Berisha: Biznesi, klime te favorshme
E Shtune, 17 Maj 2008
Fatjona Mejdini
Kryeministri Berisha mori pjese diten e djeshme ne Forumin Ekonomik te "Crans Montanas", i cili po zhvillon punimet ne Tirane. Ne fjalen e tij, kreu i qeverise e cilesoi Shqiperine si nje vend me nje ekonomi te re dhe dinamike, e cila ka nje rritje vjetore prej 6%. Per te, pervec burimeve natyrore potenciale, qe disponon Shqiperia ne kete rritje ekonomike, nje rol te vecante kane edhe reformat e qeverise per te mbeshtetur biznesin. Nisur nga kjo, Kryeministri Berisha deklaroi se qeveria ishte e vendosur per mos te nderhyre ne punet e biznesit dhe madje per ta mbeshtetur ate me nisma lehtesuese. Po dje, ne forumin e Crans Montanes, Kryeministri theksoi se Shqiperia ishte e vendosur per te ndertuar nje central berthamor, ne kushtet e nevojes per prodhim te energjise elektrike.
Kreu i qeverise, Berisha, deklaroi se nje nga elementet kryesore, per te cilat vendi yne ishte vleresuar, ishte edhe ai i mosnderhyrjes ne punet e biznesit. Duke iu referuar edhe vleresimeve te Komisionit Evropian ne raportin vjetor per Shqiperine, Berisha theksoi se ne kete raport qeveria shqiptare vleresohet per dy gjera esenciale, qe jane respektimi i plote i te drejtave te njeriut dhe mosnderhyrja ne tregun e lire. Ne kete kuader, sipas kreut te ekzekutivit, disa nga reformat dhe nismat me kryesore qe ka ndermarre qeveria shqiptare per permiresimin e klimes se biznesit ka qene ulja e taksave dhe reduktimin e procedurave me qellim shnderrimin e Shqiperise ne nje nga vendet me terheqese per investimet e huaja. Sipas Berishes, ekonomia shqiptare paraqitet e re, dinamike dhe entuziaste me nje rritje vjetore 6%, rritje te eksporteve me 28 per qind dhe te investimeve te huaja me 87% ne vitin 2007, krahasuar me vitin paraardhes. "Shqiperia eshte nje vend i vogel me nje potencial te jashtezakonshem ne turizem, me 400 km brigje te pa eksploruara dhe me te bukurat ne zonen e Mesdheut. Shqiperia ka pasuri te medha hidrike", deklaroi Berisha, duke permendur edhe pasurite nentokesore qe ndodhen ne vendin tone. Sipas tij, lajme te mira ka edhe per rezervat e naftes ne vendin tone.
Kryeministri Berisha deklaroi dje se Shqiperia eshte e vendosur per ngritjen e nje centrali berthamor per sigurimin e energjise elektrike. Keshtu, Berisha theksoi se qeveria po pergatiste edhe kuadrin e duhur ligjor per ndertimin e ketij centrali. "Ne jemi te hapur edhe per centralet berthamore dhe po shikojme dhe duam te bashkepunojme me Agjencine Nderkombetare te Energjise Atomike me qender ne Vjene, po pergatisim kuadrin ligjor", deklaroi Berisha, duke perseritur edhe idene e shprehur pak muaj me pare. Nga ana tjeter, kreu i qeverise deklaroi se me perfundimin e kuadrit ligjor, Shqiperia do te bashkepunonte edhe me fqinjet e saj per ta bere me te qendrueshem kete burim energjie. "Ne do te fillojme negociatat me Maqedonine, Kosoven, Malin e Zi ne perpjekje per te hartuar nje projekt te perbashket, sepse mendojme se ky duhet te jete burimi me i qendrueshem i energjise", theksoi Berisha ne lidhje me sigurimin e energjise nepermjet rruges berthamore.