PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Pas rezultateve te votimit fillon prova e forces


E Shtune, 17 Maj 2008

Nga Dan Bilefsky*

Serbia eshte mberthyer prej te henes ne nje prove te gjate politike force, pasi nje koalicion pro-perendimor deklaroi fitoren ne zgjedhjet parlamentare te se dieles, por qe menjehere perballet me nje sfide prej rivaleve nacionalist te cilet u zotuan te bashkohen per te formuar nje qeveri. Presidenti Boris Tadic, udheheqesi i Partise Demokratike te moderuar, i cili mbeshtet integrimin e BE-se ne Bashkimin Evropian, deklaroi se ka marre nje mandat te forte, pasi kishte siguruar nje avantazh prej pothuajse 10 per qind mbi Partine Radikale te ekstremit te djathte, te drejtuar nga Tomisllav Nikolic, i cili deshiron qe Serbia te forcoje lidhjet me Mosken dhe Kinen.

"Disa forca politike, te cilat duan rikthimin e Serbise ne vitet 1990 jane duke llogaritur tani se si ta bejne kete, pavaresisht nga vullneti i popullit", tha Tadic. "Une i paralajmeroj ata qe te mos e bejne kete".

Por, ndersa pro-evropianet argetohen duke u ulur nen diell jashte kafeneve pas nje nate festimesh te shumta, mbetet akoma e paqarte nese Tadic do te jete ne gjendje te grumbulloje vendet e mjaftueshme ne Parlament per te krijuar nje koalicion qeverises. Nikolici, themeluesi i partise te se cilit eshte perpara gjyqit per krime lufte ne Hage, u beri menjehere thirrje partive te tjera nacionaliste per te bashkuar forcat kunder Tadicit. Cdo grup partish, i cili mund te mbledhe nje shumice te thjeshte ne parlamentin me 250 vende, mund te qeverise.

Partia Radikale, e cila pritet te fitoje 77 vende, te henen filloi perpjekjet per te fituar mbeshtetjen e Partise Socialiste, dikur te udhehequr nga Sllobodan Milloshevici dhe qe tani ka 20 vende ne Parlament, dhe partine nacionaliste te kryeministrit ne largim Vojisllav Koshtunica e cila fitoi 30 vende. Se bashku te tre partite do te kene 127 vende, te mjaftueshme per te qeverisur.

Nje prej paradokseve me te medha te ketyre zgjedhjeve, thone analistet, eshte qe Partia Socialiste e Milloshevicit, e cila ka luftuar kunder Perendimit ne vitet 1990, por qe eshte perpjekur te ripozicionoje vetveten si nje parti tradicionale e qendres se majte, ka dale si nje force potenciale ne krijimin e qeverise ne keto zgjedhje dhe nje parti qe mund te sjelle serish Serbine ne kampin perendimor dhe ate evropian. Partia ka qene duke u rropatur qekur Milloshevici u permbys ne 2000. Ai vdiq ne burg gjate gjykimit per krime lufte 6 vjet me pas. Por partia realizoi nje rritje te papritur gjate fushates elektorale, duke premtuar drejtesi sociale.

Fitorja surprize e forcave pro-evropiane te Tadicit - ne zgjedhjet e para qekur Kosova deklaroi pavaresine nga Serbia ne shkurt - ishte pershendetur me entuziazem nga liberalet serbe dhe Bashkimi Evropian si nje shenje qe serbet kane zgjedhur prosperitetin ekonomik dhe liberalizmin politik mbi nacionalizmin e forte te se kaluares. Ajo vjen vetem tre muaj pasi protestuesit serbe i vune pjeserisht zjarr ambasades amerikane ne Beograd per te shfryre zemerimin e tyre kunder mbeshtetjes perendimore per pavaresine e Kosoves.

Analistet i quajten zgjedhjet nje triumf te ekonomise mbi emocionet, dhe argumentojne se vota ka ndryshuar ne favor te nje aleance pro-BE-se per shkak te vendimit te Brukselit ne fund te Prillit per te nenshkruar nje marreveshje me Serbine e cila ndihmon ne hapjen e rruges per anetaresimin e ardhshem ne BE, bllokun me te madh tregtar te botes.

