PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

"Albpetrol", zhdemtim financiar fermereve


E Shtune, 17 Maj 2008

Ndermarrja e naftes "Albpetrol" ne Fier ka vendosur te zhdemtoje fermeret ne zonat e Zharrezit, Patosit dhe Kumanit. Shuma prej 60 milione lekesh te vjetra eshte planifikuar qe te jepet prej kompanise shteterore per fermeret, te cileve u eshte demtuar toka nga reshjet e naftes apo nga hidrokarbure te ndryshme. Ndotja e tokave te tyre eshte kryer gjate procesit te pastrimit te puseve apo gjate punimeve te ndryshme qe jane kryer. Admirim Shehu, qe mban edhe postin e shefit te departamentit te mjedisit ne kete kompani nafte, ka pohuar, per gazeten "KJ", bashkepunimin e ngushte qe po krijohet mes kesaj kompanie dhe komunave ku operohet. Ai ka pohuar faktin se tashme ka ardhur koha qe fermeri te respektohet dhe t'i jepet e drejta per t'u shperblyer ndaj pasojave negative qe u ka kryer kompania e naftes. Nga fermeret eshte kerkuar plotesimi i nje kerkese, e cila dorezohet ne kompanine "Albpetrol" dhe kjo e fundit pas verifikimeve qe kryen ne teren ben edhe kompensimin e demit te shkaktuar prej punonjesve te naftes, qe jane ne vartesi te kesaj kompanie.

Xh. B


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika