Reformat fiskale, Shqiperia asiston Kosoven
E Shtune, 17 Maj 2008
Shqiperia dhe Kosova vendosen dje urat e bashkepunimit ne sektorin fiskal, ne nje takim te zhvilluar ndermjet ministrit te Financave, Ridvan Bode dhe ministrit e Ekonomise dhe Financave te Kosoves, Ahmet Shala dhe ministrin e Tregtise se Industrise, Lutfi Zharku. Bashkepunimi mes dy sistemeve financiare, energjetike, zgjerimi i shkembimeve tregtare, ekspertizat ne fushat e ndryshme ekonomike, turizmi etj., ishin temat e diskutuara mes tyre gjate takimit te djeshem. Ministri Bode, duke i inkurajuar koleget e tij nga Kosova ne rrugen e re qe ka nisur shteti me i ri i Evropes, u shpreh se "jemi te angazhuar qe te krijojme maksimumin e lehtesirave te nevojshme ne raport me qarkullimin e mallrave, shkembimet tregtare dhe lehtesira te tjera". Kreu i Financave shqiptare theksoi se "jemi te vetedijshem per sfidat dhe veshtiresite e medha, me te cilat do te perballen administrata fiskale dhe tatimore e Kosoves, ndaj qeveria shqiptare eshte e gatshme te ofroje ndihme dhe asistence ne kete drejtim". Ndersa, ministri i Ekonomise dhe Financave i Kosoves, Ahmet Shala, tha se, nisur nga pervoja qe ka administrata shqiptare dhe nga suksesi i arritur keto vite nga Ministria e Financave te Shqiperise, kerkoi rritjen e bashkepunimit dhe ndihme konkrete, kryesisht me asistence teknike. "Shqiperia dhe Kosova nuk kane lidhje politike, por lidhje vellazerore dhe te natyrshme, te cilat fatmiresisht garantojne vazhdueshmerine e bashkepunimit", tha ministri Shala.
Eksportet rrisin ekonomine e Kosoves
Gjate vitit 2007, Kosova ka shenuar rritje te matur ekonomike. Ne vecanti, gjate vitit 2007 rritja e Prodhimit te Brendshem Bruto ka arritur ne rreth 2,6%, e shoqeruar me nje rritje te larte te inflacionit prej 4,5%, si pasoje e rritjes se cmimeve boterore te ushqimit. Kontributi me i larte ne rritjen gjate vitit 2007 eshte shenuar nga eksportet, qe rrjedhimisht ka permiresuar bilancin tregtar dhe bilancin e llogarise rrjedhese. Per vitin 2008, rritja ekonomike eshte projektuar te jete 4,9%, e shtyre kryesisht nga rritja e eksporteve.