Biberaj: Mbeshtetja suedeze per Shqiperine, e rendesishme
E Shtune, 17 Maj 2008
Zv. Presidenti i Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes, njekohesisht deputeti i Partise Demokratike, Aleksander Biberaj, zhvilloi dje nje takim me Kryeministrin suedez, Fredrik Reinfeldt. Gjate takimit u diskutua ne lidhje me prioritetet e Presidences suedeze te Keshillit te Evropes, si dhe marredheniet bilaterale ndermjet Shqiperise dhe Suedise. Ne kete takim, duke pasur parasysh faktin qe Suedia do te marre kete vit edhe Presidencen e Bashkimit Evropian, eshte diskutuar edhe per pershpejtimin e integrimit te Shqiperise dhe vendeve te Ballkanit Perendimor ne Bashkimin Evropian. Kryeministri suedez, Reinfeldt, ka konfirmuar mbeshtetjen per kete proces. Lidhur me marredheniet ndermjet Shqiperise dhe Suedise, ne takim eshte riafirmuar niveli i shkelqyer politik i ketyre marredhenieve, ndersa eshte diskutuar nje zgjerim i metejshem i tyre, vecanerisht ne fushen ekonomike. Deputeti i PD-se, Biberaj, ka vene theksin ne faktin qe Shqiperia ka shume nevoje per investime te huaja direkt, ndersa Suedia ka nje nivel te larte te zhvillimit teknologjik. Po keshtu, deputeti Aleksander Biberaj informoi Kryeministrin suedez dhe mbi reformat e ndermarra nga qeveria per krijimin e nje klime te favorshme per thithjen e investimeve te huaja, duke theksuar se Shqiperia tashme eshte nje vend i sigurt ne kete drejtim. Duke u ndalur edhe tek ceshtja e Kosoves, deputeti Biberaj falenderoi Kryeministrin Reinhard per njohjen dhe per mbeshtetjen qe ka dhene Suedia per shtetin me te ri ballkanik. Ky takim erdhi gjate vizites zyrtare dyditore qe zv. Presidenti i Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes, njekohesisht deputeti i Partise Demokratike, Aleksander Biberaj, po zhvillon ne kryeqytetin e Suedise, Stokholm. Suedia eshte vendi ku po zhvillon punimet edhe mbledhja e Komitetit Politik te Keshillit te Evropes, ka marre kete muaj Presidencen e Komitetit te Ministrave te Keshillit te Evropes, qe do te drejtohet nga ministri suedez i Puneve te Jashme, Carl Bildt.
Biberaj, takime ne Suedi
Deputeti Biberaj, i cili ndodhet ne Suedi per nje vizite zyrtare dyditore, pati dy dite me pare edhe nje takim me Kryetarin e Parlamentit te Suedise, Per Vestberg. Gjate takimit, bashkebiseduesit diskutuan per rritjen e bashkepunimit multilateral ndermjet parlamenteve te vendeve anetare te KE-se me Asamblene Parlamentare te KE-se, si dhe rritjen e bashkepunimit bilateral ndermjet vete parlamenteve te vendeve anetare te KE-se.