Kuci: Kerkesa e Rusise eshte irracionale
E Shtune, 17 Maj 2008
Zevendes kryeministri i Kosoves Hajredin Kuci e ka quajtur irracionale kerkesen e Rusise, qe vendet te cilat e kane njohur Kosoven ta rishqyrtojne vendimin e tyre. Reagimi i qeverise se Prishtines erdhi nje dite pasi ne Moske, ministrat e Jashtem te Indise, Kines dhe Rusise kerkuan rifillimin e bisedimeve mes udheheqesve te Kosoves dhe Serbise.
Diplomatet pretenduan se ceshtja e Kosoves duhet te zgjidhet vetem ne kuader te ligjit nderkombetar. Ministri i Jashtem rus, Sergei Lavrov ishte me kembengules kur tha se "shpallja e njeanshme e pavaresise se Kosoves e cenon Rezoluten 1244". Por Lavrov arriti dhe ne perfundimin se "Rusia, India dhe Kina jane per vazhdimin e bisedimeve ndermjet Beogradit dhe Prishtines". Ne kete pike, reagimi i Kucit ka qene i qarte: "Rusia ende nuk ka qasje reale ndaj zhvillimeve politike qe po ndodhin ne Kosove. Mendoj se ky eshte qendrim irracional". Nderkohe, zv/kryeministri Kuci ka vleresuar se njohja e pavaresise se Kosoves po vazhdon me intensitetin e duhur, ndersa Prishtina prêt qe kete ta beje edhe Rusia.