Mjeket zvarrisin verdiktin e Hoxhallarit
E Diele, 18 Maj 2008
Luljeta Ndoka
Vetem nje prej raporteve, te cilat do te percaktonin nese mjeku Xhevahir Hoxhallari do te vazhdonte profesioni, ka mberritur ne drejtorine e Qendres Spitalore Universitare "Nene Tereza". Megjithese priteshin te ishin pese te tille vetem nje prej tyre ai i respektimi te rregullave administrative, i cili ka perfunduar se punuari nga mjeket dhe nendrejtori i QSUT-se. "Megjithese priteshin pese raporte vetem nje prej tyre ka perfunduar, pikerisht ai i procedurave te shtrimit, kurimit, diteve te qendruara ne spital etj. Kurse kater raportet e tjera pikerisht, ai i Urdhrit te Mjekut, ekspertiza ligjore, etikes profesionale dhe i pavijonit ende nuk kane nje perfundim zyrtar", ka theksuar drejtori i QSUT-se, Mati Pepa. Sipas tij, ky eshte nje situate dhe nje vendim shume i rendesishem dhe kerkon kohen dhe procedurat e duhura.
Zvarritja
Tri prej raporteve te kerkuara nga drejtoria e QSUT-se ende nuk kane filluar te hartohen nga mjeket, ekspertet ligjore dhe personeli i pavijonit te ORL-se. Por, edhe Urdhri i Mjekut ka deklaruar se nuk mund te hetoje dhe punoje ne te njejten kohe kur edhe Prokuroria eshte duke u marre me te njejten ceshtje. "Ne si urdher mjeku ende nuk kemi filluar te merremi me nje raport per rastin e vdekjes se 17-vjecares pas nje operacioni ne bajame. Eshte prokuroria, ajo qe po trajton rastin dhe, sipas rregullave te percaktuara, ne do te fillojme nga puna sapo ky institucion te perfundoje hetimet", eshte shprehur presidenti i Urdhrit te Mjekut te Tiranes, Faik Toska. Sipas tij, Urdhrit te Mjekut per Tiranen e ka te veshtire te hartojne nje raport dhe te dalin ne ndonje perfundim, pasi te gjitha kartelat mjekesore dhe materialet e tjera jane sekuestruar nga prokuroria dhe ata nuk kane se ku t'i bazojne dyshimet e tyre. Gjithashtu, ata ende nuk jane njohur as me raportin e Mjekesise-Ligjore, ndaj ai eshte shprehur se do te merren me kete ceshtje pasi te perfundojne hetimet nga keto dy institucione. Po keshtu edhe nje komision i ngritur ne QSUT per etiken profesionale i eshte kerkuar qe te hetoje mbi mjekun Hoxhallari. "Nje tjeter komision qe eshte ngritur te ne eshte edhe ai i etikes profesionale. Jane pikerisht mjeket Anila Godo, Mustafa Xhani, Mihal Tase, Nestor Thereska, te cilet do te marrin nje vendim, nese jane zbatuar ose jo keto rregulla. Pasi raportet te kene perfunduar se hartuari, atehere une do te marr nje vendim", ka pohuar drejtori i QSUT-se, Mati Pepa. Nderkohe, qe shefja e onko-hemtologjise pediatrike, Anila Godo ka pohuar se nuk eshte thirrur asnje here ne komisionin qe ajo ben pjese. Duket se jane vete mjeket, te cilet po zvarrisin verdiktin per mjekun Hoxhallari, nderkohe qe Drejtoria e QSUT-se kishte kerkuar fakte per shkarkimin ose jo nga puna te Hoxhallarit.
Hetimet
E gjithe kjo procedure hetimi eshte ndermarre ndaj Hoxhallarit, pasi 17-vjecarja Matilda Petriti u operua ne fillim te prillit ne kliniken private te mjekut per heqjen e bajameve. Pas kater ditesh, si eshte kryer nderhyrja kirurgjikale, 17-vjecarja ka pasur hemorragji te madhe dhe eshte shtruar ne spitalin e Korces dhe me pas ne Tirane. Per me shume se dy jave, vajza pati hemorragji, por edhe pas dy operacioneve ne Tirane nuk u arrit frenimi i saj. Me 23 prill, Matilda Petriti vdiq ne spital dhe menjehere pas vdekjes, i ati, Besnik Petriti, akuzoi mjekun Hoxhallari se kishte shkaktuar vdekjen e te bijes.