Arratiset nga burgu per t'u martuar
Redinalda Caushaj
E Diele, 18 Maj 2008
Tirane - Korrupton punonjesin e burgut per t'u siguruar nje leje per t'u martuar. Ky ka qene edhe preteksti qe ka perdorur nje nga te burgosurit e burgut te Lushnjes, per te tentuar me pas qe te mos kthehej me. Edmond Kabili ka paguar shumen prej 500 euro per te marre nje leje per te takuar familjen e tij, e cila ne fshatin Pellumbas te komunes Lumas, Lushnje. Burime nga ky burg kane bere te ditur se i denuari me 3 vjet e gjysme heqje lirie per vepren penale te "dhenies ndihme te kalimit te paligjshem te kufirit" ka arritur te marre nje leje njeditore. Sipas burimeve, i denuari duhet te ishte kthyer rreth ores 16:00 ne qeli. Kjo gje mesohet se nuk ka ndodhur nga ana e te denuarit, i cili ka vene edhe ne alarm punonjesit e ketij burgu. Edmond Kabili nuk mund te takonte dot nenen e femijeve te tij, per arsye sepse nuk kishte nje dokument qe kjo e fundit te paraqitej si bashkeshortja e tij dhe ta takonte lirshem ne burgun e Kosoves, Lushnje, ku bashkeshorti i saj vuante denimin. Sipas burimeve, mesohet se sorollatjet e shkaktuar nga ana e administrates se burgut kane shtyre te denuarin qe te kerkoje leje per te kryer ligjerisht martesen me bashkeshorten e tij. Kjo do t'i lehtesonte edhe takimet me te dhe me femijet sa here qe te shkonin ta vizitonin. Sipas burimeve, mesohet se i denuari ka arritur te siguroje nje leje, per te cilen edhe ka paguar shumen prej 500 euro. Pasi ka arritur te siguroje lejen, i denuari ka vene ne dijeni edhe te atin e tij, i cili, tri dite me pare ka shkuar ne burgun e Lushnjes, per ta marre si dhe per ta shoqeruar prane familjes. Sipas burimeve, i denuari sapo ka shkuar ne fshatin e tij, ne Pellumbas, se bashku me bashkeshorten e tij kane shkuar ne gjendjen civile ne fshatin ku edhe keta jetonin per te lidhur martesen e tyre. Punonjesja e gjendjes civile mesohet se shkon vetem diten e enjte ne kete fshat, prandaj edhe Kabili eshte nisur qysh heret nga burgu, i pritur nga i ati per te shkuar ne fshatin e tij. Leja e dhene nga drejtuesit i mbaronte dy dite me pare, ne oren 16:00. Por sapo kishin kaluar me shume se 30 minuta nga orari i kthimit, punonjesit e burgut jane vene ne alarm. Menjehere kane nisur edhe bashkepunimet me policine e qarkut per te shkruar tek i denuari, i cili kishte vendosur te rinte edhe me shume prane familjes se tij. Vete Kabili ka pranuar te kthehet ne qeli, pasi i eshte ofruar bashkepunimi. Sipas burimeve, aventura e te denuarit ka zgjatur me shume se tre ore, nderkohe qe me vone ky i fundit ka perfunduar serish ne qeline e tij ne Kosove te Lushnjes, rreth ores 19:00 te dy diteve me pare. Alarmi i vene nga ana e te denuarit Kabili nuk do te mbetet me kaq. Mesohet se do te nisin edhe verifikimet ne lidhje me shumen e lekeve qe ky i fundit ka paguar per ta marre kete leje. Dyshimet vertiten ne nje "biznes" te brendshem te krijuar ne kete burg per te perfituar nje leje per te shkuar prane familjes ne rast se ke permbushur te gjitha kriteret. Nderkohe qe, sipas ligjit te ri te vendosur, kushdo i burgosur, i cili ka shlyer me shume se gjysmen e denimit dhe qe nuk ka kryer nje veper te rende penale, ka te drejte te marre leje per te shkuar prane familjes se tij per disa dite apo ne rast festash.
"I denuari, me vonese per shkak te rruges"
Zevendesdrejtori i Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve, Lulzim Kodra, ka bere te ditur se i denuari Edmond Kabili nuk ka tentuar asnjehere te arratiset nga burgu. Kodra ja ka hedhur fajin largesise se burgut per vonesen e te denuarit per rikthimin e tij ne qeli. "Rruga nga Lushnja per ne fshatin Kosove, ku edhe ndodhet burgu, eshte e larget per kete i burgosuri eshte vonuar disa ore", ka bere te ditur dje zevendesdrejtori. Duke u larguar pyetjes ne lidhje me shumen qe ka paguar i denuari per te shkuar prane familjes se tij, Kodra ka bere te ditur se i denuari eshte vonuar vetem pak ore, pasi ai ka qene ne dijeni qe nese nuk kthehej i cenohej e drejta e tij. Nga ana tjeter, drejtoi ka sqaruar se te denuarit iu mundesua leje per t'u martuar dhe ky i fundit eshte rikthyer serish. Sipas Kodres, i denuari ka pasur veshtiresi te takohej me bashkeshorten e tij, pasi ky i fundit nuk dispononte nje dokument martese. Sipas Kodres, i denuari eshte larguar nga burgu i shoqeruar nga i ati dhe eshte rikthyer vetem me disa ore vonese.
Arratisja nga Burreli
Vetem dy muaj me pare, nga burgu i sigurise se larte ne Burrel u arratisen dy te denuar me burgim te perjetshem, nderkohe qe kishin prere hekurat e dritares me sharre. Ngjarja perseritet megjithese policia dhe te gjitha organet u zotuan se kjo gje nuk do te ndodhte me. Nga burgu i Burrelit ishte plani per t'u arratisur ne menyre spektakolare 75 vete te sigurise se larte, nder keta shumica te denuar me burgim te perjetshem dhe te tjere me nga 20 vite e siper.
Te arratisurit nga Lezha
Dy te denuar me burgim te perjetshem per vepra te renda penale, Fran Marashi dhe Preng Lleshi, te cilet munden te sharronin telat e dritareve te banjes, te shqyenin murin dhe te kapercenin iu gjeten dhe dy celulare dhe nje bllok me numra telefonike. Kjo ka qene dhe arsyeja qe grupi hetimor ka arritur ne konkluzionin e shkeljes se detyres nga drejtuesit e burgut, si dhe varesise se metejshme qe nga shefi i policise se burgut, shefi i regjimit te brendshem dhe atij te jashtem.