PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

"Prokuroria nuk ballafaqoi deshmite me te akuzuarit"


E Diele, 18 Maj 2008

Ne konkluzionet e dhena ne vitin 2003, nga avokatet mbrojtes eshte kundershtuar akuza e ngritur per vjedhjen me arme te filialit te VEFA-s, ne Vlore. "Nje forme tjeter e diferencimit te deshmitareve te pyetur nga organi i procedures eshte se ata qe kishin dhene detaje te rendesishme per rrethanat e kryerjes se krimit nuk u ripyeten nga prokuroret, pasi ngriten akuzat kunder klienteve tane, ndonese kjo ishte e domosdoshme per ata qe kishin shpjeguar se i njihnin autoret e krimit", shprehen avokatet. Megjithese kete kategori kerkesa per gjykim nuk e permend si burim prove, sipas mbrojtesve te te dyshuarve, ata jane perfshire ne liste, por pa ua shenuar adresat. Sipas avokateve, "I. M. eshte njeri nga dy deshmitaret qe, menjehere pas vjedhjes me arme te filialit te VEFA-s ne Vlore, ka shpjeguar se njeri nga vjedhesit eshte plagosur gjate shkembimit te zjarrit me rojet dhe shoket e tij e mbarten te plagosur deri tek makina". Prokuroria ne materialet e saj nuk evidenton ne asnje rast faktin se nje prej te dyshuarve eshte plagosur, duke nxjerre blof pretendimet e akuzes ne deshmite e rojes se firmes. "Ne seance deshmitari M. shpjegoi me hollesi skenen e ngjarjes dhe momentin e terheqjes se vjedhesit te plagosur nga shoket e tij, cka e vertetojne si procesverbali i keqyrjes qe ka fiksuar gjakun e rrjedhur dhe drejtimin e levizjes, ashtu edhe vendimi per ekspertimin e gjakut te cilet gjenden ne dosje", thuhet ne konkluzionet e avokateve. Po keshtu ka ndodhur edhe me deshmitare te tjere te procesit, te cilet cilesohen si fiktive apo se jane anashkaluar nga prokuroria. "Deshmitares R. S., nuk i jane paraqitur per njohje te akuzuarit, megjithese e pyetur pas vjedhjes se Bankes se Vlores, ka shpjeguar me hollesi karakteristikat e vjedhesve dhe ka deklaruar se ishte ne gjendje t'i njihte nese i shikonte", pretendojne avokatet e pese te dyshuarve per kete ngjarje. Keto deshmi jane lexuar nga ana e organit te akuzes, por asnjehere nuk eshte perdorur ballafaqimi edhe pse deshmitaret kane qene ne gjendje per te njohur autoret.

Pretendimet per manipulime

Provat sipas avokateve jane te manipuluara krejtesisht per te 18 episodet dhe nuk i referohen fakteve reale, ashtu sikurse edhe per ekspertizat balistike. Shume prej tabelave dhe procesverbaleve paraqesin parregullsi. Por mbrojtja ka vene ne dukje se deshmite e te penduarve pas arrestimit jane mbledhur nen dhune psikologjike dhe fizike.

Zyrat e VEFA-s jane kthyer ne fabrike tullash

Sot ne zonen kur dikur ndodheshin zyrat e firmes piramidale VEFA, dega Vlore, kane mbetur vetem godinat e saj. Aty ku 5 persona te maskuar dhe te armatosur hyne ne muajin janar te vitit 1996 dhe grabiten 145 mije dollare, ka mbetur vetem kujtimi i ngjarjes se hidhur te 12 viteve me pare. Ambientet jane kthyer te gjitha ne nje fabrike te tullave qe zhvillon aktivitetin e saj brenda vendit prej disa vitesh. Punonjesit tregojne se tashme aty gjithcka eshte ndryshe dhe nuk ka mbetur asgje nga zyrat e VEFA-s, nderkohe qe masat e sigurise jane te larta dhe gjithcka vezhgohet nga rojet. Nga pozicioni qe kane pasur ambientet, autoret kane pasur zone te lire veprimi per te kryer grabitjen dhe kane studiuar mire terrenin. Gjendet larg qendres se qytetit dhe nuk ka qene shume e populluar ne kohen kur ka ndodhur ngjarja. Por filiali i VEFA-s nuk gjendej larg atij te "Gjallices", edhe kjo firme e sulmuar nga grabitesit dhe mes tyre ndodhej Banka e Kursimeve, nje tjeter objekt i rene pre e sulmit te armatosur 13 vjet me pare.








Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika