Identifikohet ne Kroaci, 7-vjecari i zhdukur
E Shtune, 17 Maj 2008
Femija shtatevjecar, qe rezultonte i zhdukur, eshte identifikuar dje nga policia dhe ekspertet mjekoligjore te Suharekes ne Kosove. "Rezultatet e ADN-se te ardhura nga Republika e Kroacise kane konstatuar se trupi i pajete i gjetur afro dy muaj me pare ne Lumin e fshatit Leshan te Suharekes eshte i femijes 7-vjecar Armend Aliaj nga Sopia e Suharekes", deklaroi zevendeskomandanti i hetimeve rajonale ne Prizren, Nexhmi Krasniqi. Ai ka bere te ditur se me keto rezultate eshte mbyllur vetem nje episod i enigmes se zhdukjes se femijes. Hetimet e metejme do te fokusohen ne rrethanat ne te cilat femija ka perfunduar i vdekur ne lum. "Nuk eshte verejtur ndonje shenje e dhunes e ushtruar ne trupin e tij", njofton Krasniqi. Ai ka vene ne pah se hetimet po zhvillohen me cdo drejtim por tani policia nuk ka gjetur asnje prove materiale, apo ndonje rrobe te tij qe do te mund te kishte lidhje me vdekjen. Armendi, nxenes i klases se pare, ishte zhdukur me 11 dhjetor te vitit te kaluar derisa kishte dale nga shkolla fillore "7 Marsi" ne Sopi te Suharekes rreth ores 14:30, pas ores se pare te mesimit. Trupi i tij u gjet rastesisht, me 17 mars te ketij viti ne bregun e lumit ne Leshan, nga dy femije qe po kalon aty prane.