PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Hoxhallari kryhen operacionin e pare pas incidentit


E Diele, 18 Maj 2008

Dy jave pas ndodhjes se incidentit, ku nje 17-vjecare humbi jeten pas operacionit te kryer nga Hoxhallari ne bajame, mjeku kirurg ka kryer edhe operacionin e pare. Kete jave qe sapo lame pas ka qene edhe rikthimi ne profesionin e tij, ku ka kryer edhe nderhyrjen tjeter ne bajame, qe ka dale me sukses. "Gjate kesaj jave kam kryer nje tjeter nderhyrje kirurgjikale ne bajame te nje pacient", ka pohuar Hoxhallari. Sipas tij, ne 22 vjet pune ka bere rreth 4500 nderhyrje kirurgjikale ne bajame. Per te pakten 6 vjet ka punuar privatisht ne kliniken e Pogradecit dhe ka mbi nje vit qe eshte pranuar ne qendren me te madhe spitalore ne vend. Por pas gjithe ketij dyshimi per operacionin e Matilda Petritit, a po mendon Hoxhallari te jape doreheqjen? Ne te vertete eshte shume i perkushtuar pas punes se tij dhe profesionit. Te gjithe ata qe e njohin nga afer pohojne se studimet e tij dhe specializimet kane vazhduar edhe gjate viteve te fundit ne universitetet dhe shkollat me me ze te Evropes. Ndersa sot, ai vazhdon te vizitoje paciente ne Spitalin Francez ne Tirane, pavaresisht se eshte nen hetim per vdekjen e 17-vjecares nga Korca. Para deres se mjekut Xhevahir Hoxhallari nuk ka me radhe, gje qe tregon friken e te semureve pas ngjarjes se fundit. Por kjo frike nuk eshte vetem te mjeku Hoxhallari, por edhe te mjeket e tjere te ketij pavijoni, pasi 17-vjecarja ka qendruar per nje kohe te gjate ne spital dhe nje ekip i madh i bluzave te bardha jane kujdesur per te. Mjeket e ketij pavijoni shprehen se te gjithe pacientet, te cilet kerkojne te bejne nje nderhyrje ne bajame, tani kerkojne me shume informacion dhe pergatiten per kryerjen e plote te analizave. Nga ana tjeter edhe vete mjeket jane me te vemendshem dhe u ofrojne pacienteve te gjithe informacionin e mundshem per nje nderhyrje kirurgjikale ne bajame.




Komento artikullin | Shiko komentet (1 komente)
Te Tjera nga rubrika