PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

"Konfuzioni mes BE dhe OKB cenon pakon e Ahtisarit"


E Shtune, 17 Maj 2008

Kohet e fundit eshte shfaqur nje konfuzion teper shqetesues mes misionit EULEX te Bashkimit Evropian dhe atij UNMIK te Kombeve te Bashkuara. Per kete argument, ka folur dje per Radion Evropa e Lire, analisti i Prishtines, Ismail Hasani. "Nese zhvillohet edhe me tutje kjo perplasje, atehere mund te kete pasoja ne partneritet me institucionet e Kosoves", paralajmeron analisti Hasani.

Si i shihni zhvillimet e fundit politike ne Kosove, duke marre per baze edhe zgjedhjet serbe, te cilat u zhvilluan ne Kosove?

Tani mund te thuhet se zhvillimet politike ne Kosove kane nje trend normal, perkunder shqetesimeve qe bashkesia nderkombetare dhe institucionet legale ne Kosove paten ngritur para se ato te ndodhnin. Domethene, ishin te pranishme perpjekjet per t'i parandaluar ato, sidomos zgjedhjet lokale. Megjithate, procesi rrodhi, por nuk ka konsekuenca te padeshirueshme, aq sa njerezit kane pasur shqetesimin para se ky proces te ndodhte. Perndryshe, sa u perket zhvillimeve te pergjithshme politike, mund te thuhet se ka nje trend te stanjacionit, ne kuptimin pozitiv te fjales, sa i perket jetes institucionale dhe zhvillimeve politike ne Kosove.

Cili mendoni se do te jete ndikimi i ketyre zgjedhjeve ne Kosove?

Marre per baze jeten institucionale ne Kosove dhe platformen qe kane mekanizmat nderkombetare, qe jane te perfshire ne zhvillimet politike ne Kosove, ne menyre te drejtperdrejte ose te terthorte, nuk mund te kete implikime te drejtperdrejta politike ne kuptimin negativ te fjales. Mbase, nuk perjashtohet mundesia qe qarqe te ndryshme, te mbeshtetura nga politika te caktuara, segmente te caktuara te politikes agresive qe vjen nga Beogradi, mund te inskenojne situata te ndryshme te perpjekjeve, per te ndertuar paralelizma ne Kosove. Por, ne menyre legale, ne menyre legjitime, nuk mendoj se do te kete situata te tilla, qe mund te jene shqetesuese per realitetin ne Kosove.



Veriu i Mitrovices po vazhdon te mbetet problem per Kosoven. A mendoni se ka angazhim nga institucionet vendore dhe nderkombetare, qe vertet te zgjidhet kjo ceshtje?

Institucionet vendore jane te limituara sa i perket integrimit te teresishem apo edhe integrimit te pjesshem te veriut te Kosoves ne jeten institucionale ne Kosove. Jo vetem para aprovimit te Kushtetutes se Kosoves, por mbase edhe pas aprovimit te Kushtetutes se Kosoves, nje situate te tille mund te kemi. Problemi eshte se ky proces i integrimit te veshtire duhet te kuptohet si proces real. Ne kete kuptim, mendoj se edhe institucionet vendore, edhe faktori nderkombetar duhet te beje perpjekje qe te jetoje me logjiken e blerjes se kohes per integrim te kesaj pjese te Kosoves, e cila de facto eshte jashte jetes institucionale ne Kosove. Por, ne duhet te kemi parasysh se frustrimet qe kane ndodhur pas aktit te shpalljes se pavaresise ne njeren ane dhe, ne anen tjeter, veprimi edhe me tutje i ketyre trafikanteve, qe bejne perpjekje edhe me tutje te jetojne me endrrat e para 17 shkurtit, mbase kane efektin e vet dhe nuk lene mundesi qe mos te verehen keto pasoja ne levizjet e pergjithshme qe manifestohen ne jeten joinstitucionale ne Kosove.

Ne kete kuader, pas 15 qershorit pritet nje reduktim i UNMIK-ut dhe marrja e detyrave nga EULEX-i, i cili nuk pranohet ne veri te Kosoves. Si e parashihni situaten pas kesaj date?

E para ne cka mendoj se faktori nderkombetar do te duhej te llogariste, eshte nje partneritet konfidencial midis EULEX-it dhe OKB-se. Une mendoj se edhe me tutje ka perplasje, mund te jete perplasja jo e drejtperdrejte midis EULEX-it dhe OKB-se, perfaqesuesit special ne Kosove, por nese shperfaqet edhe me tutje kjo perplasje apo mungese komunikimi, atehere mund te kete pasoja ne partneritet me institucionet e Kosoves per ndertimin e nje platforme te perbashket e qe ka per detyre implementimin e Kushtetutes se Kosoves qe nga 16 qershori. Nese nuk ndodh kjo, fillimi i implementimit te Kushtetutes se Kosoves qe nga 16 qershori, ne partneritet midis perfaqesuesit special te OKB-se, EULEX-it e posacerisht institucioneve te Kosoves, atehere mund te llogarisim se cenojne pakon e Ahtisarit, mbi te cilen eshte ndertuar edhe shteti i Kosoves.

Ne anen tjeter, per 3 muaj, Kosoven e kane njohur vetem 40 shtete. Disa zera ngrene shqetesimin per faktin se kjo mund te ndikoje negativisht ne funksionalizimin e shtetit te Kosoves. Si e shihni ju kete dinamike te njohjes?

Dyzet shtete nuk jane pak. Nuk jane pak edhe per faktin se nje pjese e konsiderueshme qe kane bere njohjen imediate te shtetit te pavarur te Kosoves, jane shtete qe kane peshen e vet jo vetem ne diplomaci, por edhe ne GDP, ne permasa boterore. Problemi eshte i numrave. Nese operojme me statistike, une mendoj se dinamika ne te cilen zhvillohet aktiviteti i lobimit ne Kosove, do perforcime. Mendoj qe perforcimi do te duhej te jete nga veprimi i te ashtuquajtures diplomaci parlamentare. Eshte e kote qe nje minister i painstaluar zyrtarisht ne dikasterin e vet, me stafin mbeshtetes qe mund ta kete po ashtu modest, te shetise neper bote dhe te shkoje neper kancelari dhe te depozitoje aplikim ne stilin "te lutem me prano shtet te pavarur", sepse rruga e pranimit dhe e njohjes nderkombetare, perkatesisht rruga e lobimit per njohje nderkombetare eshte ndryshe. Praktikat tregojne se lobimi behet ndryshe dhe ne kete rast mendoj se diplomacia parlamentare do te ishte ndihmese, po ashtu sic do te ishte ndihmese edhe lobimi neper masa te gjera - shfrytezimi i shoqerise civile, shfrytezimi i intelektualeve, i profesoratit, i njerezve qe kane lidhje direkt apo indirekte me mekanizma te ndryshem nderkombetare, gjithnje ne te mire te ceshtjes se Kosoves.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika