Mesuesi sulmohet nga 6 nxenes
E Shtune, 17 Maj 2008
Gjashte nxenes kane sulmuar mesuesin e tyre, duke e plagosur rende. Ngjarja e paprecedente ka ndodhur ne shkollen e mesme te pergjithshme "Gjergj Kastrioti - Skenderbeu", ne Drenas, kur gjashte nxenes 15-vjecare te klases se 13-te kane futur "ne rreth" profesorin e Gjeografise, S.B., duke i shkaktuar lendime te renda trupore. Drejtori i shkolles, Aziz Behrami, lidhur me kete ngjarje deklaroi dje se eshte duke i pritur rezultatet e hetimeve nga ana e SHPK-se dhe se fajtori do te ndeshkohet. Sipas mjekeve qe po kurojne mesuesin, plaget e marra ishin te renda dhe kur ai kishte mberritur ne spital, ishte ne gjendje shoku dhe pa vetedije.