Mllefi per te pagjeturit
E Shtune, 17 Maj 2008
Nga Nadie Ahmeti*
Disa familjare te personave te zhdukur, kane mbajtur ditet e kesaj jave nje proteste para zyres per persona te zhdukur dhe mjekesi ligjore. Ata kane kerkuar identifikimin e trupave te pajete, qe gjenden ne morgun e Prishtines. Ne anen tjeter, udheheqes te kesaj zyre pohojne se analizat e ADN-se te 435 trupave te pajete, qe gjenden ne morgun e Prishtines, rezultojne negative me gjakun e familjareve.
Familjare te mllefosur kane kerkuar identifikimin sa me te shpejte te trupave te pajete te te afermeve te tyre, qe gjenden ne morgun e Qendres Klinike Universitare te Prishtines.
Nesrete Kumnova, kryetare e Shoqates 'Thirrjet e Nenave', pohon se 435 trupa te paidentifikuar mbahen ne morgun e Prishtines, per shkak te neglizhences se autoriteteve kompetente per identifikimin e tyre. "Ne sot kerkojme informata konkrete, pse nuk identifikohen keta trupa. Le te gjejne menyren dhe jo arsyetime. Disa familje qe jemi ketu, i gjithe grupi eshte kthyer, nje nuk eshte kthyer, ku ne mesin e tyre jam edhe une; pese jane kthyer qe jane marre me djalin, djali im nuk eshte kthyer. 1000 per qind trupin e djalit e kam ne frigoriferin e OMPF-se (Zyra per Persona te Zhdukur dhe Mjekesi Ligjore)", shprehet Kumnova.
Edhe Mandua Jetishi beson se trupat e dy djemve te saj gjenden ne morgun e Prishtines. "Njeri 20-vjecar, tjetri 19-vjecar, ne grup kane qene 11. Prej tyre jane gjetur dy kufoma ne Kosove, jo ne Serbi. Keta te tjeret i ka marre KFOR-i dhe i ka derguar ne morgun e Rahovecit dhe prej morgut te Rahovecit i kane sjell ne morgun e Prishtines. Keshtu qe dy djemte e mi i kam ketu qe nente vjet", thote Jetishi.
Ne anen tjeter, Arsim Gerxhaliu, nga Zyra per Persona te Zhdukur dhe Mjekesi Ligjore, pohon se numri i mbetjeve mortore te paidentifikuara nen mbikeqyrje te ketij instituti, eshte 435.
Ne mesin e tyre, thote ai, 382 trupa jane ekshumuar ne Kosove dhe 54 trupa tjere mbesin ende te paidentifikuar nga grupi qe eshte transferuar nga Serbia ne qershor te vitit 2006.
Megjithate, Gerxhaliu thote se te gjitha ketyre te mbeturave mortore u eshte kryer autopsia dhe mostrat e eshtrave jane derguar per analiza te ADN-se. "Analizat qe kthehen nga Komuniteti Nderkombetar per Persona te Pagjetur, rezultojne me negativitet. Nuk perputhen analizat apo mostrat e kockave qe ne kemi ne frigoriferet tane, me gjakun e familjareve te dhene".
"Mirepo, bazuar nga pervoja, se kemi pasur gabime te shumta, edhe ne te kaluaren te disa familjare ka dale se shumica kane bere gabime, ne varrosjen ne emer te te afermeve te tyre, kane varrosur dike tjeter", thote Gerxhaliu.
Gerxhaliu shpreh dyshimin se jane bere gabime ne varrosjen e trupave te pajete. Ai thote se mbi 2000 familje kane varrosur te afermit e tyre pa asnje analize te ADN-se. "Ne kemi kerkuar nga institucionet e Kosoves qe t'i bindin ata familjare dhe jo t'i prekim varret e tyre, por te marrim gjakun e atyre familjareve qe nuk kane dhene kurre gjak. Ne kemi perseritur disa here dergimin e mostrave ne Komitetin Nderkombetar dhe ka rezultuar me negativitet", pohon Gerxhaliu.
Qe nga perfundimi i luftes ne Kosove, persona te zhdukur konsiderohen rreth 2 mije veta.
(*) Radio Evropa e Lire