PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Taljavento, arbitri-parukier per Dinamo-Partizani


E Shtune, 17 Maj 2008

Nje parukier italian per superderbin Dinamo-Partizani. Duket si shaka groteske, por ne te vertete eshte keshtu. Gjyqtari italian i Serise A, 35-vjecari Paolo Taljavento, do te jete gjyqtari i superderbit Dinamo-Partizani, do te percaktohet kampioni i ri i Shqiperise.

Ne vitin 2006, u perfshi ne hetimin e skandalit te futbollit italian "Kalcopolit", pasi emri i tij ndodhej ne procesverbalet e pergjimeve telefonike. Gjithsesi, me pas Taljavento u lirua nga cdo akuze me pas, pasi gjykata sportive nuk gjeti prova bindese. Me 1 janar te vitit 2007, Taljavento u be gjyqtar nderkombetar dhe ne Serine A ka drejtuar mbi 50 ndeshje, ku ndeshja e pare e tij daton ne fundin e sezonit 2003-2004, 25 prill 2004. Taljavento do te jete "xhaketa" e katert italiane qe do te gjykoje nje ndeshje ne Shqiperi. Rrugen e hapi Xhanluka Paparesta, i cili ne vitin 2003 gjykoi ndeshjen e play-off-it midis Lushnjes e Apolonise (4-1). Me pas ishte Alfredo Trentalanxhe qe gjykoi finalen e Kupes se Shqiperise, Dinamo-Tirana (1-0). Stefano Farina drejtoi finalen e Kupes se Shqiperise, Vllaznia-Tirana (0-1). Ne Shqiperi kane gjykuar edhe spanjolli Fernandez Marin (2002) ne takimin Dinamo-Tirana (0-0) te vlefshem per Kampionatin e 63-te Kombetar, por dhe gjermani Babak Rafati, i cili gjykoi finalen e ketij viti te Kupes se Shqiperise, ate Vllaznia-Tirana 2-0.

Partizani

1499 ndeshje; 811 fitore, 394 barazime, 294 humbje. Golat: 2710:1235

Trofete

15 here kampion i Shqiperise: 1947, 1948, 1949, 1954, 1957, 1958, 1959, 1961, 1962-63, 1963-64, 1970-71, 1978-79, 1980-81,1986-87, 1992-93

15 here fitues i Kupes se Shqiperise: 1948, 1949, 1957, 1958, 1961, 1964, 1966, 1968, 1970, 1973, 1980, 1991, 1993, 1997, 2004

2 here fitues i superkupes se Shqiperise: 1993, 2004

Pak histori

Partizani u krijua ne vitin 1946 pas bashkimit te dy skuadrave ushtarake, "Ylli" me qender ne Shkoder dhe "Liria" me qender ne Korce. Futbollistet me te mire te dy skuadrave te mesiperme u bashkuan, duke krijuar ekipin me emrin "Ushtria". Ne vitin 1947, merr pjese per here te pare ne historine e tij skuadra me emrin Partizani dhe shpallet kampion per tre vite rresht, 1947, 1948, 1949. Ne vitet e monizmit, skuadra e kuqe ka qene nje nder me te fortat ne vend, periudhe ne te cilen Partizani arriti te fitoje 14 tituj kampione dhe 11 kupa te Shqiperise. Per here te fundit, Partizani e ka fituar titullin kampion ne vitin 1993.

Dinamo

1489 ndeshje; 765 fitore, 410 barazime, 314 humbje. Golat: 2460-1256

Trofete

16 here kampione e Shqiperise: 1950, 1951, 1952, 1953, 1955, 1956, 1960, 1966-67, 1972-73, 1974-75, 1975-76, 1976-77, 1979-80, 1985-86, 1989-90, and 2001-02

13 here fituese e Kupes se Shqiperise: 1950, 1951, 1952, 1953, 1954, 1960, 1971, 1974, 1978, 1982, 1989, 1990 and 2003

1 superkupe te Shqiperise: 1989

Pak histori

Dinamo u krijua ne vitin 1949 nga Zihni Gjinali, ish-arkitekti i Partizanit. Dinamo u shnderrua menjehere ne nje superfuqi te Shqiperise se futbollit, duke fituar titullin kampion qe ne sezonin e pare te saj, ne vitin 1950. Me pas, blute koleksionojne trofe te tjere. Mjafton te theksojme se ne dhjete vjetet e pare, Dinamo 7 tituj kampion dhe 6 Kupa Shqiperise. Edhe per blute, sikunder per Partizanin, perfundimi i periudhes se monizmit shenon edhe fundin e epokes se ndritshme per klubin e ish-Ministrise se Puneve te Brendshme. Titulli i fundit kampion per Dinamon regjistrohet ne sezonin 2001-2002.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika