 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Vrasja e Gani Kamberit, pyeten kryekomunaret
E Diele, 18 Maj 2008
Artan Cena
Pergjigjja e Mjekesise Ligjore se Gani Kamberi nuk eshte vetevrare, por ekzekutuar pas keqtrajtimit, ve ne levizje Policine e Tiranes. Nje dite me pare burime zyrtare bene te ditur se eshte marre ne pyetje Faik Fejzaj, ish-kryekomunar dhe i permendur nga familja e te ndjerit, Alfred Sulaj, kryetar ne detyre, si dhe persona te tjere, te cilet jane vene ne pranga per abuzime me pronat e kesaj zone. Prokuroria e Tiranes, qe ka rinisur hetimet ne lidhje me vdekjen e 50 vjecarit, do te marre ne pyetje me shume se 20 persona per te zbardhur krimin dhe arrestuar autorin e dyshuar. Mesohet se agjentet kane pyetur ne qeli edhe Xhevahir Hyken, i akuzuar nga bashkeshortja e te ndjerit, Valbona, si njeriu qe e ka rrahur tre here Ganiun para vdekjes. Policia nuk zbuloi deklarimet e te dyshuarve per abuzimet ne dosjen "Kashari 2", por konfirmoi se ata do hetohen edhe per vdekjen e Kamberit.
Zbulimi i provave te reja ka sjelle dhe rihetimet per vdekjen e Gani Kamberit ne Kashar, 13 tetorin e vitit te kaluar. Sipas burimeve te prokurorise, vrasja ka qene e mirorganizuar me qellim qe te shitej si vetevrasje, sic u dyshua ne fillim. Burime nga akuza e kryeqytetit kane bere te ditur dje, se do te marrin ne pyetje rreth 20 persona per zbardhjen vrasjes se deshmitarit dhe denoncuesit te skandalit te pronave ne Kashari. Burime nga grupi hetimor bejne te ditur se behet fjale per ngjarjen e ndodhur tetorin e vitit te kaluar ne komunen e Kasharit, kur Gani Kamberi u gjet i vdekur me nje plumb ne pjesen e prapme te kokes. Mesohet se organi i akuzes ka pergatitur listen me emrat e personave qe do te merren ne pyetje, te cilet mendohet se kane dijeni per ngjarjen.
Ne listen shume-emerore te personave qe kane dijeni ne lidhje me kushte dhe rrethana ku eshte vrare 50-vjecari gjenden edhe emrat e personave, me te cilet viktima mendohet se ka pasur konflikte per ceshtje pronesie. Per shkak te hetimeve nuk behen ende te ditur emrat e te dyshuarve, por konfirmohet se jane ripyetur dy komunare dhe nje punonjes. Behet fjale per ish-kryetarin e komunes Kashar, Faik Fejzo, i cili permendet si njeriu qe i ka zaptuar pronen Kamberit, ashtu sikurse dhe kreu aktual, Alfred Sulaj.
Prokuroria e Tiranes ka ngritur hipotezen se Gani Kamberi eshte vrare, perkunder asaj te pretenduar ne fillim nga policia se behej fjale per vetevrasje. Hetimet ne lidhje me pisten e vrasjes filluan pas pretendimeve te familjareve, te cilet hodhen poshte versionin per nje vetevrasje. Nderkohe eksperte te Mjekesise Ligjore bene te ditur se 50-vjecari eshte vrare me paramendim dhe jane fshehur gjurmet e krimit. Trupi i zhvarrosur i eshte nenshtruar ekspertizes mjekoligjore pas denoncimit te familjareve per dyshimet ne lidhje me vetevrasjen. Kane qene dyshimet e familjareve ne lidhje me rrethanat ne te cilat ka vdekur 50-vjecari kane detyruar prokurorine te nis hetimet dhe te urdheroje zhvarrosjen e trupit te pajete. Nga keqyrja pas zhvarrimit rezultoi se ne koke kishte hematoma te shkaktuara me sende te forta dhe jo nga plumbi, trupi ishte levizur nga vendngjarja reale dhe derguar ne zonen ku dhe u gjet. Po keshtu pozicioni i armes ne dore dhe menyra se si kishte rene trupi pertoke ngriten dyshimet per nje ekzekutim.
Si u ekzekutua njeriu qe denoncoi skandalin
Gani Kamberi eshte gjetur i vdekur me 13 tetor te vitit 2007. Trupi u gjet ne afersi te nje pellgu uji, prane baneses ne fshatin Kashar, prane autostrades Tirane-Durres. Sipas te dhenave, 50-vjecari ishte qelluar me plumb ne krah te majte te kokes, nderkohe qe ne toke eshte gjetur i shtire permbys dhe ne doren e djathte mbante pistoleten, me te cilen dyshohej se ishte bere vetevrasja. Vdekja e 50-vjecarit dhe cilesimi si vetevrasje nga depresioni hodhi dyshime edhe per nje vrasje me pagese. Skandali u thellua me teper pas arrestimeve te zyrtareve dhe protestave te banoreve te Kasharit per zaptimin e pronave. Burime nga policia pohojne se familja Kamberi pretendonte trojet e saj te zhvatura pak kilometra larg qendres se kryeqytetit dhe per kete shkak akuzonte se vrasja e Ganiut, me 13 tetor 2007, ishte bere si pasoje e denoncimit qe ai kishte depozituar ne prokurori.
Zhvarrimi i kufomes pas dyshimeve
Per zhvarrimin e kufomes eshte vendosur pas dyshimeve se 50-vjecari mund te ishte vrare, pasi denoncoi ne organin hetimor abuzime me pronat. Nderkohe mbi ngjarjen ka dale nje liste me 20 persona qe do te merren ne pyetje ne lidhje me krimin e dyshuar. Burime nga prokuroria bejne te ditur se eshte vendosur te kryhet riekspertize per "vetevrasjen" e deklaruar te tre muajve me pare ne fshatin Kashar.
Trojet qe prangosen zyrtaret
Skandali i trojeve dhe dosja e cilesuar si "Kashari", per te cilen u prangosen dy ish- kryekomunare, nje drejtues aktual dhe zyrtare te kadastres e kryepleq, duket se ka rizgjuar organin e akuzes dhe te ngreje dhe dyshimet ne lidhje me vdekjen e 50-vjecarit nga Kashari. Nje tjeret fakt qe shton dyshimet e prokurorise ne nje vrasje te mundshme eshte dhe fakti se 50-vjecari ishte ne listen e deshmitareve ne dosjen "Kashari".
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
|
|
|