PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Berisha: Financim cdo projekti per infrastrukturen e Pogradecit


E Shtune, 17 Maj 2008

Gjate vizites ne qytetin e Pogradecit, Kryeministri Berisha mori pjese ne perurimin e perfundimit te fazes se pare te rruges industriale, Pogradec, investim i buxhetit te shtetit me vlere prej 22 milione lekesh. Duke pershendetur banoret, Kryeministri u shpreh se shume shpejt do te vazhdohet me fazen e dyte te kesaj rruge dhe trotuaret. Kryeministri Berisha garantoi se qeveria do te financoje pa u kursyer cdo projekt per permiresimin dhe modernizimin e infrastruktures se qytetit te mrekullueshem te Pogradecit. "I kerkova kryetarit te bashkise qe te beje gati projekte te tjera, ne menyre qe qeveria t'i financoje ato per te permiresuar infrastrukturen e ketij qytetit te mrekullueshem, te qytetareve te mrekullueshem qe jane kaq mikprites, punetore, te mencur dhe me te gjitha virtytet me te arrira te shqiptareve", tha Berishes. Nderkohe, Berisha mori pjese ne inspektimin e punimeve per ndertimin e impiantit te pastrimit te ujerave te zeza dhe kolektorit te ketij qyteti. Investimi me vlere prej 7,8 milione euro, eshte financim i bankes gjermane KFV.

Kryeministri u shpreh se ky investim behet ne nje nga zonat me te rendesishme turistike te Pogradecit dhe eshte ne vazhdim te modernizimit te sistemit te ujesjelles-kanalizimeve te Pogradecit me nje vlere totale prej 15 milione eurosh, te investuara nga banka gjermane KFV dhe buxhetit te shtetit. Me kete investim, u shpreh Kryeministri, realizohet pjesa kryesore e nje projekti te madh, i cili synon te pastroje liqenin nga te gjitha derdhjet e ujerave te papastra, duke i rikthyer liqenit pastertine natyrore qe ka. Ai u shpreh se kjo eshte nje domosdoshmeri e madh per te inkurajuar turizmin ne qytetin e bukur te Pogradecit.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika