PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

"Ne rrembimin e babait tim edhe pese persona te tjere"


E Diele, 18 Maj 2008

Nuk kerkon gje tjeter, vetem drejtesi dhe eshtrat e te atit, qe t'i beje nje ceremoni mortore ashtu edhe sic e meriton, per t'i bere nje varr ne te cilin te coje lule. Ardian Hoxha, djali i biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha, i cili u rrembye me 21 tetor te 1995 nga kater ish-SHIK-as, ka folur per gazeten "KJ" pak caste pas perfundimit te seances.

Cili eshte mendimi juaj per procesin ne momentin qe ka nisur edhe gjyqi per zhdukjen e babait tuaj?

Me ne fund na jane ngjallur shpresat per drejtesine ne Shqiperi. Per tete vite me radhe deri ne vitin 2003, keta te pandehur u shpallen si pjesemarres dhe ne vetem do te ishim endur andej kendej ne te gjitha institucionet. Tani na jane ngjallur shpresat me ndihmen e dashamiresve, medias dhe burrave te mire qe ende jane ne Shqiperi. Shpresojme qe ky proces do te shkoje deri ne fund.

A jeni njohur me hetimet e kryera dhe a keni besim se vertet do te zbardhet ne kete proces gjyqesor ngjarja?

Ne jemi munduar te ndihmojme prokurorine me gjithe ato qe ne posedojme. Nuk eshte padi civile kjo qe ne te merremi personalisht me kete pune. Normalisht qe prokuroria i ka bere hetimet e saja dhe tani presim qe te prezantohen ne seancat e ardhshme.

A keni besim ne hetimet qe jane kryer?

Kemi 100 per qind besim edhe te prokurori i ceshtjes, Xhavat Hana, edhe Kryeprokurorja Ina Rama. Presidenti Bamir Topi, i cili besojme se e mbeshtet kete ceshtje edhe pse asnjehere nuk e ka bere publike kete gje, po presim qe ta beje. Dhe falenderojme gjithe popullin shqiptar dhe ne kete menyre besoj se krimi do te ulet ne nivelet me te uleta.

Mendoni se pervec personave te akuzuar ka persona te tjere te perfshire ne kete ngjarje?

Po, patjeter, ka 5 persona te tjere me ne krye Bashkim Gazideden. Ky eshte niveli me i ulet i pjesemarresve qe jane te ditur per prokurorine dhe me siguri dhe ata do te dalin perpara drejtesise.

Si u rrembye dhe zhduk Remzi Hoxha

Biznesmeni Remzi Hoxha eshte rrembyer me 21 tetor te vitit 1995, ne afersi te punishtes se duralumineve "Albatros", ne rrugen e Frigoriferit, afer stacionit te trenit ne Tirane. Diten e ngjarjes biznesmeni Hoxha ka qene se bashku me Avdyl Loshaj dhe Ziso Kristopulli, te cilet jane marre ne menyre te dhunshme dhe i kane cuar ne nje ndertese ne administrim te SHIK-ut. Sipas hetimeve te prokurorise urdhri mesohet te jete dhene nga drejtues te institucionit, e me pas eshte dhene urdher te lirohen Loshaj dhe Kristopulli, nderkohe qe Hoxha mendohet se u ka mbetur ne duar pas keqtrajtimeve. Sipas hetimeve dyshohet se Hoxha eshte derguar me pas ne bazen e SHIK, ne Vain te Lezhes, ku edhe mund te jete varrosur. Trupi i Hoxhes nuk eshte gjetur edhe sot e kesaj dite nderkohe qe kater jane te pandehurit qe dyshohen per rrembimin me pas torturimin me pasoja te renda, Arben Sefgjini, Ilir Kumbaro, Avni Koldashi si dhe Budjon Mece.






Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika