Semundja e Meces, deshton seanca e pare
E Diele, 18 Maj 2008
Redinalda Caushaj
Prokuroria e Krimeve te Renda kerkon qe nje nga te pandehurit e dosjes per zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha te depozitoje nje vertetim te spitalit se eshte ne gjendje te rende shendetesore. Budion Mece nuk eshte paraqitur dje ne seancen e pare gjyqesore ne Krimet e Renda, duke bere qe pas 20 minutave te shtyhet gjyqi. Te pranishem ne salle kryetatimori Arben Sefgjini dhe ish inspektori i SHIK, Avni Koldashi. Ne mungese zhvillohet procesi ne ngarkim te Ilir Kumbaros, i shpallur ne kerkim nderkombetar. Ka qene ora 12:50 kur drejtori i Tatimeve Arben Sefgjini, nje nga te pandehurit e dosjes eshte paraqitur ne Gjykaten e Krimeve te Renda. Ky i fundit eshte shoqeruar ne masa te rrepta sigurie nga ana e truprojave te gjykates, te cilet e kane futur me shpejtesi ne sallen numer 1. Pa zhurme ne seance ka hyre edhe i pandehuri Avni Koldashi, ndersa te pranishem kane qene edhe familjaret e Remzi Hoxhes, si dhe avokati i familjes, Tom Gashi. Ky i fundit i ka kerkuar trupit gjykues te kryesuar nga gjyqtari Xhelal Elezi, qe t'i lajmeroje per cdo seance ne menyre te tille qe te jene te pranishem. Ndersa dy te pandehurit Sefgjini dhe Koldashi, edhe pse kane qene vete te pranishem, kane kerkuar te mbrohen nga avokatet e tyre respektive, Zef Nikaj e Hasaf Haderaj. Kurse Ardian Hoxha, djali i biznesmenit te zhdukur ne vitin 1995, qendronte gjate gjithe kohes ne kembe, me syte e ngulur ne dy te pandehurit, qe dyshohen si autore te torturimit te te atit te tij. Seanca e pare gjyqesore ne ngarkim te kater te pandehurve deshtoi per shkak te mungeses se te pandehurit Mece, i cili, ndonese perfaqesohej me prokure nga avokati Artan Kodheli, i eshte kerkuar nje vertetim nga Spitali nr. 5, pavijoni neurologjise, ku i pandehuri gjendet i shtruar ne gjendje te rende. Kerkesen e beri prokurori i dosjes, Xhevat Hana, sipas te cilit dy prej te akuzuarve duhet te marrin njoftim e te paraqiten. Ndersa seanca gjyqesore perfundonte, te gjithe familjaret e Remzi Hoxhes kane dale jashte salles. Ardian Hoxha, djali i viktimes, ka dale nga salla e gjyqit vetem pak sekonda pas te pandehurit Sefgjini. Avokati i familjes Hoxha, Tom Gashi, ka bere te ditur se "shpreson qe gjykata nuk do te bjere ne presionet politike". Por, ai shprehu cudine se si i akuzuari kryesor eshte ende drejtor i Pergjithshem i Tatimeve. Nderkohe qe vellai i Remzi Hoxhes, Nexhedini, u shpreh se, "nese do te pengohet edhe kete here drejtesia, atehere ky do te jete nje turp". Seancat gjyqesore ne ngarkim te kater te pandehurve do te zhvillohen cdo te premte ne oren 09:00 te mengjesit.