Gjergj Muzaka: Sot nis lavdia e kuqe
E Shtune, 17 Maj 2008
Mesfushori e ka gati strategjine: shenojme te paret dhe me pas kundersulmojme kundershtarin
Jeton Selimi
Per Gjergj Muzaken, mesfushorin e talentuar te Partizanit, ky mund te jete viti i fundit me fanellen e kuqe, sepse shume shpejt mund t'i hapen dyert e nje aventure jashte Shqiperise. Ai ka zhvilluar nje prove me Nanten, ne kampionatin francez, ndaj, si nje lojtar prodhim i klubit te kuq, nuk ka ndermend ta lere kete shans t'i ike nga dora. "Partizani do te triumfoje patjeter neser (sot) dhe ne do ta gdhijme duke festuar", tregon Gjergj Muzaka planet e kuqe. Per te, ky do te ishte titulli i pare ne karriere dhe nuk ka aspak ndermend qe neser te toleroje. Partizani ka ardhur me merite deri ne kete pike te kampionatit dhe ka vuajtur padrejtesite e te tjereve. "Nuk dua ta ve gishtin ne plage, por te gjithe ne e dime sesa ka vuajtur Partizani marreveshjet e te tjereve. Te gjithe jeni deshmitare te asaj qe ndodhi ne gjysmefinalet e Kupes se Shqiperise dhe ne ndeshjen e mesjaves. Partizani ka qene nje viktime e ketyre marreveshjeve te tavolinave, por ne do t'u tregojme te gjitheve se Partizani nuk druhet as perpara padrejtesive te tilla," komenton idhulli i tifozerise se Partizanit. Por a ka nje plan Muzaka? Natyrisht qe po. Per te duhet shenuar shpejt, sa me shpejt dhe me pas gjithcka do te jete e lehte. "Do te shenojme ne te paret. Duhet ta bejme dicka te tille sepse perndryshe do te jete me e veshtire, por jo e pamundur. Nese ne shenojme te paret, atehere do ta kemi me te thjeshte per te fituar. Dinamo do te hapet, sepse do te jete e detyruar te shenoje, por pikerisht ne ate cast do te ndeshkohet me keq", rrefen strategjine e tij talenti i kuq. Karriera e tij mund te perfundoje shpejt ne Shqiperi dhe mund te vijoje ne France, por Muzaka ben humor: "Nuk iki pa e marr titullin kampion. Kete ta harroni (qesh)". Se fundmi, edhe dy fjale per Partizanin e tij. "Jemi nje skuader e bukur. Nje ekip vetem me shqiptare, nje krenari per te gjithe tifozerine tone. Kjo eshte nje krenari, nje lavdi e madhe, e cila eshte krejtesisht e kuqe dhe qe do te vazhdoje gjate per ta ngritur emrin e madh te Partizanit ne vendin ku i takon, ne majen e futbollit shqiptar", perfundon deklaraten e tij mesfushori i Partizanit.
10
Mije dollare per koke ka premtuar presidenti Xhani per lojtaret e tij. Nese te kuqte fitojne titullin kampion, do te marrin premion me te madhe ne historine e superliges.
65
Pike ka grumbulluar ne kete kampionat Partizanit. Skuadra e kuqe eshte dy pike poshte Dinamos dhe eshte ekipi qe nuk ka pesuar asnje humbje ne shtepine e tij.
Formacioni i kuq
Ashtu sikurse per formacionin e Dinamos, edhe te njembedhjete lojtaret e kuq nuk parashikohen ndryshime. Lika do ta nise garen me kete formacion: Shehi, Pinari, Osmani, Hallaci, Beqiri, Babamusta, Shkembi, Muzaka, Gjyla, Dhembi, Bakaj.