PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

BE: Kriza politike, pengese per reformen ne drejtesi


E Shtune, 17 Maj 2008

Ambasadori i Komisionit Evropian, Helmut Lohan, deklaroi se mbeshtet nje debat gjitheperfshires per reformen ne sistemin e drejtesise. "Te gjithe palet te perfshihen ne debatin per reformen ne sistemin e gjyqesorit. KE ju mbeshtet, ndersa pengese po behet kriza politike", u shpreh ambasadori Lohan. Lohan kete deklarate te forte dhe sinjal ne drejtim te politikes shqiptare e beri teksa ishte i pranishem ne prezantimin e programit 'Euralius 2'. "Marreveshjet politike ne fushen e drejtesise nuk ndihmojne reformat ne kete sektor", ka deklaruar ambasadori i Komisionit Evropian, Helmut Lohan. Per te, "eshte e domosdoshme te miratohen ligje, te cilat fillimisht duhet te kalojne ne nje debat te gjere publik, gjitheperfshires", tha ambasadori i KE, duke i kujtuar se legjislacioni nuk duhet te jete i mire vetem ne leter, por dhe duhet zbatuar. Komisioni Evropian akordoi nje fond prej 4,5 milione eurosh per programin "Euralius 2", Misioni i Asistences Evropiane per Sistemin e Drejtesise ne Shqiperi. Programi do te zgjase 30 muaj dhe fokusohet kryesisht ne fushen e reformes ne drejtesi, gjithashtu sherben dhe si vezhgues ne fushen e administrimit te pronave. Ne prezantimin e ketij programi ishte i pranishem ministri i Drejtesise, Enkeled Alibeaj, si dhe nenkryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise, Kreshnik Spahiu. Gjate fjales se tij Spahiu tha se KLD eshte e vendosur per te reformuar sistemin e drejtesise. Nderkohe qe, ne kete takim ka qene dhe kryetari i Gjykates Kushtetues, Vladimir Kristo, i cili ka kerkuar zbatueshmerine e ligjeve.



Anetaret e Kushtetueses: te zbatohet vendimet e Gjykates

Nje pjese e vendimeve te Gjykates Kushtetuese nuk jane zbatuar ne 10 vitet e fundit. Anetare te kesaj gjykate, eksperte te fushes juridike dhe gjyqtare te shkalleve te ndryshme te gjyqesorit, ne nje tryeze te perbashket, kane kerkuar zbatimin e ketyre vendimeve nga qeveria, KLD-ja dhe Parlamenti, qe jane dhe institucionet qe nuk kane qendruar indiferent ndaj ketyre vendimeve. Vendimet e dhena nga Gjykata Kushtetuese dhe qe s'jane zbatuar eshte vendimi per Prokurorin e Pergjithshem, per pensionet e ushtarakeve, si edhe largimi i disa gjyqtareve ne menyre te padrejte nga KLD-ja disa vite me pare.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika