PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Zgjedhjet sjellin negociata te Presidentit me partite


E Shtune, 17 Maj 2008

Ne Prishtine kane filluar konsultimet ndermjet udheheqesve te institucioneve dhe te gjitha partive politike parlamentare, lidhur me sistemin zgjedhor qe do te percaktohet me ligj. Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu, ka filluar bisedimet me te gjitha partite parlamentare ne lidhje me sistemin zgjedhor qe do te percaktohet me ligj. Sejdiu tha se Ligji per Zgjedhjet, si ne nivelin lokal, ashtu edhe ai per zgjedhjet ne nivelin qendror, bie mbi fushat e obligimeve qe parasheh pakoja e Ahtisarit per institucionet e Kosoves. Ndaj, ai tha se ky ligj do te shkoje per miratim ne Kuvend, vetem pasi qe te kete marre nje konsensus nga spektri i gjere politik vendor. "Mendoj se ishte nje debat jashtezakonisht permbajtjesor sa i perket permbushjes se obligimeve tona qe kane te bejne me pakon e Ahtisarit. Ne kete kuader, eshte edhe ligji mbi zgjedhjet ne Kosove. Deshira jone themelore eshte qe te krijojme nje ligj bazik, qe t'i sfidoje koherat dhe te qendroje gjate", tha Sejdiu.

Presidenti nuk ka dashur te komentoje asgje lidhur me mundesine qe ne Kosove te organizohen zgjedhjet nente muaj pas hyrjes ne fuqi te pakos se Ahtisarit, qe nenkupton pranveren e vitit te ardhshem. Ai tha se aktualisht po diskutohen vetem ceshtjet qe kane te bejne me sistemin e zgjedhjeve. "Qellimi yne themelor eshte qe te shkojme ne pergatitjen e ligjit, i cili do te qendroje per kohe te gjate dhe te jete per mandate te shumta zgjedhore. Nuk ka te beje me nje mandat zgjedhor, por te jete nje ligj me nje permbajtje te mire", u shpreh Sejdiu.

Ne anen tjeter, opozita insiston qe zgjedhjet te mbahen, ashtu si e parasheh dokumenti i Ahtisarit. Zedhenesi i Aleances per Ardhmerine e Kosoves (AAK), Besnik Tahiri, tha dje se viti i ardhshem do te duhej te ishte vit i zgjedhjeve, fillimisht atyre parlamentare e me pas edhe ne nivelin lokal. "AAK-ja vlereson se zgjedhjet per Parlamentin e Kosoves duhet te ndodhin ne baze e kalendarit qe eshte percaktuar ne propozimin gjitheperfshires te presidentit Ahtisari, qe nenkupton se pas periudhes tranzitore, do te thote pas 15 qershorit, ne afat nentemujor, duhet te shpallen zgjedhjet, cka do te thote se ne pranveren e vitit te ardhshem duhet te ndodhin zgjedhjet". "Po ashtu, sa i perket zgjedhjeve lokale, ato jane te mandatuara qarte dhe duhet te ndodhin ne fund te vitit te ardhshem", theksoi Tahiri.

Debati per datat elektorale

Me hyrjen ne fuqi te Kushtetutes, pervec fuqizimit te institucioneve te Kosoves me pergjegjesi shteterore, parashihet edhe krijimi i organeve dhe sherbimeve te reja shteterore. Nderkaq, konsolidimi i institucioneve ne te dyja nivelet, ne shtetin e Kosoves, parashihet ne nje afat prej 9 muajve, permes procesit te rregullt zgjedhor.

Ne kete pike, pozita thote se zgjedhjet jane mbajtur ne fund te vitit 2007 dhe kane mandat katervjecar per Kuvendin dhe pese per presidentin, perderisa opozita kerkon qe ato te mbahen nente muaj pas hyrjes ne fuqi te pakos se Ahtisarit, dokument ky qe fillon te zbatohet nga 15 qershori, atehere kur hyn ne fuqi edhe Kushtetuta e Kosoves.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika