhja me pasoje vdekjen e tij, ishte llogaritur qe te behej ne momentin kur Konini te zbriste nga makina, se bashku me parate. Per banoret e zones, dhe fqinjet e tij, vjedhja eshte kryer nga dy persona nderkohe qe nje i trete i priste ne makine. Sipas deklarimeve te tyre, te dhene per gazeten, vrasja dhe marrja e parave eshte bere nga te rinj, qe flisnin gjuhe nga veriu, e jo nga jugu.
MBROJTJA
Deshmitarin P. G. akuza, ne kerkesen per gjykim, faqe 38, e paraqet si personin qe i ka dhene informata Orik Shytit per te grabitur kambistin Piro Konini. Ne seancen e dates 27. 09. 2000 ky deshmitar shpjegoi se ishte arrestuar, keqtrajtuar dhe mbajtur 5 muaj ne burg dhe se ende nuk e kuptonte perse e burgosen. Gjithashtu, tha se Orik Shytin nuk e kishte njohur dhe nuk e njihte. Ai tregoi se rasti i takimit qe pretendon akuza nuk kishte te bente me Orik Shytin, por me Gezim Gjonin dhe nje shokun e Gezimit, qe ishte i moshes se Gezimit dhe P., se ne ate takim s'ishte biseduar asgje per P. Koninin a ndokend tjeter, se biseda ishte bere per blerje lendesh ndertimi dhe gati nje vit pasi kishte ndodhur ngjarja e P. Koninit, date qe deshmitari e fiksoi duke iu referuar dates se marteses se tij. Me kete rast po kujtojme nervozizmin qe shfaqi zoti Kalaja. Sapo e pa ne salle deshmitarin, prokurori kerkoi te shikonte nese ishte ne listen e tij te dorezuar ne gjykate. Kur u bind se e kishte shenuar vete ne liste, ndonese pa adrese, nuk e kundershtoi deshmine e z. Gjini. Nga permbajtja e ketyre deshmive u kuptua se mos shenimi i adreses ne listen perkatese nuk kishte per shkak mosnjohjen e saj, as friken se mos deshmitari ndryshonte theniet para gjykates, sepse asnje deshmi nuk provonte fajesine e te pandehurve, prandaj askush nuk i ndryshoi theniet. Shkak s'mund te jete as harresa, kete e perjashtojne faktet qe vazhdojne.