Votimi tregon se e quajtura "fuqi e lehte - soft power" e BE-se - aftesia e saj per te joshur perspektiven e anetaresimit ne BE per te inkurajuar vendet qe te pervetesojne ndryshimet politike dhe ekonomike - eshte bere nje mjet i fuqishem i politikes se jashtme ne boten e pas-Luftes se Ftohte. Stimuli i futjes ne BE-ne ka influencuar te vendet e tjera qe kerkojne te bashkohen me bllokun, duke perfshire vendimin e Turqise per te reformuar Kodin e saj Penal si dhe gatishmerine e Kroacise per te dorezuar personat e dyshuar per krime lufte.

"Per here te pare, serbet te cilet ishin te deshperuar mbi te ardhmen e tyre ekonomike sinqerisht besojne se hyrja e tyre ne BE eshte nje mundesi dhe keta votues abstenuan nga votimi per radikalet", thote Marko Bllagojevic, nje prej sondazhisteve kryesore ne Qendren per Zgjedhjet e Lira dhe Demokracine, nje grup monitorimi i pavarur. Si nje shenje qe votimi ka sjelle nje besim te ri, bursa e Serbise u rrit me 13% te henen pas humbjeve te koheve te fundit.

Ambasada amerikane ne Beograd theksoi se Serbia "ka treguar qartazi se zemra e saj eshte ne Evrope", ndersa BE-ja tha se do te ndihmonte ne pershpejtimin e hyrjes se vendit ne Union. Megjithese rezultatet e zgjedhjeve akoma jane per t'u shpallur, partite rivale filluar garen e tyre per te pare se kush do te mund te formoje nje koalicion. Pasi akuzoi Tadicin per nxitjen e dhunes duke veteshpallur fitoren, Nikolic tha se Serbia do te kete nje qeveri nacionaliste - me disa parti te minoriteteve - ose do te jete i detyruar te therrase zgjedhje te reja. Tadic iu pergjigj duke thene se nuk do te lejoje qe vullneti popullor te jete ndryshuar.

Njerez prane Tadicit parashikojne se ai ka shume te ngjare te perpiqet per t'u bashkuar me Partine Liberal Demokrate pro-BE, partite qe perfaqesojne grupet e minoritetit ne Serbi dhe, ironikisht, Partine Socialiste te Milloshevicit. "Nese socialistet do te bashkohen me Tadic, ata do te fitojne nje ligjshmeri te re", thote Bllagojevic. "Zgjedhesit e tyre jane te vjeter ne moshe dhe partia ka nevoje urgjente per te reformuar vetveten ne syte e botes dhe te terheqe votues te rinj, nese deshiron qe te mbijetoje".

Por, te tjere analiste thone se formimi i nje grupimi te tille do te jete i mbushur me veshtiresi meqenese liberalet dhe ish-zevendesit e Milloshevicit mund te ndjejne neveri per t'u ulur ne te njejten qeveri. Udheheqesi socialist, Ivica Dacic, sugjeroi te henen se ai do te ishte i hapur per bisedime me partite e tjera nacionaliste, por e beri te qarte se edhe negociatat me Tadic ishin gjithashtu ne tavoline. "Ky eshte rikthimi yne i madh ne skenen politike te Serbise", tha ai.

Analistet politike thone se nje prej humbesve me te medhenj te zgjedhjeve do te jete Vojisllav Koshtunica, Kryeministri ne largim, i cili ndihmoi ne udheheqjen e revolucionit qe permbysi Milloshevicin ne 2000, por prej asaj kohe ka adoptuar nje gjuhe te ashper nacionaliste. Koshtunica, nje avokat, shperndau qeverine ne mars dhe imponoi zgjedhjet e reja, pasi akuzoi Tadicin se kishte falur mbeshtetjen e BE-se per pavaresine e Kosoves, duke mbeshtetur aspiraten e Serbise per t'u futur ne BE. Ai udhehoqi nje fushate elektorale te mbushur me emocione, ne te cilen argumentoi se Serbia duhet te ndeshkoje BE-ne per mbeshtetjen e saj ndaj pavaresise se Kosoves duke u kthyer me mire nga Moska. Nese Koshtunica do te perpiqet te formoje nje koalicion nacionalist me Radikalet, analistet thone se kjo do te ishte nje "vetevrasje politike".

"Ai ka humbur tashme shume votues te moderuar dhe nese do te bashkohet me Radikalet akoma edhe me shume te tjere do ta braktisin ate", veren Srdan Bogosavljevic, nje analist kryesor me "Strategic Marketing Research Group" me qender ne Beograd.

Marre nga "The International Herald Tribune"






Komento artikullin | Shiko komentet (1 komente)
Te Tjera nga rubrika