 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Te jetosh ne Itali dhe te sigurohesh ne Shqiperi
E Diele, 18 Maj 2008
INAS, Instituti i Mbrojtjes (Patronati) i CISL-it dhe ISSH, promovuan ne Rome, me 7 maj, Protokollin e Bashkepunimit per konsulencen ndaj emigranteve lidhur me pagesat e kontributeve vullnetare ne Shqiperi per Sigurimet Shoqerore.
Protokolli u promovua nga Presidenti i INAS- CISL, Antonio Sorgi dhe drejtoresha e Institutit te Sigurimeve Shoqerore, Evelina Koldashi.
Ne nisje te ketij promovimi, foli ambasadori i Shqiperise ne Rome, Llesh Kola, i cili e konsideroi arritjen e ketij protokolli si nje hap te rendesishem ne informimin e shtetasve shqiptare lidhur me te drejtat e tyre ne Sigurimet Shoqerore ne Shqiperi.
Ne baze te ketij protokolli, INAS merr persiper qe te asistoje falas ne dhenien e informacionit per 420 mije emigrante legale qe ndodhen sot ne territorin italian permes 800 zyrave te saj ne te gjithe vendin. Nje fletepalosje e pergatitur ne dy gjuhe, italisht dhe shqip, permban te dhenat thelbesore te pagesave ne menyre vullnetare. "Dua te garantoj se, cdokush qe ka pasur nje historik marredheniesh kontributive ne Shqiperi, mund te konfirmoje zyrtarisht informacionin mbi kete periudhe dhe mund te beje plotesimet e nevojshme, te kerkuara nga ligji, nepermjet derdhjes se kontributeve, per te perfituar mbrojtje sociale ne moshen e trete. Deshiroj te siguroj gjithe shqiptaret qe punojne dhe jetojne ne Itali, se eshte ne detyren tone jo vetem administrative dhe ligjore, por edhe sociale, per te garantuar cdo qindarke te derdhur gjate viteve te punes ne Shqiperi dhe, se permes plotesimit te viteve te munguara, do t'u behet e mundur plotesimi i kontributeve te nevojshme per te pasur nje garanci sociale ne cdo kohe edhe ne vendlindjen e tyre", tha drejtoresha e ISSH-se ne fjalen e saj, duke shpjeguar edhe formen ne te cilen do te vijoje njohja e emigranteve me keto pagesa.
Ky bashkepunim u jep mundesine qytetareve dhe punonjesve shqiptare qe t'i njohin, integrojne e t'i gezojne sa me mire te drejtat e tyre per pension ne atdhe. Ligji shqiptar, nepermjet ISSH-se, u ofron emigranteve mundesine e rindertimit te historikut kontributiv ne Shqiperi permes Sigurimit Shoqeror Vullnetar, si nje mundesi me shume per te perfituar pension pleqerie, invaliditeti dhe familjar. Kjo do te thote se nese nje shtetas shqiptar ka derdhur kontributet e sigurimeve shoqerore per nje periudhe te caktuar kohore ai mund te informohet prane zones ku jeton ne Itali per periudhen tjeter kohore qe i nevojitet per te plotesuar vitet e nevojshme qe te perfitoje pension. Nderkohe, nendrejtori i ISSH-se, Astrit Hado dhe drejtori i Drejtorise se Kontributeve ne ISSH, Naim Balluku, kane shpjeguar menyren e pageses se kontributit vullnetar. "Ne do u ofrojme mundesine emigranteve, qe brenda nje afati 5-mujor, te mund te informohen per cdo kerkese qe ka te beje me historikun e tyre te kontributeve ne Shqiperi, me qellim qe cdokush te percaktoje edhe interesat ne pagesen e ketyre kontributeve", tha Hado. Nje panorame te situates se emigranteve shqiptare ne Itali e dhane edhe ekspertja e emigracionit ne Ministrine e Punes dhe Solidaritetit Social ne Itali, Anila Husha, dhe koordinatori INAS CISL- FAI CISL, sociologu Rando Devole. Per zv/presidentin e INAS CISL-it, Sante Marzotto dhe pergjegjesin e Politikes se Emigracionit ne CISL, Oberdan Ciucci, ky protokoll eshte nje hap i rendesishem per t'u ofruar emigranteve shqiptare te dhenat e nevojshme per mbrojtjen sociale ne vendin e tyre.
Ne protokoll INAS dhe ISSH kane rene dakord qe:
1-qe veprimtarite institucionale perkatese ne fushen e emigracionit te kryhen ne bashkepunim, duke shkembyer informacione, dije, njohje teknike dhe eksperte;
2-qe te realizohen fushata mbi mbrojtjet dhe asistencen shoqerore, te parashikuara nga kuadri ligjor italian dhe shqiptar, ne favor te shtetasve shqiptare ne Itali dhe shtetasve italiane ne Shqiperi, edhe nepermjet organizimit te veprimtarive specifike midis shtetasve emigrante dhe familjeve te tyre per njohjen dhe perdorimin e enteve dhe te sherbimeve qe jep CISL dhe ISSH
3-qe, per keto qellime, te programohet bashkerisht dhe cdo vit nje plan per formimin e operatoreve te sporteleve te INAS dhe te ISSH-se qe ka si qellim njohjen e procedurave lidhur me pranine e ligjshme, me ushtrimin e te drejtave civile dhe sociale, me njohjen dhe perdorimin e sherbimeve te mbrojtjes duke respektuar gjithe sa parashikohet nga kuadri ligjor ne fuqi per keto ceshtje
4-qe te krijohen bashkerisht materiale informuese dhe mbeshtetje formuese specifike
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Vaji ukrainas, "furtune" ne Greqi
- Rikthehet gara ne Akademi, 150 vende per police
- Emerimi i kancelarit, rektoret akuza Pollos
- Universitetet, rregullore per te shmangur kaosin
- Maturantet jashte, 20 kerkesa per studime ne vendlindje
- Pi ilacet e se emes, ne rrezik 3-vjecarja
- Trafikimi ne Norvegji, mbrojtja konteston provat
- Plagosja e dyfishte ne Kuzum Baba, pranga 24-vjecarit
- Korsite e rezervuara, zhduken parkingjet
- Barazia gjinore, grate jashte politikes
- Projektligji i SIDA-s, shoqata e te prekurve kunder
- QSUT, me pavijon per te alkoolizuarit
- "Anglishtja, te dyfishohet numri i oreve te mesimit"
- Shkollat, "djegin" parate e prinderve
- Tirana me kembesore dhe bicikleta
|
|