PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Shkollat, femijet te rrezikuar nga aksidentet


E Shtune, 17 Maj 2008

Femijet e shkollave 9-vjecare, sidomos ato qe ndodhen prane rrugeve kryesore, jane te rriskuar nga aksidentet automobilistike. Ne nje studim me te fundit, te kryer nga Instituti i Shendetit Publik, eshte vene re se mbi 6 shkolla ne kryeqytet ka mungese te theksuar te sinjalistikes dhe afersia e ketyre institucioneve me rrugen eshte shume prane. Nderkohe qe ne afersi te ketyre ambienteve mungon sinjalistika specifike rrugore, femijet ne dalje te shkolles perballen direkt me mjetet motorike, per shkak se dyert jane me pamje nga akset me intensitet te larte levizjeje. Mungojne mbikalime apo lehtesira qe eliminojne ne maksimum rreziqet nga aksidentet. Nga te dhenat e ketij institucioni ka rezultuar se 13 per qind e vdekjeve te ndodhura gjate vitit te kaluar te femijet deri ne 14 vjec ka qene per shkak te aksidenteve. "Trafiku ne vendin tone, e sidomos ne Tirane, eshte ne nje stad ende problematik, ku me se shumti rrezikohen jete njerezish e pa dyshim edhe femijet. Nga vezhgimet e bera, verejme se pjesa dermuese e shkollave fillore e nentevjecare ne Tirane jane te ekspozuara ndaj rreziqeve te qarkullimit rrugor. Me te rrezikuarat jane shkollat, "1 Maji", "Vasil Shanto", "Sabaudin Gabrani", "Shkolla e Kuqe", "Ali Demi", "Kongresi i Lushnjes" kane pohuar specialistet e ISHP-se. Ne kuader te "Javes se sigurise rrugore", Ministria e Shendetesise dhe specialiste te ISHP-se kane dhene leksion ne nje prej ketyre shkollave, pikerisht tek ajo "1 Maji", ku femijet jane informuar per rreziqet qe u kanosen. "Rekomandojme qe nepermjet vete programeve mesimore ne shkolla te zgjojme vemendjen te femijet, qe ata vete, me zerin e tyre, te kerkojne permbushjen e standardeve te sigurise prane rrugeve te shkollave e me gjere", kane theksuar specialistet e ISHP-se. Sipas ketyre te fundit, parandalimi permes masave efikase mbetet rruga me e mire per te ulur numrin e aksidenteve.

Te dhenat e bera publike nga Instituti i Shendetit Publik tregojne se rreth 315 vete humbin jeten ne vit ne aksidentet rrugore, ndersa nga viti 1991 dhe ne vazhdim kane ndodhur rreth 10 mije aksidente, me afro 5 mije viktima. Tirana, qe regjistron numrin me te madh te automjeteve ne qarkullim, shenon dhe numrin me te madh te aksidenteve rrugore. Kurse nga te dhenat e institucioneve, te cilet merren me trajtimin e rasteve te te plagosurve, deklarohet se numri i aksidenteve gjate viteve te fundit eshte rritur kater here. Nder shakataret kryesore te aksidenteve jane shpejtesia tej normave te parashikuara ne kodin rrugor dhe pakujdesia e kembesoreve.

Rikonstruktohet kopshti numer 8

Me nje fond te vene ne dispozicion nga bashkia e kryeqytetit eshte bere i mundur edhe rikonstruksioni i kopshtit numer 8. Duke pikturuar se bashku me femijet, por edhe duke u kthyer ne profesionin e tij te vjeter, kryebashkiaku Edi Rama ka uruar femijet, prinderit dhe edukatoret qe kane ndihmuar ne realizimin e ketij rikonstruksioni. Me nje vlere prej 41 milione lekesh nga te ardhurat e Bashkise se Tiranes, shtesa e ambienteve te reja ne harmoni me godinen ekzistuese tashme te rikonstruktuar na paraqet nje kopsht te standardeve bashkekohore. Kapaciteti i ketij kopshti eshte rritur dhe do te funksionoje me 8 grupe femijesh te grupmoshave te ndryshme parashkollore 3-6 vjec.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika