Tifozeria e Partizanit "gllaberon" biletat e derbit
E Shtune, 17 Maj 2008
Ultrasit e kuq, tifozeria e zjarrte e Partizanit, me sa duket, nuk ka ndermend te heqe dore lehtesisht nga qellimi per te pasur shumicen e stadiumit ne zoterim. Dje ata kane nisur sulmin ndaj biletarive kryesore te kryeqytetit, duke filluar blerjen e tyre nje dite me pare sesa dalja e tyre ne treg. Mbeshtetesit e Partizanit kane nje peng te madh: stadiumin "Selman Stermasi", i shpallur non-grata prej dekadash, jo sepse ekipi nuk mund te luaje aty, por se vete impianti i dyte i kryeqytetit nuk te ofron nje pamje te mire vizive te fushes. Kjo duke filluar qe nga shkalla e pare e tribunes perkarshi, e cila eshte nen nivelin e fushes se lojes. Pare edhe numrin e madh te perkrahesve qe ka Partizani ne krahasim me Dinamon, kjo ishte lehtesisht e kuptueshme. Megjithate, nga sa kane treguar disa prej organizatoreve te tifozerise se kuqe, me qindra tifoze do te brohorasin nga jashte stadiumit, madje do te tentoje te hyje edhe ne tribunat pas porte, pavaresisht se ato jane deklaruar si te papershtatshme per vete kushtet e amortizuara qe paraqesin. Sidoqofte, askush nuk kerkon ta humbase finalen e jetes, ndeshjen me te rendesishme te sezonit dhe per kete arsye, tifozet e Partizanit, por edhe ata te Dinamos (me pak), nuk do te ngurrojne t'i drejtohen shkalleve te stadiumit per te mbeshtetur ekipin e zemres ne nje sfide qe vlen gjithe kampionatin. Pavaresisht se Dinamo e Partizani e kane arritur zonen evropiane, deklaratat e ketyre javeve te fundit nga te dyja kampet dhe shpotite mes trajnerit Daja dhe presidentit Xhani, i kane dhene ambientit pamjen e nje dueli emocionues. Pavaresisht se nuk u luajt ne "Qemal Stafa", tempulli i futbollit shqiptar, ultrasit e kuq kane mesyre ne biletarite e Tiranes per t'u lene dinamoviteve me pak vende ne stadium.