Kryeministri: Durres-Kukes, deri ne Nish
E Shtune, 17 Maj 2008
Kreu i qeverise deklaroi dje se ndertimi i rruges se shumeperfolur Durres-Kukes ka shtuar ne menyre te ndjeshme edhe interesin e investitoreve te huaj per ndertimin e porteve te reja ne vend. Keshtu, sipas Berishes, projekte te shumta jane paraqitur per ngritjen e porteve ne shume qytete bregdetare ne vend. " Nje interes shume i madh po shfaqet per portet tona. Ju e shikoni se korridori Durres-Prishtine dhe qe ndoshta do te perfundoje me vone ne Nish ka rritur ne menyre te jashtezakonshme rendesine e porteve tona. Ka me dhjetera projekte te paraqitura per porte te reja ne Vlore, Shengjin, Durres, Porto Romano", theksoi Berisha ne forumin ekonomik te Crans Montanes. Sipas tij, investitoret e huaj gjejne ne Shqiperi nje terren te sigurt per te shtuar te ardhurat e tyre. Nderkohe qe ai nuk ka munguar te shprehet se dhe per cdo material qe kalon ne port, pagesa do jete 1 euro.