"Apollon 2008", sot nata e madhe e trofeve
E Diele, 18 Maj 2008
Mbremja e sotme eshte me e ethshmja! "Apollon 2008" ka rrokur naten e fundit, ate te ndarjes se cmimeve. Trofete e festivalit ne oret e vona te mbremjes do te qendrojne ne duart e aktoreve me te mire te ketij edicioni te 7-te te Festivalit Mbarekombetar te Aktrimit. Po cili do te jete "mbreti" i "Apollon 2008"?
Nje nder aktoret, qe garon per trofeun e madh, eshte edhe Timo Flloko, i cili mbreme u ngjit ne skenen e festivalit me shfaqjen e suksesshme, "Pamje nga ura" e Artur Milerit. Por edhe aktori kosovar, Cun Lajci, ka marre jo pak vleresime nga kritika e festivalit per rolin e tij ne shfaqjen "Perplasja", e dramaturgut Ekrem Kryeziu.
E sikunder eshte bere me dije, prej nisjes se kesaj gare te pervitshme, verdiktin per cmimet e ketij edicioni do t'i japin aktoret e medhenj te skenes sone, Tinka Kurti, Niko Kanxheri dhe Bujar Asqeriu.
Por pergjate diteve te festivalit ka pasur edhe kritike e vleresime per shfaqjet qe jane ngjitur ne skene, pasi ne cdo festival eshte e udhes te mbahen edhe konferencat post-shfaqje.
Ka qene trupa teatrale e Fierit, ajo qe ka celur kete festival me "Fqinjet", nje drame qe ka mbledhur ne sallen e tetarit "Bylis" shume artdashes jo vetem fierake, por dhe nga qytete te tjera. Drama e Ekrem Kryeziut "Perplasja", vendosur po me regji te tij dhe interpretim te Cun Lajcit, Blerta Sylajt dhe Vedat Haxhismali, kane qene te dytet ne konkurrim. Nderkohe, nata e dyte eshte perfaqesuar me shfaqjen "Jo te gjithe hajdutet vijne per te vjedhur" e trupes profesioniste te teatrit "Petro Marko" te qytetit te Vlores. Programi ka vazhduar me teatrin e te rinjve, te cilet, nen regjine e Sonila Kapidanit, kane performuar perpara spektatoreve jo te paket ne numer. Pjesa "Kujtime nga Cajupi" ka sjelle kete here ne sallen e teatrit "Bylis" grupe te rinjsh nga shkolla te ndryshme te qytetit. Nata e trete e ketij festivali ka vazhduar me trupen e teatrit "Aleksander Moisiu" te qytetit te Durresit me shfaqjen "Te gjitha te njejten histori", nje pjese e Dario Fo dhe Ram, vene ne skene nga Driada Dervishi. Mbremjen e se enjtes, radhen e perballjes me publikun dhe kritiket e kishte kete nate Kompania Teatrore Cajupi -Tirane, me vepren "Sherbetoret", me autor Jean Genet dhe regji te Kico Londos, ndersa mbremjen e fundit ka qene Teatri Kombetar i Tiranes, i cili u paraqit me pjesen "Pamje nga ura", te autorit Artur Miler, dhe me regji te Albert Minges. Gjate gjithe kohes ka qene nje prani e madhe e publikut qe ka ndjekur shfaqjet e festivali. Ndarja e cmimeve do te behet sot ne mbremje ne Amfiteatrin e qytetit antik te "Apolonise" ne nje mbremje gala. Per te pershendetur festivalin, sot ne mbremje do te ngjitet ne skene shfaqja e teatrit shteteror Korfuz, Greqi, me pjesen "Bachae" dhe nje tjeter shfaqje siciliane. Por "Fqinjet", si drama qe celi festivalin, duket se ka marre jo pak duartrokitje nga spektatoret. Nderkohe "Jo te gjithe hajdutet vijne per te vjedhur" ka qene shfaqja e trupes profesioniste te teatrit "Petro Marko" te qytetit te Vlores qe ka vijuar kete event artistik. Si kurre ndonjehere, salla e teatrit "Bylis" ka qene e mbushur me spektatore, te cilet kane shoqeruar nen ritmin e duartrokitjeve lojen e shkelqyer te aktoreve. Pjesa e shkruar nga Dario Fo me regji te Donald Hasanit ka mbyllur edhe naten e dyte te ketij festivali. Dhe ajo cka organizatoret premtojne per kurorezimin e ketij evenimenti jane emrat e medhenj te skenes shqiptare, qe do te ngjiten ne shkallet e gurta te qytetit antik te Apolonise, emra te shquar te skenes shqiptare, te cilet do te perzgjedhin edhe gjithe fituesit e kesaj veprimtarie. Edicioni i 7-te i festivalit eshte mbeshtetur nga Bashkia e Fierit si dhe Ministria e Kultures.
Cmimet e festivalit
Edicioni i 7-te i festivalit do te kete te njejtat cmime te viteve te shkuara. Festivali do te nderoje me cmimin e pare aktorin dhe aktoren me te mire protagonist, cmimin aktorin dhe aktoren jo protagonist, dhe nje cmim do te shkoje per debutantin ose debutanten e festivalit. Nje tjeter cmim i pervitshem, i dhene nga bordi, eshte ai i karrieres qe shkon per nje aktor ose aktore qe ka dhene kontribut te madh ne skenen teatrore shqiptare.