Puth vajzat dhe vetevaret ne degen e ullirit
E Diele, 18 Maj 2008
Vetevaret me litar ne degen e ullirit, per shkak te skamjes, babai i dy femijeve, ish- punonjes i Ndermarrjes se Mirembajtjes se Rrugeve i nxjerre ne reforme. Fatmir Sula, 39 vjec, me banim ne fshatin Balez e Siperme, te komunes Bradashesh, eshte gjetur i pajete rreth ores 08:00 te mengjesit te djeshem. Ai ka nisur per ne shkolle duke puthur per here te fundit dy vajzat e tij, Lelen, 8 vjece dhe Esmeralden 10 vjece. Me pas i ka kerkuar bashkeshortes, Anifes, qe te ushqeje dhine e vetme ne pyllin aty prane. Pasi eshte siguruar se ishte i vetem ne shtepi, Fatmir Sula ka marre nje litar, duke shkuar ne ullirin prane shtepise dhe pasi ka pergatitur lakun, eshte vetevarur. Bashkeshortja eshte kthyer per te kryer punet e mengjesit ne shtepi. Por gjate rruges ka pare te varur ne degen e ullirit 39-vjecarin. E shokuar nga pamja tronditese, ajo ka vene kujen, duke kerkuar ndihmen e fqinjeve, te cilet kane shkuar dhe prere litarin, por pa mundur ta kthejne ne jete. Menjehere eshte njoftuar dhe policia qe ka mberritur ne vendngjarje per te kryer hetimet e rastit. Me lot ne sy dhe ne nje gjendje krejtesisht deshperuese, Anife Sula, tregon castet e fundit me bashkeshortin e saj. "Kemi ardhur nga Preca e Funarit. Edhe atje jetonim si mos me keq. Babai im, Ganiu, na liroi nje dhome. Kemi tre vjet qe banojme ne kete dhome. Aty ushqehemi, aty fleme aty kalojme kohen e lire. Nuk kemi as radio as televizor. Nuk e dime se cfare ndodh ne kete bote. Luftojme vetem per te siguruar buke. Une me vajzat fle ne krevat, ndersa burri flinte per toke", rrefen ajo. Anifeja thote se i shoqi kishte punuar ne Ndermarrjen e Mirembajtjes se Rrugeve Rurale. "Por, para tre muajsh e hoqen nga puna. Mbetem ne pike te hallit", tregon ajo.
Fshati e punesoi si mirembajtes varrezash
Duke pare gjendjen e familjes Sula, fshati vendosi qe Fatmiri te sherbente ne varreza. "Ka disa kohe atje. Megjithate nuk mund t'ia dilnim me te ardhurat. Prona jone e vetme eshte nje dhi, te cilen e mbajme per bulmet, i cili ka zevendesuar gjellet", thote gruaja e te ndjerit. Nderkohe qe fqinjet Gani Delia dhe Ylli Delia ishin te paret qe i erdhen ne ndihme, por pa mundur te shpetonin dot 39-vjecarin.